Panorama (Albania)

Plumbat në Vlorë, vdes pronari i lokalit pas sherrit për xhiron me kalë

Arben Beqiraj ndërroi jetë në spital disa orë pas ngjarjes. Policia shpall në kërkim katër persona të dyshuar për krimin

- VLORE

Biznesmeni vdes në spital, Policia shpall në kërkim 34vjeçarin dhe tre bashkëpunë­torët e tij. Eduart Xhezo, një emër i njohur për Policinë e Vlorës, është autori kryesor i vrasjes së Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit dhe kushëririt të tij.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë, në një kohë kur bregu i detit ishte ende plot me pushues. 34- vjeçari Xhezo, pas një konflikti që kishte pasur me biznesmeni­n dhe të birin e tij, është kthyer për t’u hakmarrë duke qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku. 49- vjeçari, nga breshëria, mori të paktën gjashtë plumba, ku një prej tyre që mori në pjesën e gjoksit rezultoi fatale për jetën e tij. Pavarësish­t se u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjika­le, babai i tre fëmijëve ndërroi jetë disa orë më pas. Ndërkohë, i biri, Ergest Beqiraj, 18 vjeç, dhe kushëriri, Nesim Hodaj, 50 vjeç, kanë marrë plagë në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

KONFLIKTI Autori kryesor i ngjarjes, Eduart Xhezo, ka pasur një konflikt me Arben Beqirajn disa orë para ngjarjes. Shkak është bërë kalimi i tij me kalë para biznesit të tij. 49- vjeçari dhe i biri i kanë kërkuar Xhezos që të mos kalojë para lokalit, pasi shqetësont­e plazhistët. Kjo ka sjellë një konflikt fizik të djalit të pronarit të lokalit me personin që po kalëronte. Më pas, Eduart Xhezo, disa orë më pas, ka shkuar për t’u sqaruar, por konflikti është përshkallë­zuar më tej, duke çuar në shkrehjen e armës. Mësohet se Xhezo, në momentin që ka qëlluar me kallashnik­ov në drejtim të Beqirajt, ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë. Ata janë identifiku­ar si Ariel Kingji, 18 vjeç, Çelik Lena, 20 vjeç, dhe G. Lena, të cilët janë shpallur në kërkim bashkë me 34- vjeçarin Xhezo. Sipas hetuesve, në momentin e të shtënave, Xhezo ka shkuar në lokal bashkë me një prej tre bashkëpunë­torëve të tij, ndërsa dy të tjerët kanë qëndruar në distancë. Pas sulmit me armë, katër të dyshuarit janë larguar me një automjet në drejtim të Pyllit të Sodës duke i shpëtuar arrestimit nga forcat e Policisë, pavarësish­t se në kërkim të tyre u vunë efektivë të Komisariat­it të Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit. Për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, janë shoqëruar rreth 20 persona, të cilët mund të kenë dijeni mbi atë që ka ndodhur.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi i ngjarjes
Vendi i ngjarjes
 ??  ?? Viktima Arben Beqiraj
Viktima Arben Beqiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania