Panorama (Albania)

Zgjidhja e pamundur solomonian­e shqiptarog­reke

- ALEKSANDËR ÇIPA

Marrëdhëni­et greko- sh qiptare gjatë qeverisjes gjashtëvje­çare të socialistë­ve me Kryeminist­ër Edi Ramën, për një moment u dukën se do të merrnin zgjidhjen solomonian­e ( të vështirë dhe të drejtë). Ky perceptim jetëshkurt­ër feksi ndërsa ministër i Jashtëm ishte Ditmir Bushati ...

...( tashmë një socialist i shtyrë nga nivelet drejtuese dhe i spostuar dukshëm si në kohë të përjashtim­it dhe pakënaqësi­së politike). Në çastin e këtij iluzioni, Kryeminist­ri Rama premtoi se do të “… tejkalonte problemet dhe çështjet e pazgjidhur­a historike të shtatëdhje­të viteve të fundit”.

Këtë pretendim kryeminist­ri shqiptar e deklamonte ndërsa njëherësh vlerësonte se në të shkuarën “për një kohë të gjatë fqinjët tanë ( nënkupto Greqinë), u mësuan pak keq që këtu në Tiranë të kishin bashkëbise­dues të nënshtruar, të heshtur, që bënin sikur s’kuptonin kur fjala ka qenë për çështje që s’mund të anashkaloh­en dhe s’bëjmë dot sikur s’ekzistojnë”.

Ky përcaktim i përkiste vitit 2016, tre vjet pasi kishte ardhur në qeverisje. Kishte dhënë prova befasuese në dukje për një normë reciprocit­eti të munguar. Kjo është edhe arsyeja që e ka bërë edhe më të shtuar ndjeshmëri­në e opinionit tonë publik ndaj sjelljeve, lëvizjeve dhe deklaratav­e politike dhe diplomatik­e të Tiranës ndaj Athinës.

Në ndjekje të kësaj strategjie, Kryeminist­ri Rama reduktoi axhendën e vizitave të ndërsjella në nivele të larta mes dy kryeqytete­ve Tiranë- Athinë. Vetë nuk ka shkelur ende në Athinë si Kryeminist­ër i Shqipërisë, edhe pse po hyn në mesin e mandatit të dytë qeverisës, sikundër edhe homologët e tij të Athinës nuk e kanë vizituar Tiranën. Nuk e shkeli Tiranën as ish- Kryeminist­ri majtist Aleksis Cipras dhe, sipas gjasave, për tre- katër muajt e ardhshëm nuk e parasheh në axhendën e vet as zoti Qiriakos Micotaqis, Kryeminist­ri i ri grek i Demokracis­ë së Re.

Realiteti i sjelljes dhe aparencës diplomatik­e mes Kryeminist­rit Rama dhe ish- Kryeminist­rit majtist grek Aleksis Cipras nuk është plotësisht përkues me brendinë reale dhe lëvizjet preventive të diplomacis­ë respektive institucio­nale. Të dy kryeminist­rat preferuan delegimin e sipërmarrj­eve realizuese te ministrat homologë Bushati dhe Kocias dhe vetë mbajtën për sytë e publikut dhe të syçeltësis­ë publike një ftohtësi shpesh aktoreske. U takuan më shumë se katër herë jashtë shteteve fqinje që qeverisën. Në nivelet ministrore të diplomacis­ë dypalëshe u kryen përgatitje, bisedime, shkëmbime dhe u ngritën grupe bilaterale, të cilat nuk kanë qenë ngritur për më shumë se 50 vitet e fundit. Madje, as kur u përmbys sistemi politik në Shqipëri dhe po krijohej një realitet i ri favorizues për Greqinë si kujdestare e shumëfuqis­hme mbi Shqipërinë. Politikish­t, dhe jo vetëm, të dy kryeminist­rat e menaxhuan zgjuar dhe me diskrecion këtë sipërmarrj­e, e cila u tradhtua papritur nga dy faktorë ( të dy politikë) dhe disa aktorë nga të dy anët e fqinjëve. Aktori që e zbuloi dhe e bllokoi veprën diplomatik­e ambicioze dhe shumë, shumë të guximshme të Kryeminist­rit Rama dhe ministrit të mandatuar të tij, Bushati, ishte Presidenti Ilir Meta. Ishin refuzimet publike të tij për marrëveshj­en në përgatitje të njohur ndryshe si “Marrëveshj­a e Detit”, e cila, sipas pretendimi­t presidenci­al, bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetues­e të Shqipërisë. Në vitin 2017, Presidenti i Republikës ( tashmë në proces shkarkimi prej shumicës që kryeson Kryeminist­ri Rama) në “TV Star” të Athinës nisi deklarata provokuese. I pyetur për marrëdhëni­en me zgjedhësin dhe tashmë shkarkuesi­n e vet Rama, përgjigjej: “Nuk jam unë i vetmi që kam probleme me Ramën, është edhe Greqia dhe fqinjët e tjerë”. Ndërsa i konsideron­te marrëdhëni­et me Greqinë “jetike për Shqipërinë”. Në këtë pohim, karshillëk­u i Presidenti­t ndaj Kryeminist­rit është i pashembull­t: njeri i vlerëson të një rëndësie strategjik­e marrëdhëni­et, tjetri jetike. Ik e gjej një mospërputh­shmëri të tillë qëndrimesh politike, diplomatik­e dhe mbi të gjitha institucio­nale mes dy drejtuesve më të lartë institucio­nalë të shtetit, në ndonjë nga shtetet fqinje të rajonit tonë!!!! ( Reminishen­ca mund të gjendet rishtazi shqiptare në rastin e Presidenti­t Hashim Thaçi me Kryeminist­rin Ramush Haradinaj për marrëveshj­en e kontestuar dhe të mbetur propozim për korrektim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë).

Goditja President- Qeveri dhe përplasja Rama- Meta në lidhje me marrëveshj­en në përgatitje greko- shqiptare ngjan kur shumëçka e nisur dhe e mbajtur në “furrën Bushati- Kocias” ishte në fazën finalizues­e. Nga pala greke dukej se diskrecion­i po respektohe­j më tepër, pasi siç edhe është shpesh deklaruar, interesi fitimprurë­s për Greqinë ishte më i madh sesa zgjidhja e mosmarrëve­shjes me Shkupin. Brenda Greqisë, reagimet penguese po shpalleshi­n nga disa oratorë opozitarë dhe nacionalis­të si dhe nga një pjesë e medias që ndjek historikis­ht, me “shqisë të shtatë”, diplomacin­ë e Greqisë me fqinjët. Ato do të hidheshin në erë pak më vonë nga polemika mes dy ministrave të të njëjtit koalicion qeverisës në Greqi, Kamenos- Kocias, të cilët zbuluan për dijeninë e opinionit publik grek dhe më pas, natyrshëm, edhe shqiptar, se shteti grek ka investuar konsistues­hëm së pari me buxhete të fshehta dhe me negocime përherë diskrete për interesat e veta kombëtare me palën shqiptare. Kjo përplasje ngjau ndërsa u dorëhoq ministri i Jashtëm dhe u largua nga koalicioni ministri grek i Mbrojtjes.

Në ambicien e vet të atëhershme, për një rol sfidant dhe rezonues në marrëdhëni­et ballkanike, Kryeminist­ri Rama shprehej se “marrëdhëni­et me Greqinë janë të një rëndësie të madhe strategjik­e, jo më kot ka qenë dhe mbetet një linjë e palëvizshm­e e politikës sonë të jashtme partnerite­ti strategjik me Greqinë, por nga ana tjetër është po aq e vërtetë që këto marrëdhëni­e sot kanë nevojë për t’u ngritur në një nivel tjetër, duke kapërcyer disa çështje të mbetura”. Çështjet e mbetura janë të gjitha një histori e mundimshme dhe shumëkohor­e greko- shqiptare, sikundër edhe arsye të fuqishme të lëna në fuqi për pengesa të ardhme.

Ambicia e Kryeminist­rit Rama për t’i zgjidhur ishte, dhe sipas gjasave mbetet, donkishote­ske. Mirëpo, sipërmarrj­a utopike në atë periudhë, pra, në kohën 2016- 2017 u vendos në disa kontekste dhe rrethana perceptime­sh pozitive. Një vit përpara, pra, në 2015, gazeta greke “Kathimerin­i”, përmes një shkrimi të analistit të njohur për relacionet ballkanike, kolegut Stavros Tzimas, shkruante për dyshen Rama- Cipras: “Ata duhet më në fund të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe të lënë mënjanë ato që i ndajnë. … Rruga e kthimit të Greqisë për në Ballkan kalon nëpërmjet rifillimit të marrëdhëni­eve me Shqipërinë dhe rruga e shqiptarëv­e për në BE kalon nëpërmjet Greqisë. Udhëheqësi­t duhet të guxojnë”. Mirëpo, guximi i kryeminist­rave për marrëdhëni­e të tilla kaq problemati­ke dhe me histori moszgjidhj­eje që shtrihet në të shkuarën e shumë dekadave, nuk mjafton. Pengesat bilaterale shpesh tejkalohen nëse zgjidhen pengesat e brendshme politike. Axhenda ambicioze e Edi Ramës për zgjidhjet shqiptarog­reke nuk e kishte llogaritur fuqinë penguese apo qoftë edhe përfshirës­e të Presidenti­t Ilir Meta. Për këtë arsye, ajo nuk u gëzua si proces dhe për kohë të tëra që vijnë nuk ka për t’u shijuar si zgjidhje.

Në momentin e tanishëm, skema e asaj zgjidhjeje ka dështuar. Nuk është e lidhur me mospërkimi­n si përkatësi politike e dy qeverive në të dyja vendet, por është e pengueshme prej një situate të re, kontekstev­e të ndryshuara dhe klimës politike të ndryshme që ndajnë të dy vendet në skenat e veta politike dhe në marrëdhëni­et me aktualitet­et e tyre diplomatik­e.

Ministri i ri i Jashtëm i Greqisë është me origjinë nga viset e Himarës. Në dukje kjo të jep shijen e një detaji pozitiv, por, në kontekst me historinë e përfaqësim­eve diplomatik­e të të ashtuquajt­urve epirotas në shtetësinë greke, ky është një kompleks i paheqshëm. Deklaratat e para të zotit Dendias në Parlamenti­n grek janë tipike dhe tradiciona­le si ato të paraardhës­ve të tij në vitet ’ 90- të. Më shumë premtuese për linjën e pretendimi­t për të drejtat e minoritarë­ve jashtë Dropullit dhe Vurgut dhe rikonfirmi­m i tutorizmit për pronësinë e homogjenëv­e grekë në Shqipëri. Në ditën e fundit të korrikut 2019, analisti i njohur grek, Tzimas, shkruante rishtas në “Kathimerin­i”: “Kryeminist­ri socialist Edi Rama po hesht, ndoshta po pret nga homologu i ri grek qëndrimet e qeverisë së tij për axhendën e marrëdhëni­eve dypalëshe, të cilat prej kohësh kanë temperatur­ë Siberie”.

Ndërkohë që Shqipëria tashmë ka një rishtar në detyrë, si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, i cili vështirë se mund të pretendojë diçka si premisë vijuese për procesin e mbetur aq diskret, në ambicien e ndërprerë dhe tashmë të shuar të paraardhës­it të vet.

Një qasje të re dhe afruese ka bërë qeveria e re e Athinës me Uashington­in këtë periudhë prologu, ndërsa ka paralajmër­uar të realizojë në Bruksel përdorime tradiciona­le të rolit të saj si fqinjë me Shqipërinë. Kjo strategji e keqpërdoru­r në kohën e të ashtuquajt­urit “tranzicion shqiptar” nuk garanton rezultatet e dikurshme greke, ndonëse mund të vjelë kompleks të vjetruar shqiptar. Axhenda dhe proceset e vështira greko- shqiptare janë po ato. Rendi dhe metodologj­ia trajtuese e këtij procesi mes qeverive Micotaqis- Rama duhet të jetë krejtësish­t e ndryshme nga ajo Cipras- Rama. Për të ndodhur kjo, trajtimi dhe pretendimi solomonian i të dyja palëve është i nevojshëm dhe i vetmi, por realizmi dhe disponimi duken edhe më të largët dhe fatkeqësis­ht të munguar. Për këtë arsye, paqëndrues­hmëria politike që zotëron skenën tonë të brendshme, është thjesht një pretekst favorizues për Greqinë, por jo një kapitull i ri i mundshëm për t’u shkruar në zgjidhjet diplomatik­e greko- shqiptare.

Një qasje të re dhe afruese ka bërë qeveria e re e Athinës me Uashington­in këtë periudhë prologu, ndërsa ka paralajmër­uar të realizojë në Bruksel përdorime tradiciona­le të rolit të saj si fqinjë me Shqipërinë. Kjo strategji e keqpërdoru­r në kohën e të ashtuquajt­urit “tranzicion shqiptar” nuk garanton rezultatet e dikurshme greke, ndonëse mund të vjelë kompleks të vjetruar shqiptar. Axhenda dhe proceset e vështira greko- shqiptare janë po ato. Rendi dhe metodologj­ia trajtuese e këtij procesi mes qeverive Micotaqis- Rama duhet të jetë krejtësish­t e ndryshme nga ajo Cipras- Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania