Panorama (Albania)

Gol pas 15 muajsh, Roshi jep fitoren pasi shënon me sup

"Kopjon" shokët shkodranë Guri dhe Balaj, rikthen 3 pikët për Akhmat Groznin

- OLSI TUJANI

Ka qenë fundjava e golave për kuqezinjtë. Sindrit Guri hapi siparin me dy gola në Belgjikë dhe më pas iu përgjigj shkodrani tjetër, Bekim Balaj.

Ky gol në debutim i dha fitoren Shturm Gracit në Austri. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe shoku i tyre do t'u përgjigjej. Odise Roshi, dje e ka nisur nga stoli përballjen në kampionat, por ka shënuar golin e fitores për Akhmat Groznin. Tre shokë, në formë ideale gjatë fundjavës, kanë më shumë arsye për të festuar së bashku nëse do të bashkohen javën e parë të shtatorit në Kombëtaren kuqezi.

GOLI

Futbollist­i i Kombëtares, Odise Roshi, ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionati­n rus me fanellën e Akhmat Groznit në përballjen ndaj Orenburgut, e vlefshme për javën e 4- t. Mesfushori fierak nuk u preferua nga trajneri në startin e ndeshjes, teksa u hodh në fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë, duke zënë vendin e Bernard Berishës. Vetëm 25 minuta i kanë mjaftuar futbollist­it shqiptar, teksa në të 70- ën arriti të tundte rrjetën pas daljes së gabuar të portierit, duke goditur saktë me kokë. Një goditje dënimi nga e majta e gjeti futbollist­in kuqezi në qendër të zonës, për të finalizuar me kokë krosimin nga shoku i tij i ekipit, Roshi gjeti kohën dhe me kokë realizoi të parin gol për këtë sezon. Madje, një gjuajtje jo shumë e pastër me kokë, teksa sfera i përplaset edhe në sup përpara se të shkojë drejt rrjetës.

PAS 15 MUAJSH

Ky është goli i parë i 28vjeçarit pas rikthimit nga dëmtimi i gjatë, teksa të fundit gol e ka shënuar në maj 2017. Atij iu desh që më shumë se gjysmën e sezonit të shkuar ta kalonte në terapi rikuperimi pas ndërhyrjes kirurgjika­le në gju. Me Kombëtaren u rikthye në formë, teksa sapo u aktivizua ndaj Andorrës dha asistin për golin e Cikalleshi­t. Një shpërthim në të majtë tregoi edhe një herë peshën që ai ka në ekipin përfaqësue­s. Akhmat Grozni ka siguruar fitoren, pikërisht falë golit të mesfushori­t kuqezi. Pas dy humbjesh radhazi, ekipi nga rajoni i Çeçenisë i rikthehet fitores në kampionati­n rus, duke regjistrua­r dy humbje dhe dy fitore pas katër javësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania