Panorama (Albania)

S’ka kandidatë, KED vendos për garën në Kushtetues­e

Meta kritikon vonesën në ndryshime e problemati­kat e shumta

- BLEONA METUSHI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi këtë të hënë ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e”.

Ligjet u miratuan disa muaj më parë në Kuvend, ndërsa me dekretimin e Presidenti­t tashmë janë të detyrueshm­e për t’u respektuar dhe i hapin rrugë krijimit dhe funksionim­it të institucio­neve të reja, siç është edhe Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë. Duke iu referuar njoftimit, Presidenti Meta shkruan se ligjit të miratuar në vitin 2016 i janë bërë më shumë se 14 ndërhyrje për përmirësim­in e tij, gjë që tregon se “ka pasur probleme antikushte­tutshmërie, për të cilat ka folur Gjykata Kushtetues­e, gjithashtu ka pasur edhe mangësi të tjera të karakterit të teknikës legjislati­ve, shprehje të pasakta, gabime në referime etj., që nëse do të ishte gjykuar në mënyrë të thelluar dhe jo të nxituar nga ekspertët vendës dhe ndërkombët­arë në momentin e hartimit të ligjit nr. 96/ 2016 dhe miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk do të ekzistonin”. Duke kritikuar edhe vonesën në ndryshime, Presidenti kërkon nga organet e reja, të ngritura tashmë, Këshilli Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokuroris­ë, “që sistemi gjyqësor dhe ai i Prokuroris­ë të funksionoj­në në mënyrën e duhur”. Ndërkohë, një tjetër ligj i dekretuar nga Meta është edhe ai “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj u krijon mundësi qytetarëve që të dërgojnë në Kuvend propozime të ligjeve për miratim. Ky ligj ka për qëllim të rregullojë procedurën e detajuar mbi ndërmarrje­n e nismave ligjvënëse popullore nga 20 mijë shtetas me të drejtë vote, duke filluar nga momenti i regjistrim­it të nismës, deri në paraqitjen e tyre në Kuvend.

 ??  ?? NJE NGA MBLEDHJET E KED- SE
NJE NGA MBLEDHJET E KED- SE
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania