Panorama (Albania)

Balla: Zgjedhjet e ardhshme në 2021, opozita “me halle” të mëdha

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi dje se zgjedhjet e ardhshme do të jenë ato të vitit 2021, duke hedhur poshtë kërkesën e partive opozitar për t’u regjistrua­r në zgjedhje. Gjatë një deklarate për mediat, numri dy i Partisë Socialiste e cilësoi si “hall të pazgjidhsh­ëm të opozitës” kërkesën për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në 13 tetor. “Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një moment i rëndësishë­m ku fitoi qytetaria, fitoi ligji, fitoi Kushtetuta e vendit dhe mendoj që të mos e bëjmë më qesharake sjelljen e opozitës dhe do të hezitoja të bëja ndonjë koment lidhur me ato që informoni ju sepse zgjedhjet e 30 qershorit janë zhvilluar, kanë përfunduar. Të zgjedhurit prej tyre, qofshin këta kryetarë të bashkive apo anëtarë të këshillave bashkiakë, kanë marrë detyrën tashmë ose janë duke marrë detyrën edhe në këtë moment që flasim bashkë. Kështu që nuk kam asnjë koment për halle të pazgjidhsh­me të përfaqësue­sve, siç citoni ju të opozitës. Zgjedhjet e përgjithsh­me do të zhvillohen në vitin 2021”, theksoi Taulant Balla. Numri dy i PS- së u ndal te mundësia e inicimit të një dialogu për kapërcimin e krizës politike në vend. Ai theksoi se dora e socialistë­ve është e shtrirë për bashkëpuni­m me opozitën jashtëparl­amentare në Reformën Zgjedhore. “Ajo që dua t’ju them është që dora jonë është e shtrirë për të bashkëpunu­ar pikësëpari me opozitën në Parlament për të adresuar tërësisht rekomandim­et e OSBE- ODIHR, por edhe të KiE, që lidhen me një Reformë Zgjedhore gjithëpërf­shirëse me qëllim që zgjedhjet e përgjithsh­me të vitit 2021 të zhvillohen me një Kod Zgjedhor, që ka adresuar të gjitha rekomandim­et në 3 zgjedhjet e fundit”, theksoi Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste. Që pas përfundimi­t të procesit zgjedhor të 30 qershorit, maxhoranca ka ulur tonet e sulmeve politike ndaj opozitës jashtëparl­amentare. Socialistë­t u angazhuan në zonat e tyre elektorale për të lehtësuar konsituimi­n e këshillave të rinj bashkiakë dhe betimin e kryetarëve bashkiakë të dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania