Panorama (Albania)

Debutim ideal në Austri, Balaj “vret” për 3 pikë

Mjaftojnë pesë minuta, shqiptari shënon qetësisht brenda zonës

-

Bekim Balaj e nis mbarë. Sulmuesi shkodran ka dashur vetëm pesë minuta në dispozicio­n për të treguar në Austri se nuk duhet të pendohen aspak për zgjedhjen që kanë bërë.

Ndeshja e dytë në kampionat për Shturm Gracin dhe Balaj bën debutimin fantastik. Sulmuesi kuqezi ka treguar aftësitë e tij që në fillimin e ndeshjes, teksa nuk ka gabuar në një situatë të rrëmujshme brenda zonës kundërshta­re.

GOLI

Ndeshja nis në sulm për skuadrën e shqiptarit dhe Balaj përgjigjet me një gjuajtje "vrastare". Aksion nga e majta, krosimi drejt shtyllës së dytë, por teksa portieri nis daljen nga porta, sulmuesi i Kombëtares merr një pasim nga një prej shokëve të tij të ekipit dhe gjuan topazi, pa e ndalur sferën dhe duke shmangur reagimin e njërit prej mbrojtësve që kishte përballë. Shkodrani shënon pas vetëm 300 sekondave në fushë në kampionati­n austriak. Gol në start dhe një "ulërimë" në fushën e lojës, për të shfryrë mungesën e golit dhe për të nisur furishëm aventurën e tij të re në Austri. Bomberi i Kombëtares ka qenë i rrezikshëm edhe gjatë minutave në vijim të ndeshjes, teksa ka tentuar që të shënojë edhe në të tjera momente, por pa ia arritur qëllimit. Sulmuesi i Kombëtares ka qëndruar në fushën e lojës deri në minutën e 63- të, moment në të cilin trajneri britanik, El Maestro, ka vendosur që ta zëvendësoj­ë me Pink. Gjashtë minuta më vonë, skuadra e sulmuesit kuqezi ka mbetur me dhjetë vetë, pasi Huspek është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë. Pavarësish­t nga kjo, Shturm Grac ka ruajtur avantazhin e dhënë nga Bekim Balaj dhe ka hipotekuar tri pikët e radhës në kampionat.

KARRIERA

Për shkodranin, ky është kampionati i shtatë jashtë vendit. Pas Turqisë, Çekisë, Polonisë, Kroacisë dhe kampionati­t rus, Bundesliga austriake bëhet etapa e re e karrierës së tij. 28- vjeçari përfundoi kontratën me Akhmat Groznin pas 3 sezonesh dhe në përfundim nuk u arrit akordi mes palëve për të rinovuar sërish. Dje, para ndeshjes është mundësuar aktivizimi i tij me ekipin e ri dhe shkodrani ka shpërblyer besimin e dhënë me një gol me vlerën e 3 pikëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania