Panorama (Albania)

LISTAT E PLOTA Të përndjekur­it, afatet për 1680 dosje të reja

Për ish- të përndjekur­it që janë me vendime të pas 2009, ndarja e këstit të tretë do nisë në muajin tetor. Drejtori i Thesarit sqaron procedurat dhe dokumentet. Si do vijojnë pagesat për kategorinë parësore dhe emrat e dosjeve të trashëgimt­arëve

- ADA HAZIZOLLI

Për ish- të përndjekur­it që janë me vendime të pas 2009- ës, ndarja e këstit të tretë të dëmshpërbl­imit do të nisë në muajin tetor, duke u lënë 3 muaj kohë familjarëv­e të tyre që të bëjnë plotësimet e nevojshme, siç edhe ligji e përcakton.

Sipas drejtorit të Përgjithsh­ëm të Thesarit në Ministrinë e Financave, Lavdrim Sahitaj, janë 1680 dosje të shqyrtuara rishtazi, me rreth 4500 trashëgimt­arë përfitues. "Më 26.6.2019, nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërbl­imeve është publikuar lista e dytë në radhë për kryerjen e pagesës së këstit të tretë takues të dëmshpërbl­imit financiar. Lista përbëhet nga një total prej 1680 dosjesh e përkthyer kjo në 4500 subjektesh përfituese që janë në radhë për këtë këst. Këto subjekte, qofshin të radhës së parë apo të dytë të nivelit të përfitimit, duhet të depozitojn­ë dokumentac­ionin e kërkuar sipas shqyrtimit juridik në mënyrë specifike për secilën prej dosjeve. Ky dokumentac­ion ligjor i domosdoshë­m për pagesë është reflektuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me një afat depozitimi të përcaktuar prej 3 muajsh nga data e publikimit ( 26.6.2019)", pohon Sahitaj. Dokumentet që duhet të dorëzohen deri në fund të muajit shtator janë: certifikat­ë trungu, certifikat­ë vdekjeje e ish- të dënuarit, numër llogarie, dokument identiteti dhe dëshmi trashëgimi­e. Sipas ligjit të ndryshuar një vit më parë, kur një trashëgimt­ar i radhës së parë i ish- të dënuarit politik, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërbl­imin, trashëgimt­arët e radhës së dytë ( fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë të gjitha dokumentet e sipërpërme­ndura. Ndërsa në rastet kur një trashëgimt­ar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërbl­im, në bazë të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 "Për dëmshpërbl­imin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist", i ndryshuar, nuk vazhdon më tej, pra ndërpritet.

PAGESAT "Paralelish­t me pagesat për trashëgimt­arët, - shton Sahitaj, - po vijohet edhe me ndarjen e këstit të 11- të për kategorinë parësore". Po ndërsa po shkohet drejt fundit të këtij procesi, ende nuk mund të flitet për ndryshime ligjore mbi mënyrën se si do të vijojnë pagesat, duke qenë se ligji aktual parashikon që 70 për qind e fondit vjetor të shkojë për të dënuarit që jetojnë. "Drejtoria e Pagesave të Dëmshpërbl­imeve do të vijojë me pagesat edhe për kategorinë parësore, për pjesën e mbetur të subjekteve përfituese në mënyrë paralele në varësi të depozitimi­t të dokumentac­ionit nga ana tyre. Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpuni­m me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale hartoi dhe miratoi në muajin shtator të vitit të kaluar ( 2018) të gjitha ndryshimet e ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, i ndryshuar, dhe aktet e tij nënligjore, të cilat ishin relevante për fazën e pagesës në të cilën ndodhet kjo drejtori, për procesimin për pagesë të të dyja kategorive të ligjit në fuqi", pohon drejtori i Përgjithsh­ëm i Thesarit pa dhënë më shumë detaje mbi atë që pritet të ndodhë kur të përmbyllet procesi për kategorinë e të dënuarve që jetojnë. Pra, nëse do të ketë apo jo një rend përparësie edhe për trashëgimt­arët apo pagesat do të vijojnë të bëhen duke ndjekur rendin kronologji­k.

 ??  ?? Ish- të përndjekur­it në zyrat e Ministrisë së Financave
Ish- të përndjekur­it në zyrat e Ministrisë së Financave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania