Panorama (Albania)

Dramaturgi­a austriake mbështet kauzën e Teatrit

-

Çështja e Teatrit ka ngjallur sensibiliz­imin e institucio­neve dhe artistëve të huaj. Kësaj here mbështetje­n ndaj kauzës e ka dhënë përmes një letre të hapur dramaturgi­a austriake, Jennifer Weiss, e cila ndër të tjera i bën thirrje qeverisë shqiptare që të reflektojë lidhur me këtë çështje demokratik­e.

DEKLARATA E PLOTË E DRAMATURGE­S: “Unë, Jennifer Weiss, dramaturge në Teatrin Shtetëror të Gracit ( Austri), shpall me vullnet të plotë solidarite­tin me artistët dhe qytetarët që janë ngritur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Qëndroj në krah të atyre njerëzve që mbrojnë këtë monument të rëndësishë­m kulturor dhe historik, dhe luftojnë për ruajtjen e lirisë së artit. I kujtoj qeverisë së Shqipërisë se shembja e Teatrit Kombëtar është e barabartë me shkatërrim­in e pazëvendës­ueshëm të një institucio­ni kulturor demokratik, që qëndron në themel të shoqërisë, e që ka një vlerë të jashtëzako­nshme si për popullin shqiptar, ashtu edhe për atë europian. Ruajtja e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe mbështetja për artin dhe kulturën kombëtare nuk ka rëndësi thjesht dhe vetëm për një vend dhe një komb. Shpresoj se klasa politike në Shqipëri do ta marrë parasysh këtë kërkesë demokratik­e dhe do të mbajë qëndrim në lidhje me të. Lajmi i rrezikut që i kanoset Teatrit Kombëtar të Shqipërisë brenda pak ditësh është përhapur në mbarë Europën. Ky lajm do të mbetet në qendër të vëmendjes dhe do të sjellë një shqetësim akoma më të madh, deri në çastin kur siguria e ndërtesës të jetë e garantuar plotësisht.”

 ??  ?? Faksimile e deklaratës së dramaturge­s austriake
Faksimile e deklaratës së dramaturge­s austriake

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania