Panorama (Albania)

Feronikeli tregon limite, i jep lamtumirën Ligës së Europës

-

Kampionia e Kosovës, Feronikeli, i ka dhënë mbrëmë lamtumirën aventurës europiane, pas humbjes në shtëpi ndaj Slovan Bratislavë­s. Feronikeli u mund me rezultatin 2- 0 në stadiumin "Fadil Vokrri" në kuadër të Ligës së Evropës, përballë Slovan Bratislavë­s. Të besuarit e trajnerit Zekeria Ramadani besonin shumë te goli që kishin shënuar para një jave në Bratislavë, me shpresën për të arritur kualifikim­in historik. Takimi nis më mirë për vendësit dhe Yll Hoxha rrezikoi i pari portë, por goditja e tij e fuqishme u prit nga portieri mik. Goli i buzëqeshi miqve nga Sllovakia, që në minutën e 19- të realizuan me De Markon, i cili i gjendur në një pozicion të volitshëm në zonë, me kokë e dërgon topin në rrjetë. Rastin më të mirë për Feronikeli­n e pati Kastriot Rexha, por gjuajtja e tij nuk e gjeti rrjetën. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1- 0 për sllovakët. Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të parën. Sllovakët shënuan në minutën e 54- t me Holman, që me një gjuajte të fuqishme në zonë tundi për herë të dytë rrjetën e portës së mbrojtur nga Smakiqi. Përpos zëvendësim­e, Feronikeli nuk mundi të bëjë më shumë në pjesën e dytë, duke e mbyllur takimin me rezultat 20. Rezultati i përgjithsh­ëm i këtyre dy sfidave shkoi në 4- 1 për miqtë. Feronikeli e mbylli ndeshjen me 10 vetë, ku në minutën e 88- të Zeka mori edhe kartonin e dytë të verdhë, ndonëse lojtari hyri në fushë si zëvendësue­s në minutën e 60- të. Në këtë tur të dytë të Ligës së Europës Feronikeli tregoi limitet e tij, por aventura europiane konsideroh­et pozitive për kampionët e Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania