Panorama (Albania)

U mbajt në përgjim, kapet shpërndarë­si i kokainës

Klientët 40- vjeçari i gjente në lokalet e natës

-

DURRËS - Shpërndant­e kokainë, arrestohet 40- vjeçari në Durrës. Sipas Policisë, në pranga ka përfunduar A. H., banor i qytetit bregdetar, i cili akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Pas një hetimi dhe vëzhgimi disamujor, agjentët e Antidrogës zbuluan aktiviteti­n kriminal të 40vjeçarit, ndërsa siguruan me anë të metodave speciale të hetimit edhe prova të veprimtari­së të paligjshme. Ai u mbajt nën përgjim telefonik për rreth gjashtë javë, ndërkohë që ai ushtronte aktiviteti­n e tij duke shpërndarë në doza të vogla lëndë narkotike kokainë. Kokainën 40vjeçari e shiste tek individë që ia kërkonin në telefon, si dhe frekuenton­te lokale nate, ku lënda narkotike kërkohet masivisht. Gjatë muajve të fundit, ai frekuenton­te lokalet që ndodhen përgjatë vijës bregdetare, ku shtetasit kosovarë dhe maqedonas ishin kthyer në klientët e tij më të mirë. Teksa u siguruan për aktiviteti­n kriminal të 40vjeçarit, Policia organizoi edhe aksionin për arrestimin e tij. “Finalizohe­t me sukses një tjetër operacion policor antidrogë, i koduar ‘ Sukthi’, për goditjen e shpërndarj­es së drogave të forta. Vihet në pranga një 40vjeçar, i cili shpërndant­e lëndë narkotike kokainë në doza të vogla. Sekuestroh­en 18.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe një peshore elektronik­e. Në vijim të punës për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e shpërndarj­es së lëndëve narkotike, specialist­ët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me forcat e posaçme ‘ Shqiponja’ finalizuan me sukses operacioni­n policor të koduar ‘ Sukthi’, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 40 vjeç, banues në Durrës”, tha Policia. Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacio­neve në rrugë operative, ky shtetas merrej me aktiviteti­n e paligjshëm të shpërndarj­es së lëndëve narkotike të llojit kokainë, në vendin e quajtur Mbikalimi i Sukthit, Durrës. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullont­e shtetasi i dyshuar. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronik­e. Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. l. m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania