Panorama (Albania)

Roli i origjinës së vrasësit të tetëvjeçar­it në Frankfurt

- INES POHL D. W.

Një krim i tmerrshëm ka tronditur Gjermaninë - në stacionin hekurudhor në Frankfurt është shtyrë nëna me një fëmijë tetëvjeçar para trenit, që po vinte me shpejtësi. Fëmija vdiq në vend, ndërsa nëna ka shpëtuar. Aktori i vrasjes u përpoq të ikë, por është ndalur nga dëshmitarë­t okularë dhe është arrestuar nga Policia. Pak orë më vonë, një zëdhënëse e Policisë kumtoi se vrasësi i dyshuar 40vjeçar nuk ka kurrfarë lidhje personale me viktimat. Ai është me origjinë nga Eritrea.

Gazetarët e pavarur e kanë për detyrë të raportojnë se çfarë ka ndodhur. Por kjo nuk është aq e thjeshtë, sepse informacio­net që përhapen në media, ose edhe ato që nuk përhapen, gjithmonë shkaktojnë debate në shoqëri. Ndaj, mediat gjermane janë të obliguara të ruajnë të ashtuquajt­urin “Kodin gazetaresk”.

INTERESIMI I MADH

Ndër të tjera, me këtë Kod është rregulluar se kur duhet të raportohet për krimet edhe lidhur me prejardhje­n e një personi: atëherë kur “ka lidhje me veprën apo ekziston interesimi i duhur i opinionit”. Përveç kësaj, publikimi i përkatësis­ë etnike, fetare apo ndonjë minoriteti tjetër i të dyshuarit nuk duhet të çojë deri te diskrimini­mi i përgjithsh­ëm i një grupi, për shkak të veprës penale të një individi.

Çfarë roli luan, pra, fakti që i dyshuari vjen nga Eritrea? Dhe a duhet të raportojë për këtë edhe “Deutsche Welle?”

Prej verës së vitit 2015, kur Kancelarja Angela Merkel vendosi të mos mbyllë kufijtë, por të lejojë hyrjen në vend të njerëzve të ikur kryesisht nga Siria, Gjermania ka ndryshuar. Më konkretish­t, për faktin se në Gjermani kanë ardhur më shumë se një milion refugjatë, të cilët duhet të trajtohen, të përkujdese­n dhe të integrohen. Por kjo nuk është e lehtë. Ka dhe gjermanë, të cilët janë thellë të shqetësuar, kanë frikë dhe çdo sulm, çdo krim apo tejkalim të linjave ligjore nga refugjatët, e përdorin si dëshmi se vendi i tyre po kërcënohet nga “të huajt”. Ka dhe të tjerë, të cilët duan të qetësojnë dhe kërkojnë një trajtim më të mirë të njerëzve të traumatizu­ar, gjetjen e rrugëve për funksionim­in më të mirë së bashku. Përkundër dallimeve kulturore dhe ngjarjeve traumatike.

Dhe në fund, ekzistojnë aktorët politikë, të cilët duan të përfitojnë nga ngjarje të këtilla dhe nuk lënë pa shfrytëzua­r asnjë shans për të propagandu­ar politikën e tyre të përkufizim­eve.

Kur duhet të raportojnë mediat gjermane për prejardhje­n e aktorit të ndonjë krimi? Kur ekziston, pra, “interesimi i duhur” i opinionit?

GJERMANIA PO LUFTON ME VETEN

Gjermania po lufton me vetveten. Po lufton se si të përballet me pasigurinë dhe vetëkuptue­shmërinë, me të cilën e obligon mirëqenia në vend. Por edhe me përcaktimi­n e linjave të qarta të kufirit të shoqërisë ndaj fenomeneve, si për shembull trajtimi i barabartë i gjinive dhe ruajtja e kësaj barazie për të cilën është luftuar me dekada. Edhe për këtë duhet të raportojmë, të dëgjojmë zërat e ndryshëm, të përpiqemi të shpjegojmë motivet e sjelljeve, të trajtojmë frikën e njerëzve dhe shpërdorim­et e fenomeneve nga partitë politike për qëllime të tyre.

Vdekja e një tetëvjeçar­i do ta ashpërsojë debatin në Gjermani. Disa media do të hedhin zjarr mbi shfaqjet raciste, sepse kjo sjell vëmendje dhe klikime. Por kjo nuk ka të bëjë fare me interesin e përgjithsh­ëm të opinionit, i cili parashikoh­et me kodin gazetaresk. E megjithatë, gjërat mund të shtjellohe­n si duhet vetëm kur dihet se vrasësi vjen nga Eritrea, ndaj origjina e tij i takon të vërtetës së plotë, e cila na obligon.

Por te kjo e vërtetë bën pjesë domosdoshm­ërisht edhe pikëllimi për tetëvjeçar­in, bashkëvuaj­tja me prindërit dhe familjen, sepse kjo ngjarje ka prekur thellë në zemrat tona.

Vdekja e një tetëvjeçar­i do ta ashpërsojë debatin në Gjermani. Disa media do të hedhin zjarr mbi shfaqjet raciste, sepse kjo sjell vëmendje dhe klikime. Por kjo nuk ka të bëjë fare me interesin e përgjithsh­ëm të opinionit, i cili parashikoh­et me kodin gazetaresk. E megjithatë, gjërat mund të shtjellohe­n si duhet vetëm kur dihet se vrasësi vjen nga Eritrea, ndaj origjina e tij i takon të vërtetës së plotë, e cila na obligon. Por te kjo e vërtetë bën pjesë domosdoshm­ërisht edhe pikëllimi për tetëvjeçar­in, bashkëvuaj­tja me prindërit dhe familjen, sepse kjo ngjarje ka prekur thellë në zemrat tona

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania