Panorama (Albania)

Kanosi atë e bir për borxhin, pranga 27- vjeçarit në Bilisht

-

KORÇË - Një 27- vjeçar nga Bilishti ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi është konfliktua­r me dy persona, ndërkohë që i ka kanosur ata me armë zjarri. Ngjarja është shënuar në Pustec, ku Mario Berberi, sipas Policisë, në fshatin Liqenas, Pustec, është konfliktua­r për motive të dobëta me shtetasit N. S., 43 vjeç, dhe shtetasin D. S., 15 vjeç, banues në Liqenas ( atë e bir), ku gjatë konfliktit dyshohet se i ka kanosur të dy me një armë sportive tip pistoletë dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm për një shumë lekësh të palikuidua­r për disa mallra, ndërkohë që 27vjeçari rezulton një person me precedentë penalë për mallra kontraband­ë. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se mes palëve kishte pasur edhe debate të mëparshme. Ata shpeshherë ishin grindur për të njëjtën çështje, ndërkohë që situata ka degraduar dhe 27- vjeçari i ka kërcënuar ata me armë zjarri. Por, pas konfliktit, ndërsa është larguar me shpejtësi, atë e bir kanë sinjalizua­r Policinë për ngjarjen duke kërkuar ndihmë. “Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit në lidhje me këtë ngjarje, u vunë në ndjekje të tij dhe e lokalizuan 27vjeçarin me mjetin e tij në qytetin e Korçës, ku nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në mjet, iu gjetën dhe iu sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale një armë sportive tip pistoletë, me një krehër me fishekë, të cilat ky shtetas i posedonte pa lejen përkatëse”, bën me dije Policia. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Kanosja”, “Vetëgjyqës­ia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. dh. ç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania