Panorama (Albania)

Mungesa e kandidatëv­e, KED vendos sot për garën në ILD dhe Gjykatën Kushtetues­e

Inspektora­ti është institucio­ni që do të kontrolloj­ë punën e organeve të sistemit dhe duhet të ishte ngritur 2 vite më parë

- BLEONA METUSHI

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë një vendim për garën që do të çojë në ngritjen e Inspektora­tit të Lartë të Drejtësisë ( ILD) dhe Gjykatës Kushtetues­e.

ILD është një nga organet më të rëndësishm­e të sistemit të drejtësisë, i cili, duke iu referuar parashikim­eve ligjore, duhet të ishte ngritur që në vitin 2017 dhe ka si funksion kontrollin e sistemit, përfshi edhe punën e KLGJ- së dhe KLP- së. Por, vonesa për ngritjen e ILD- së mund të zgjasë edhe më shumë, kjo për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëv­e. Minimumi duhet të jenë 5 të tillë, ndërsa procedura e verifikimi­t e çoi numrin e personave të konsiderua­r të përshtatsh­ëm në 4 kandidatë. Gjatë mbledhjes së sotme, KED do të shqyrtojë edhe kandidatur­ën e ishkryeins­pektores së KLD, Marsida Xhaferrlla­rit, e cila, edhe po u konfirmua, sërish nuk e zgjidh ngërçin e mungesës së kandidatëv­e. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ( KED), në datën 6.8.2019, ora 9: 30, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite: Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimi­t të kandidates Marsida Xhaferrlla­ri. Diskutim dhe vendimmarr­je lidhur me gjendjen që rezulton nga procedura e verifikimi­t të kandidatur­ave dhe numri i kandidatëv­e të lejuar”, njoftoi dje KED. ÇFARË ËSHTË ILD Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë qëndron në krye të organeve të sistemit të drejtësisë, për sa kohë do të jetë kontrollor i punës së tyre. Detyrat dhe kompetenca­t e ILD- së përfshijnë: verifikimi­n e ankesave të personave fizikë ose juridikë ndaj gjyqtarëve, prokurorëv­e, anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Gjithashtu, Inspektora­ti nis hetimin administra­tiv me nismë rreth shkeljeve të pretenduar­a disiplinor­e të gjyqtarëve, prokurorëv­e, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Bën inspektime të gjykatave dhe të zyrave të Prokuroris­ë për të kontrollua­r mënyrën e organizimi­t dhe të funksionim­it të tyre.

 ??  ?? Ardian Dvorani, kreu i KED- së
Ardian Dvorani, kreu i KED- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania