Panorama (Albania)

Zaptuan plazhin në Velipojë e Pogradec, në hetim 12 biznesmenë

-

Aksioni "Plazh i lirë" i Policisë së Shtetit është shtrirë në Pogradec dhe Velipojë, ku janë proceduar penalisht 12 pronarë subjektesh për zaptim të plazhit publik, por dhe për fshehje të të ardhurave. Nëntë prej biznesmenë­ve janë kapur në shkelje në Velipojë, kurse tre të tjerët në Pogradec.

"Policia e Shkodrës, në bashkëpuni­min me FNSH Shkodër, liron dhe vë në dispozicio­n të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligj­shme. Procedon penalisht 9 pronarë subjektesh në Velipojë, nga të cilët: 8 pronarë të subjekteve tregtare për veprën penale "Fshehja e të ardhurave" dhe 1 shtetas për veprën penale "Zënia e hapësirave publike". Specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale ' Fshehja e të ardhurave' dhe ' Mospagim i taksave dhe tatimeve' shtetasit E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktiviteti­n e tyre në mënyrë të paligjshme. Po në vijim të operacioni­t u procedua penalisht për veprën penale ' Pushtimi i tokës', shtetasi Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse", bëhet e ditur nga Policia.

Ndërkohë, nga kontrollet në Pogradec janë proceduar penalisht për veprën penale "Fshehja e të ardhurave", 3 shtetas, të cilët ushtronin aktiviteti­n privat të tyre, pa dokumentac­ionin përkatës. "Specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim e zbatim të planit të masave për evidentimi­n, ndëshkimin e paligjshmë­risë dhe konkretish­t goditjen e rasteve kundër informalit­etit, proceduan penalisht shtetasit: E. M., 31 vjeç, A. M., 46 vjeç dhe SH. R., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollev­e që shërbimet e Komisariat­it të Policisë Pogradec kanë ushtruar në aktivitete­t e shtetasve të lartpërmen­dur ( plazhe private), në Pogradec, janë konstatuar një pjesë e shezlongëv­e pa dokumentac­ionin përkatës", thuhet në njoftimin e Policisë.

 ??  ?? Nga aksioni i Policisë për lirimin e plazheve publike
Nga aksioni i Policisë për lirimin e plazheve publike
 ??  ?? Aksioni i Policisë në Velipojë
Aksioni i Policisë në Velipojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania