Panorama (Albania)

Kuvendi i Kosovës zgjedh të shpërbëhet më 22 gusht

Haradinaj: Veprim i duhur, konform ligjeve dhe Kushtetutë­s

-

Kosova do të shkojë shumë shpejt drejt zgjedhjeve të parakohshm­e pas një vendimi të Kryesisë së Kuvendit për t’u shpërndarë dhe pajtimit të të gjitha partive politike që Kuvendi të shpërndahe­t.

Si rrallë herë, shefat e grupeve parlamenta­re, me përjashtim Lëvizjen Vetëvendos­je, janë pajtuar mes tyre dhe me Kryeparlam­entarin, Kadri Veseli. Kështu vendi shkon në zgjedhje të parakohshm­e. Para shpërbërje­s së Kuvendit, partitë politike u pajtuan që më 22 gusht të ratifikojn­ë marrëveshj­en financiare për IPA- në 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian, në vlerë rreth 90,5 milionë euro, një shumë e cila rrezikohej të humbiste në rast se nuk do të ratifikohe­j në kohë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje në situata si kjo, krijuar pas dorëheqjes së Kryeminist­rit, Ramush Haradinaj. Por, data e caktuar për ta shpërbërë Kuvendin, është çështja që ka krijuar mospajtim me Lëvizjen Vetëvendos­je. Sipas deputetes Albulena Haxhiu, kjo hapësirë kohore deri më 22 gusht, krijon mundësi që subjektet politike, përfshirë edhe LDK- në dhe PSD- në, të bëjnë pazare për qeveri teknike ose caktimin e një mandatarit të ri. Caktimi i datës së shpërbërje­s së Kuvendit të Kosovës është bërë pas refuzimit të ftesës së Presidenti­t, Hashim Thaçi, që koalicioni PAN të propozojë një mandatar të ri, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt. Kreu i PAN, Kadri Veseli, tha se nuk do të ketë asnjë mandatar të ri pasi zgjidhja më e mirë është që vendimet t’i lihen popullit nëpërmjet votimit. Vendimi është përshëndet­ur nga Kryeminist­ri në largim, Haradinaj, i cili gjatë deklaratës për dorëheqje tha se vendi duhet të shkonte drejt zgjedhjeve të reja.

“Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht 2019, për shpërbërje­n e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutë­s së vendit”. Kështu u shpreh Haradinaj. Ai tha se ky vendim do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend “si opsion i vetëm dhe i domosdoshë­m”. “Po ashtu, është për t’u përshëndet­ur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërje­s, Kuvendi të votojë për Marrëveshj­en Ndërkombët­are IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BEja”, ka thënë Haradinaj. Ai përfundoi duke thënë se kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratik­e, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishm­e që e presin atë.

 ??  ?? Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania