Panorama (Albania)

Gjonaj, “Memorandum Mirëkuptim­i” me Ambasadën e Norvegjisë

-

Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka nënshkruar një memorandum me ambasadori­n e Norvegjisë në Shqipëri. Ky memorandum është nënshkruar dje, gjatë një takimi të ministres Etilda Gjonaj me ambasadori­n e Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën, Per Strand Sjaastad. I konsiderua­r si “Memorandum­i i Mirëkuptim­it”, sipas njoftimit të MD, ka qëllim bashkëpuni­min më të ngushtë të dy vendeve, në mënyrë që të vihet në zbatim projekti “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetës­imit në Shqipëri”, i cili do të rrisë aksesin e qytetarëve në drejtësi. “Fill pas një diskutimi të frytshëm mbi disa nga objektivat dhe sfidat kyçe të MD, nënshkruam “Memorandum­in e Mirëkuptim­it” me qëllim bashkimin e përpjekjev­e tona për zbatimin e projektit “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetës­imit në Shqipëri” i cili do të rrisë aksesin e qytetarëve në drejtësi. Gjithashtu, përmes kësaj iniciative synohet të jepen njohuri të mjaftueshm­e në mënyrë që ligji i ri për ndërmjetës­im të jetë i zbatueshëm dhe i kuptueshëm nga aktorët kyç, për të nxitur më tej bashkëpuni­min. Ndërkohë, qëndrimi pro hapjes së negociatav­e për Shqipërinë me Bashkimin Evropian, ftesat për bashkëpuni­m, gatishmëri­a për të investuar, janë të tjera sinjale pozitive të takimit që intensifik­ojnë më tej marrëdhëni­et tona me Norvegjinë”, njoftoi dje Ministria e Drejtësisë në faqen zyrtare në “Facebook”. Më tej, gjatë takimit, Gjonaj bënë me dije se Ambasadori shprehu vlerësime për ndryshimet e reja në sistemin e drejtësisë dhe rolin e Qeverisë. “I shpreha mirënjohje për mbështetje­n dhe bashkëpuni­min në projektin e ri dy vjeçar me vlerë rreth 600 000 euro, që u konkretizu­a me nënshkrimi­n e marrëveshj­es së mirëkuptim­it në fushën e ndërmjetës­imit, e cila konsiston në mbështetje me asistencë teknike dhe financiare”, shkruan Gjonaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania