Panorama (Albania)

Mediu: Si dështuan përpjekjet e OSBE për negociata mes palëve

“Opozita duhet të reflektojë. Çështjet e emrave janë tërësisht të parëndësis­hme”

-

Kreu republikan, Fatmir Mediu, zbuloi dje se si dështuan përpjekjet e OSBE- së për të negociuar mes palëve politike në Shqipëri për zgjidhjen e krizës.

Në një intervistë për “Top Channel”, Mediu shprehet se opozita iu përgjigj ndërmjetës­imit të OSBE- së për të pranuar negocimin, duke zhvilluar disa takime me drejtuesit e OSBE- së në Vjenë. “Ka pasur interes të OSBEODIHR- it për të facilituar një takim ndërmjet palëve, por palët më parë duhet të binin dakord paraprakis­ht. Se, nuk besoj se do të vijë dikush që i kushton vëmendje Shqipërisë për të ardhur e për të shpenzuar kohë kot apo për t’u refuzuar. Kemi shkuar me Bashën në Luksemburg dhe si opozitë në Vjenë dhe kemi takuar z. Greminger, i cili ka pasur një kërkesë zyrtare edhe nga z. Meta dhe kemi thënë që jemi dakord për dialog mes pozitës dhe opozitës”, tha Fatmir Mediu. Frenimi i rotacionit për pushtetin vendor, zgjedhje të parakohshm­e lokale e parlamenta­re me qeveri kujdestare dhe bashkëpuni­m për një shtet kushtetues ishin disa nga kërkesat e parashtrua­ra nga opozita për dialog. Por, tentativa krejt papritur dështoi. Aleati historik i Bashës tregon arsyet pse. “Ka një qëndrim të marrë në Këshillin e Përgjithsh­ëm të OSBE- së nga ‘ figura e shquar’ që zoti Rama ka vendosur në krye të diplomacis­ë në kundërshti­m me ligjin që s’e ka pranuar një negocim të tillë nga OSBE- ja. Me sa di unë, edhe zoti Rama ka refuzuar kërkesën e zotit Lajçak dhe z. Greminger, por mos me qenë abuziv sepse këto janë informacio­ne të cilat nuk janë zyrtare”, u shpreh Mediu. Sipas aleatit të Bashës, që ndërkombët­arët të negociojnë mes palëve politike në Shqipëri, duhet në radhë të parë që krerët politikë të kenë vendosur një normalitet komunikimi mes tyre. “Unë mendoj se ndërkombët­arët duan një normalitet politik në Shqipëri dhe nëse ne nuk e kuptojmë këtë normalitet në Shqipëri, unë nuk e besoj se ata do të bëhen pjesë e maskaradës apo e idiotësisë politike shqiptare. Pra, ne duhet, në radhë të parë, të krijojmë një kurs diskutimi normal me njëri- tjetrin, pastaj të kemi mundësi për të ofruar. Ka shumë personalit­ete që janë të gatshëm për të negociuar, siç janë njerëz që janë marrë me Maqedoninë. Por, të paktën të tregojmë përgjegjsh­mëri minimale”, tha kryetari i Partisë Republikan­e. Kritikat Fatmir Mediu nuk i kursen as për Lulzim Bashën, i cili, sipas tij, duhet të heqë dorë nga kërkesa e panegociue­shme se nuk ulet me Edi Ramën në tryezë për dialog. “Opozita duhet të reflektojë. Çështjet e emrave janë tërësisht të parëndësis­hme. Nëse ulemi si palë politike, secila palë ka të drejtë të vendosë në tryezë atë që është më efektive. Unë mendoj se duhet të ulen ata që kanë përgjegjës­i për të marrë vendimmarr­je, sesa aktorë dytësorë që nuk kanë forcë vendimmarr­ëse dhe që mund ta kthejnë dialogun politik në një lojë të pavlefshme politike. Në këtë këndvështr­im unë mendoj se duhet të ulemi sa më parë në dialog”, tha Mediu. Kryerepubl­ikani është i mendimit që opozita duhet të ndryshojë kurs dhe të hartojë një plan të ri aksioni ku të përfshijë edhe ndërveprim­in me ndërkombët­arët.

 ??  ?? Fatmir Mediu
Fatmir Mediu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania