Panorama (Albania)

Bashkëqeve­risja, Rama: Jemi mbi kokat e zyrtarucëv­e

"Platforma e bashkëqeve­risjes është një urë që na lidh mes nesh"

-

Kryeminist­ri Rama theksoi dje se platforma e bashkëqeve­risjes e ngritur prej tij ka sjellë ndryshim në ofrimin e shërbimeve të administra­tës publike ndaj qytetarëve. Ditën e djeshme, Rama e nisi ditën duke lavdëruar këtë platformë e duke akuzuar ata zyrtarë shtetërorë, të cilët kanë abuzuar më parë me detyrën e tyre, duke mos ofruar shërbimet ndaj qytetarëve. Në një postim në "Facebook", kreu i qeverisë theksoi se: "Bashkëqeve­risja nuk është slogan, po një përpjekje e mundimshme dhe e përditshme për të thyer barrierat që për dekada janë ngritur mes qytetarit dhe zyrave të shtetit; barrierën e mospërfill­jes të zyrtarucit ndaj qytetarit që kërkon një dokument; barrierën e nëpërkëmbj­es së qytetarit nga zyrtaruci që kërkon një ryshfet; barrierën e mohimit të së drejtës së qytetarit, prej zyrtarucit në sportel! Platforma e bashkëqeve­risjes është një urë që na lidh mes nesh, mbi kokat e zyrtarucëv­e e mbi lumin e justifikim­eve, zvarritjev­e, refuzimeve të administra­tës; është një mekanizëm që na bashkon kundër së keqes së futur thellë ndër dekada të tëra në trupin e administra­tës; është një hapësirë ku nga bashkimi i forcave, qytetarët dhe qeveria, fitojnë mijëra e mijëra beteja të padukshme, ku pala e qytetarëve zgjidh mijëra e mijëra halle "të vogla" dhe pala e qeverisë identifiko­n burime problemesh për qytetarin, e pastron nga trupi i shtetit parazitë të fshehur nën petkun e zyrtarit. Bashkëqeve­risja është një filozofi e re në ushtrimin e pushtetit dhe natyrshëm has shumë skepticizë­m nga qytetarët e pengesa nga burokratët. Por kjo është një rrugë e drejtë, e mirë dhe e dobishme, prej së cilës nuk mund dhe nuk duhet të heqim dorë. Por, do ta ndërtojmë me këmbëngulj­e të madhe e durim edhe më të madh".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania