Panorama (Albania)

Rama sjell qëndrimin e Asqeriut: Boll se u teprua, dua një të ri

- Kryeminist­ri Rama

Kryeminist­ri Rama, në mbështetje të prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një teatri të ri, ka sjellë dhe qëndrimin e aktorit të njohur, Bujar Asqeriu, i cili që në fillim të këtij debati është shprehur për një teatër të ri dhe ku të dëgjohet zëri i aktorëve dhe i arkitektëv­e e jo i politikanë­ve. “Aktori i famshëm Bujar Asqeriu i përket një brezi të ndërmjetëm, mes mjeshtrave që themeluan Teatrin Kombëtar gjatë epokës komuniste dhe të rinjve, që erdhën në skenë kur regjimit komunist i erdhi fundi. Ai krijoi një galeri të pasur rolesh, në ekran dhe në skenë, duke fituar zemrat e respektin e publikut. Në këtë çështjen, ‘ prishet nuk prishet’ rrënoja e teatrit, Bujari ishte zëdhënës i fuqishëm i protestës fillestare; kur i tërë komuniteti u mblodh bashkë, për të garantuar vijën e kuqe të mosprekjes së territorit të Teatrit Kombëtar për ndërtime të tjera”, shkruan Rama në llogarinë e tij në “Facebook”. Kreu i qeverisë shprehet se aktori i njohur mbështet prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar në vend të tij një teatër të ri dhe modern. “Qyshse kjo çështje u sqarua qartë e prerë me qeverinë e me bashkinë, që s’kanë pasur kurrë ndërmend të përdorin truallin e Teatrit për tjetër gjë, përveçse për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Bujar Asqeriu, njësoj si shumica dërrmuese e komuniteti­t teatror, mbështet pa rezervë shembjen e të vjetrit e ndërtimin e të riut”, shkruan Rama duke e shoqëruar me një deklaratë të Asqeriut për çështjen e Teatrit. “Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem, sepse është sëmundje. Nga ajo godinë ku vdiqën shokët e mi, më duket se jam sëmurur edhe unë. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri- tjetrit, por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëv­e. Boll se u teprua!”, është shprehur aktori i njohur sipas Kryeminist­rit Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania