Panorama (Albania)

Nënkryetar­it të Bashkisë Kamzë i vendosin tritol

“Tritoli dallohet ku është vendosur, policia mundohet ta fshehë”

- ERVIN KOÇI

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e 4 gushtit në një pallat në Kamzë, ngjarja u denoncua fillimisht nga Partia Demokratik­e.

Kjo e fundit, me anë të një deklarate për mediat tha se shpërthimi kishte ndodhur në banesën e nënkryetar­it të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj dhe e konsideroi si sulm për shkak të bindjeve dhe përfaqësim­it të tij politik. Pak minuta pas kësaj, Policia e Tiranës me anë të një njoftimi, pretendon se shpërthimi nuk ka ndodhur në banesën e Demajt, por të një shtetasi me inicialet P. GJ, që më vonë u identifiku­a si Paulin Gjegja, komshi i Vendim Demajt.

POLICIA Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, bëhet më dije se shpërthimi ka ndodhur në orën 23: 30 në një banesë në kthesën e Kamzës në derën e një banese që e kishte më qira një person. Në njoftim thuhet gjithashtu se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe se në banesë nuk kishte njerëz. “Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati, në pjesën e derës së banesës së marrë me qira nga shtetasi P. Gj, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimi­t brenda në banesë nuk ka pasur njeri dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit. Materialet i kanë kaluar Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim­i i pronës me eksploziv”, shkruhet në njoftim. REAGIMI Por tjetër variant ka dhënë për mediat Vendim DeMe anë të një deklarate për mediat, Partia Demokratik­e tha se nënkryetar­it të Bashkisë Kamzë i është vendosur tritol në banesë dhe Policia është munduar të fsheh ngjarjen. Me tej, në deklaratë, PD, shton se kjo ngjarje, përbënte “përshkallë­zim të agresionit ndaj kundërshta­rëve politikë të regjimit të Edi Ramës”. Sipas PD, Bashkia Kamzë prej kohësh është sulmuar verbalisht nga Kryeminist­ri. “Mbrëmë në mesnatë është vendosur tritol në banesën e nënkryetar­it të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj. Fatmirësis­ht, ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë. Policia e Shtetit po e fsheh këtë ngjarje të rëndë dhe deri tani nuk ka asnjë të dhënë për agresorët. Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeminist­rit Rama dhe disa strukturav­e të tjera të pushtetit. Por vendosja e tritolit në banesën e nënkryetar­it të Bashkisë së Kamzës përbën një përshkallë­zim të agresionit ndaj kundërshta­rëve politikë të regjimit të Edi Ramës. Fshehja e ngjarjes nga policia nuk i kontribuon as zbardhjes së saj e as kthimit të qetësisë në Kamzës. Ajo vetëm sa shton mosbesimin e qytetarëve ndaj forcave të policisë. Nëse do të vijohet edhe më tej duke fshehur ngjarjen, jo vetëm familja e Vendim Demajt, por të gjithë qytetarët e Kamzës do të identifiko­jnë tek Policia e Shtetit bashkëpërg­jegjësin kryesor, që në aleancë me krimin e organizuar, po rrezikon përditë sigurinë e tyre”, shkruhej ndër të tjera në njoftimin e PD. maj, i cili ka shpjeguar se ka qenë me pushime dhe është njoftuar nga komshinjtë e tij për shpërthimi­n. Nënkryetar­i i Bashkisë Kamzë tha se është i bindur që ngjarja ka ardhur si pasojë e detyrës që ai mbante dhe i qëndrimeve që ka mbajtur ndaj pushtetit. Demaj tha më tej, se nëse nuk do të ishte denoncimi i PD, ngjarja do të kalohej në heshtje “si shumë krime të tjera”. Me të vetmit që kam konflikte tha nënkryetar­i i Bashkisë Kamzë, janë Rama e Llleshaj, me pushtetet e tyre, ndërsa shtoi se dëmet materiale janë të konsiderue­shme.” Diferenca e portës time me të Paulinit është 50 centimetra. Tritoli dallohet ku është vendosur, por policia mundohet t’i fshehë këto raste, e bën për të humbur vëmendjen politike, mundohen ta bëjnë vendim pa vlerë, ata mundohen të fshehin edhe të vrarë dhe jo më një rast tritoli. Unë nuk kam asnjë konflikt me asnjëri, as brenda Shqipërisë dhe as jashtë. I vetmi konflikt që kam është Edvin Rama dhe Sandër Lleshaj, jo me ata personalis­ht, por me pushtetin dhe regjimin e tyre, ngaqë i kam demaskuar dhe denoncuar. Kjo ka ardhur si rezultat i këtyre veprimeve të mija. Unë dhe komshiu nuk kemi qenë, fatmirësis­ht nuk kemi qenë, pasi kemi qenë në plazh në fundjavë. Dëmet janë të konsiderue­shme, 5 kate të pallatit kanë dalë jashtë përdorimit, dyert dhe dritaret. Po të mos ishte PD- ja ata do të kalonin në heshtje si shumë krime të tjera, nuk kam dijeni që ka të ndaluar janë marrë në pyetje disa familjarë, nuk japin asnjë informacio­n, e mbajnë diskret” tha ai për gazetarët.

XHELAL MZIU Për ngjarjen reagoi edhe kreu i Bashkisë Kamzë, i cili e konsideroi se akt hakmarrje nga pozita. “Besoj që është akt i pastër hakmarrje politike ndaj zotit Denaj duke qenë jo vetëm n/ kryetar i bashkisë së Kamzës, por edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, por edhe një aktor kryesor i këtyre protestave të 7 muajve të fundit. Situata ishte fati i mirë i familjes së vendimit dhe komshiut dhe banorëve të tjerë që nuk ishin prezent në momentin e këtij akti terrorist. Nuk di se cfarë mund të them tjetër, kjo është pasqyra e këtij regjimi, jo vetëm për fshehjen, por hakmarrje ndaj opozitës, e njerëzve nuk i bëjnë fresk qeverisë” tha Xhelal Mziu.

 ??  ?? Dje gjatë nënshkrimi­t të memorandum­it
Dje gjatë nënshkrimi­t të memorandum­it
 ??  ?? Nënkryetar­i i Bashkisë së Kamzës, Vendim Dema
Nënkryetar­i i Bashkisë së Kamzës, Vendim Dema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania