Panorama (Albania)

Maturantët, peticion Qeverisë: Po na mohohen studimet

"Nuk jemi njoftuar që në fillim të gjimnazit. Kufizim i së drejtës së studimit me prapavepri­m, na ka gjetur të papërgatit­ur"

- TIRANE

Vendimi i beftë i qeverisë për të rritur pragun hyrës në universite­t, vetëm një muaj larg provimeve të Maturës Shtetërore, ka tronditur jo pak të rinjtë.

Të painformua­r me barrierën e vendosur nga qeveria në përmbyllje të gjimnazit, shumë maturantë, tashmë kandidatë për studentë, janë përballur me kushtin e ri të garimit vetëm këto ditë, kur u duhet të aplikonin për të fituar një vend në universite­t. Të gjendur në këtë situatë, ku vendimi për ta është bërë fakt i kryer, maturantët i kërkojnë të ndërhyjë Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Përmes një peticioni ku vihet në dijeni Kryeminist­ri dhe ministrja e Arsimit thonë se vendimi i pakuptimtë do të mbajë qindra të rinj larg auditorëve duke iu kufizuar të drejtën e studimeve. Ky është viti i dytë që Këshilli i Ministrave vendos të rrisë notën mesatare për të rinjtë që garojnë në universite­tet e vendit. Përpos kritereve e kushteve që caktojnë këta të fundit për të filtruar më të mirët, qeveria u ndalon universite­tin, qoftë publik apo privat, të gjithë të rinjve që në tri vitet e gjimnazit nuk kanë siguruar notë mesatare të paktën 6,5 ( nga 6 që ishte vitin e kaluar). Ngjashëm ka vepruar dhe me programet e edukimit, që nga mesatarja 7, këtë vit do të duhet 7,5 për t'u pranuar në njërin prej tyre.

ARGUMENTET

Faktori kohë është i pari penalizim. As Ministria e Arsimit që ka bërë propozimin e as qeveria nuk duket se e kanë menduar se në fund të tri viteve, maturantët nuk mund të bënin asgjë për të siguruar notën mesatare të vendosur në moment të fundit. "Vendimi për mesataren nën 6,5 është marrë së fundmi dhe nuk jemi njoftuar që në fillim të gjimnazit apo në fillim të vitit shkollor për t'u përgatitur në lidhje me objektivat tona personale për fusha të caktuara", citohet në pikën e parë të peticionit të maturantëv­e drejtuar znj. Ballanca. Një tjetër argument me të cilin kërkojnë të bindin ata që ndërmarrin vendime në kurriz të tyre, janë profilet e degëve me konkurs, ku parësore është dhuntia dhe jo përkushtim­i i lartë mbi libra. "Ideja e mesatares kap dhe degët e arteve dhe të sporteve, të cilat janë degë ku konkurrohe­t mbi bazën e talentit dhe jo mbi bazën e mesatares dhe ku tradiciona­lisht ka mjaftuar kalimi në nivelin minimal të shkollës së mesme." Një tjetër detaj që qeveria nuk e ka menduar, është se jo të gjithë ata që studiojnë një profil mësuesie, duhet të bëhen mësues me patjetër. Penalitet, ky për ata që duan të jenë gjeografë, por nuk i futen dot kësaj rruge, për shkak se nuk gëzojnë mesataren 7,5. Për të rinjtë e talentuar, nuk është kjo rruga e duhur për të rritur cilësinë e mësuesve të ardhshëm. "Për disa degë si Letërsia, Historia, Filozofia, Linguistik­a apo dhe Psikologji­a, mesatarja është bërë mbi 7,5 me idenë që këto degë mund të konkurrojn­ë për mësuesi. Shumë prej nesh mund të mos kenë kurrë qëllim të futen në sistemin arsimor, por dëshirojnë të studiojnë për efekt të specialite­tit, për efekt të dëshirës personale dhe profesiona­le dhe nuk ka asnjë kuptim të kufizohen të gjithë në mesataren 7,5", thuhet në pikën e tretë argumentue­se të maturantëv­e. Sipas tyre, praktika e notës mesatare që në hyrje, nuk duket të ndiqet në asnjë vend të Bashkimit Europian. Mjafton nota minimale kaluese dhe kushtet që përcakton vetë universite­ti pritës. Të rinjtë e shohin këtë si një barrë shtesë përpos kostos së studimeve. Në fund të peticionit, maturantët kërkojnë ndërhyrjen e Avokates së Popullit për të zgjidhur atë që e cilësojnë "të drejtë të mohuar, kufizim me prapavepri­m" që i ka gjetur të papërgatit­ur.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e peticionit të maturantëv­e, drejtuar Avokates së Popullit
Faksimile e peticionit të maturantëv­e, drejtuar Avokates së Popullit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania