Panorama (Albania)

“30 qershori i paligjshëm”, Meta paralajmër­on dështim të negociatav­e me BE- në

Presidenti, kritika edhe për opozitën: Entuziazëm mbresëlënë­s, po të ishin regjistrua­r, 30 qershori s’do ishte zhdekretua­r

- ERVIN KOÇI

Edhe pse ka marrë pushimet vjetore, Presidenti Meta e nisi ditën e djeshme me një koment mbi krizën politike në vend. Ai ndodhet në Prevallë me familjen, por, me sa duket, vëmendjen e ka në Shqipëri.

Ditën e djeshme, ai publikoi në faqen personale në “Facebook” një koment mbi situatën politike dhe mbi zgjedhjet e 30 qershorit, proces të cilin e konsideron të jashtëligj­shëm dhe të njëanshëm. “Fitoret e thella që gë

zojnë liderët dhe pasojat e rënda që penalizojn­ë Shqipërinë dhe shqiptarët. E kam fjalën për fitoren ‘ e vërtetë’ të maxhorancë­s aktuale, që në zgjedhjet e saj të njëanshme dhe të paligjshme, shpalli fitoren në 100% të bashkive të Shqipërisë, si edhe të këshillave bashkiakë”, u shpreh Meta.

Presidenti Meta nuk kurseu as kritikat për opozitën. Në komentin e tij të publikuar në “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se entuziazmi i liderëve të opozitës se kanë mbështetje­n e 85% të shqiptarëv­e mund të ishte reflektuar edhe në 30 qershor nëse ato do të regjistroh­eshin dhe rrjedhimis­ht nuk do të kishte një dekretin për anulimin e kësaj date. Ai theksoi se opozita po të kishte mbështetje­n e 1/ 4 të 85% të shqiptarëv­e, do të gëzonte shumicën dërrmuese të njësive vendore. “Por edhe entuziazmi i liderëve të opozitës se ata fituan 85% është mbresëlënë­s, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistrua­r në kohë para shfuqizimi­t të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve, do t’i mjaftonte të kishte për vete jo më shumë se 1/ 4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucio­nale në shumicën dërrmuese të njësive vendore”, theksoi Presidenti. KRITIKA PËR OPOZITËN

NEGOCIATA ME BE

Marrja e pushtetit nga ana e Partisë Socialiste, sipas kreut të shtetit, është një “Jo” nga ana e Bashkimit Europian për hapjen e negociatav­e. Sipas tij, marrja e pushtetit vendor në mënyrë të njëanshme dhe pa garë do të prodhojë një vendim negativ në 18 tetor, kur të bëhet edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. “‘ Fitore’ të tilla penalizojn­ë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatav­e në mënyrë të sigurt, por lënë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor”.

PUSHTETI VENDOR

Presidenti thekson se qeverisja e organeve të pushtetit vendor vetëm nga Partia Socialiste shënon edhe asgjësimin e llogaridhë­nies përpara qytetarëve, njësoj si ai qendror. Në komentin e tij, Meta ripërsërit qëndrimin se qeveria është pakicë që nuk njeh rrotacioni­n, e cila do të administro­jë tanimë të gjitha bashkitë e vendit. “Ndërkohë, asgjësimi i llogaridhë­nies së pushtetit vendor ( pas atij qendror), i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rrotacion dhe të përzgjedhu­rve të saj për të administru­ar çdo pushtet, pasuri dhe pronë publike, në mënyrë arrogante dhe të pakontroll­uar”, theksoi Presidenti Meta, duke shtuar se viktimat e të gjithë kësaj krize janë vetëm qytetarët shqiptarë. “Viktimat e këtyre ‘ fitoreve’ janë të gjithë qytetarët shqiptarë pa dallime partiake. Për integrimin as bëhet fjalë, por mbetet vetëm të shpresojmë të mos na ndëshkojnë në institucio­net aktuale, që merren me mbrojtjen e autonomisë vendore, demokracis­ë vendore dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh kreu i shtetit.

Por edhe entuziazmi i liderëve të opozitës se ata fituan 85% është mbresëlënë­s, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistrua­r në kohë para shfuqizimi­t të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve, do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/ 4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucio­nale në shumicën dërrmuese të njësive vendore

 ??  ?? NGA MBLEDHJET E KQZ
NGA MBLEDHJET E KQZ
 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania