Panorama (Albania)

“Booking” në sitë nga Qeveria, Denaj: Probleme me 800 subjekte

"7 grupe në terren për verifikimi­n e tregtisë së karburante­ve"

- TIRANE

Që prej disa javësh, qeveria shqiptare me në krye ministren e Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj, ka nisur aksionin antiinfrom­alitet.

Rezultatet e këtij aksioni i prezantoi ditën e djeshme vetë ministrja Denaj, ku theksoi se për periudhën në vijim, zbatimi i planit do të vazhdojë të shtrihet në të gjithë sektorët e konstatuar me risk si hoteleri- turizëm, hidrokarbu­ret, produktet e akcizës dhe ndërtimit, ku fokus kryesor do të jetë koordinimi më i mirë i strukturav­e drejt zbulimit të evazionit në shkallë më të gjerë. Në një deklaratë për mediat, Denaj theksoi se i gjithë plani operaciona­l synon formalizim­in e ekonomisë shqiptare me qëllim që paratë e konsumator­ëve të shkojnë për përmirësim­in e shërbimeve ndaj tyre. "Në sektorin Hoteleri- Turizëm, nga Administra­ta Tatimore janë inspektuar rreth 2000 subjekte, ku kanë rezultuar me probleme rreth 40% e tyre. Nga kontrollet e zhvilluara nga Inspektora­ti i Punës, në 1,400 subjekte të inspektuar­a me 10 600 punonjës në total, 38% e tyre rezultojnë me probleme në sigurimin e punonjësve. Gjithashtu, në kuadër të procesit të formalizim­it, jemi duke komuniGjat­ë këtij muaji, do të angazhohen në terren 200 studentë të sapodiplom­uar të përzgjedhu­r nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, të cilët do të asistojnë në terren me Strukturat e Monitorimi­t të Administra­tës Tatimore në kuadër të aksionit antiinform­alitet. kuar me përfaqësue­sit e platformës "Booking. com", të cilët nuk kanë ende përfaqësue­s tatimorë në vendin tonë për të formalizua­r procedurat e deklarimev­e të subjekteve shqiptare të regjistrua­ra në këtë platformë. Karburante­t kanë qenë gjithashtu në fokus të Planit Operaciona­l dhe rezulton se janë bërë kontrolle nga Administra­ta Doganore në 231 subjekte. Ka nisur kontrolli në të gjitha magazinat e lira në Porto Romano dhe ka mbaruar kontrolli në 4 magazina të Gazit të Lëngshëm, ku në 2 prej tyre janë konstatuar shkelje dhe janë marrë sanksionet përkatës. Paralelish­t, Inspektora­ti Shtetëror Teknik Industrial ( ISHTI) ka nisur procedurën e inspektimi­t të të gjitha pikave të gazit me kontrolle, që do të vijojnë që nga magazinat e lira deri te pikat e mbushjes së gazit ( autogazit)", theksoi ministrja. Në vijim të prezantimi­t të rezultatev­e të aksionit, Denaj u ndal tek evazioni në produktet e akcizës. Sipas saj, ndonëse ka një ndërgjegjë­sim në tregtimin e hidrokarbu­reve, do të vijohet në verifikimi­n e tyre nga 7 grupe pune që janë në terren. "Ndonëse vihet re ndërgjegjë­sim në sektorin e karburante­ve, kemi nisur procesin e certifikim­it të regjimit automatik në tregtimin e hidrokarbu­reve. Në gjuhën teknike, procedura e ' plumbçosje­s'. Janë angazhuar në terren 7 grupe pune, të cilat do të asistojnë me këtë procedurë deri në fund të muajit Shtator, 1200 subjekte që operojnë në fushën e karburante­ve. Sektori i cigareve është gjithashtu ndër prioritete­t tona dhe jemi në fazën e investigim­it përmes strukturav­e operative për të identifiku­ar pikat e shitjeve dhe fabrikat e përpunimit dhe së bashku me strukturat e tjera ligjzbatue­se po përgatisim një plan të detajuar veprimi, i cili do të zbatohet në periudhën në vijim. Për produktet e tjera të akcizës, siç janë pijet alkoolike, vazhdojnë kontrollet në magazinat fiskale dhe si në rastin e subjektit të birrës dje, nuk do të ketë asnjë tolerancë për këdo subjekt që abuzon dhe gjobat do të jenë shumë të rënda", theksoi ajo. Subjekt monitorimi është bërë edhe sektori i ndërtimit ku Denaj theksoi se: "Ka nisur monitorimi i 160 subjekteve që kanë rezultuar me rënie në xhiro, janë përcaktuar gjithashtu 20 subjekte të mëdha në këtë fushë, të cilat do të analizohen së bashku me specialist­ët nga Drejtoria e Krimit Ekonomik. Ndërkohë që vetëm për muajin korrik 2019 janë referuar në Prokurori 10 subjekte me shkelje".

 ??  ?? Konferenca e djeshme për mediat
Konferenca e djeshme për mediat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania