Panorama (Albania)

Putin kërkon dialog me Uashington­in: Të mos nisim një garë të rrezikshme armësh

-

President i Rusisë, Vladimir Putin, kërkon dialog me SHBA për të evituar nisjen e një gare të rrezikshme armësh. Ai ka paralajmër­uar të hënën se Moska do të detyrohet të zhvillojë raketa nukleare të rrezes së shkurtër dhe të mesme, nëse SHBA nis të bëjë një gjë të tillë. Deklarata vjen kur të dyja vendet kanë dalë zyrtarisht nga pakti i tyre nuklear për kontrollin e armëve. SHBA u largua nga Traktati me Rusinë zyrtarisht të premten e kaluar pasi doli në përfundimi­n se Moska e kishte shkelur paktin dhe po prodhonte të paktën një armë të ndaluar nga Traktati. Moska e mohon këtë akuzë. Pakti ndalonte prodhimin e raketave me bazë në tokë, në një rreze prej 500 deri në 5500 km, duke ulur aftësinë e të dyja vendeve për të kryer një sulm në kohë të shkurtër. Pas një takimi me Këshillin e tij të Sigurisë, Putin urdhëroi ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes, si dhe Shërbimet Ruse të Inteligjen­cës, që të monitorojn­ë çdo hap që SHBA mund të ndërmarrë për të prodhuar apo vendosur raketa të ndaluara sipas traktatit të shfuqizuar. “Nëse Rusia ka informacio­n të besueshëm, se SHBA ka përfunduar krijimin e këtyre sistemeve dhe po bën prodhimin e tyre, Rusia nuk do të ketë asnjë opsion tjetër përveçse të angazhohet në një përpjekje të plotë për të prodhuar raketa të ngjashme”, tha Putin. Sipas “Reuters”, Presidenti rus është shprehur se arsenali i Rusisë nga ajri dhe deti i kombinuar me punën e saj për zhvillimin raketave hipersonik­e ka çdo kapacitet për të zmbrapsur çdo kërcënimin nga SHBA. Ai ka theksuar se është thelbësore që Moska dhe Uashington­i të rinisin bisedimet për kontrollin e armëve, në mënyrë që të mos nisë një garë e papërshtat­shme. “Për të evituar kaosin pa rregulla, kufizime apo ligje, ne duhet të peshojmë edhe një herë të gjitha pasojat e rrezikshme dhe të nisim një dialog pa dykuptimës­i”, vijoi Putin.

 ??  ?? Vladimir Putin
Vladimir Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania