Panorama (Albania)

Cilët janë 3 të përzgjedhu­rit për kontrollin e sistemit të drejtësisë

-

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nga 13 kandidatë që shprehën interesin për të qenë pjesë e ILD- së, ka konfirmuar deri më tani 3, kandidatja Marsida Xhaferrlla­ri do të marrë një përgjigje sot. Kështu, një nga kandidatët për anëtar i ILD- së është gjyqtari Artur Malaj, gjyqtar i Gjykatës Administra­tive. Mes disa dyshimeve për pasurinë, Malaj arriti të kalonte kontrollin e trefishtë të KPK- së në gusht të vitit që lamë pas, ndërsa vendimi është ankimuar nga Komisioner­i Publik, i cili kërkon shkarkimin e tij. Kandidati tjetër që aspiron ILD- në është Artur Metani. Në tetor të 2018- ës, Metani u emërua avokat i Përgjithsh­ëm i Shtetit me urdhër të Kryeminist­rit, ndërsa ka një karrierë të gjatë në administra­të. Më herët ka qenë këshilltar ligjor në kabinetin e Presidenti­t të Republikës, të Presidenti­t Meidani, Presidenti­t Moisiu dhe Presidenti­t Topi. Ndërsa nga viti 2013, është emëruar drejtor i Njësisë së Legjislaci­onit, Monitorimi­t të Programeve dhe Kontrollit të Brendshëm në Kryeminist­ri. Edhe drejtuesja e Inspektora­tit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferrlla­ri, ka kandiduar, por situata e saj mbetet e paqartë, për sa kohë KPK doli me një vendim pa vendim për të, pasi kreu një hetim 14- mujor. KED do të shprehet në mbledhjen e sotme nëse konfirmon ose jo kandidatur­ën e saj. Kandidate e konfirmuar nga KED për të vazhduar garën për në ILD është edhe avokatja Eris Hysi. Të përjashtua­r nga gara gjatë fazës së parë janë Altin Hazizaj, aktivist i shoqërisë civile dhe themelues i CRCA; Elira Kokona, sekretare e Përgjithsh­me, Ministria e Drejtësisë; Ferdinand Caka, avokat; Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithsh­ëm i Kuvendit të Shqipërisë; Genci Ismaili, avokat; Klodian Rado, ekspert i EURALIUS; Lefteri Lleshi, ish- kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Mimoza Qinami, avokate dhe Suzana Frashëri.

 ??  ?? Inspektorj­a e Lartë e Drejtësisë, Marsida Xhaferllar­i
Inspektorj­a e Lartë e Drejtësisë, Marsida Xhaferllar­i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania