Panorama (Albania)

“13 tetori”, LSI, PR e PAA dorëzojnë kërkesën për zgjedhje

LSI, PR e PAA kërkojnë të bëhen zgjedhje. PD: Anëtarët e PS në KQZ do të mbajnë përgjegjës­i penale

- ERVIN KOÇI

Ditën e djeshme skadoi edhe afati për regjistrim­in e subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Dekretin e Presidenti­t Meta, i cili caktoi datën 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur zyrtarisht tre parti, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikan­e dhe Partia Agrare Ambientali­ste.

QËNDRIMET LSI depozitoi e para kërkesën për regjistrim­in në Zgjedhje pranë KQZ- së. Sekretari i përgjithsh­ëm i LSI- së, Endrit Braimllari, kërkoi nga KQZ- ja vijimin e procedurav­e për organizimi­n e Zgjedhjeve. “Kemi dërguar sot kërkesën për regjistrim të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Zgjedhjet e 13 tetorit, tanimë me dekret të Presidenti­t të Republikës. Kjo vjen pas kërkesës së bërë KQZ- së nga disa parti opozitare, që të fillojë me procedurat megjithëse kamikazë të katër përfaqësue­sve të KQZ- së vendosën që të mos merrnin pjesë në mbledhje. Zgjedhjet janë më 13 tetor, ka një dekret të Presidenti­t të Republikës dhe zgjedhjet janë të detyrueshm­e për të gjithë. Kush nga kamikazët e rilindjes në KQZ nuk respekton dekretin e Presidenti­t, nuk respekton Kushtetutë­n dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë, do të mbajë përgjegjës­itë e veta penale. Me sa duket këto i kanë marrë parasysh të bëhen kamikaz të Edi Ramës dhe të rilindjes dhe t’i mbajnë vetë përgjegjës­itë që do të kenë në të ardhmen”, theksoi Braimllari. Partia Demokratik­e nga ana e saj e njeh dekretin e Presidenti­t Meta për zhvillimin e Zgjedhjeve lokale në 13 tetor, por nuk është regjistrua­r në KQZ. Sekretari i Përgjithsh­ëm i LSI- së iu përgjigj pyetjes së një përçarjeje të mundshme në frontin opozitar duke theksuar se: “Unë kam ardhur në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të regjistrua­r kërkesën për regjistrim të LSI- së. Ajo ç’ka është e rëndësishm­e është që data 13 tetor është ditë zgjedhjesh e ligjshme në vend për zgjedhjet për pushtetin lokal dhe është e respektues­hme nga të gjithë”. Partia Demokratik­e nga ana e saj doli dje në një deklaratë zyrtare ku theksoi se 13 tetori është data e ligjshme për Zgjedhjet lokale dhe se: “Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutë­n rikonfirmo­n se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucio­n tjetër. PD- ja paralajmër­on shërbëtorë­t dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjës­i penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutë­n dhe ligjet e vendit”.

 ??  ??
 ??  ?? KQZ- JA ME PUSHIME, RIKTHEHET NË SHTATOR Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë zyrtarisht pushimet vjetore. Kodi i Punës përcakton se leja vjetore është 28 ditë kalendarik­e, thënë ndryshe, ky institucio­n i rikthehet punës në muajin shtator. Ndonëse kryetari i KQZ- së, Klement Zguri, ka treguar gatishmëri­në për të marrë në shqyrtim kërkesat e partive opozitare, katër anëtarët e tjerë kanë refuzuar të paraqiten me argumentin se kanë marrë pushimet vjetore.
KQZ- JA ME PUSHIME, RIKTHEHET NË SHTATOR Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë zyrtarisht pushimet vjetore. Kodi i Punës përcakton se leja vjetore është 28 ditë kalendarik­e, thënë ndryshe, ky institucio­n i rikthehet punës në muajin shtator. Ndonëse kryetari i KQZ- së, Klement Zguri, ka treguar gatishmëri­në për të marrë në shqyrtim kërkesat e partive opozitare, katër anëtarët e tjerë kanë refuzuar të paraqiten me argumentin se kanë marrë pushimet vjetore.
 ??  ?? Agron Duka
Agron Duka
 ??  ?? Endrit Braimllari
Endrit Braimllari
 ??  ?? Fatmir Mediu
Fatmir Mediu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania