Panorama (Albania)

Johnson: Nuk ka “nëse”, më 31 tetor largohemi nga BE- ja

-

Kryeminist­ri britanik, Boris Johnson, ka siguruar se vendi do të dalë nga BE në fund të tetorit me apo pa marrëveshj­e, dhe kjo nuk mund të ndalohet as nga Parlamenti. Zëdhënësi i tij tha që Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë për të kërkuar një marrëveshj­e daljeje me kolegët në Bashkimin Europian, dhe se qeveria shpresonte që blloku të ndryshojë qëndrimin e tij për ndalesën doganore irlandeze. “Britania do të largohet nga BE më 31 tetor pavarësish­t nga pasojat. Nuk ka ‘ nëse’ ose ‘ pse’. Ne duhet të rivendosim besimin në demokracin­ë tonë dhe të përmbushim premtimet e bëra për qytetarët. Politikanë­t nuk mund të zgjedhin që votat e kujt do të respektohe­n. Ata janë zotuar të respektojn­ë rezultatet e referendum­it dhe ne duhet ta bëjmë atë”, tha zëdhënësi i Johnson. Por, zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andreeva tha se KE ishte e hapur për bisedime me Kryeminist­rin Johnson, në mënyrë që të shmangte një Brexit të rëndë që mund të shkaktojë një rënie të madhe ekonomike. Ajo shtoi se një marrëveshj­e Britani- BE mbi Brexit tashmë është arritur. “Por ne jemi të hapur për të diskutuar deklaratën politike”, tha Andreeva. Sekretari britanik i Shëndetit, Matt Hancock, tha se Parlamenti nuk mundet të bllokojë më një Brexit pa marrëveshj­e. Jeremy Corbyn tha se Laburistët do të bënin çdo gjë për të ndaluar një largim pa marrëveshj­e nga BE. Por, Kryeminist­ria tashmë e ka vendosur që largimi do të ndodhë më 31 tetor, qoftë edhe pa marrëveshj­e, edhe pse ky nuk është opsioni i preferuar nga liderët e të dyja palëve.

 ??  ?? Boris Johnson
Boris Johnson

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania