Panorama (Albania)

Dy teste me Bosnjën, Kombëtarja U- 17 projekton kualifikue­set

-

Muaji gusht do të jetë një periudhë e ngjeshur me turne miqësore për skuadrat kombëtare të moshave. Krahas ndeshjeve të programuar­a për 19- vjeçarët që drejtohen nga Dede, në program ka edhe sfida miqësore që do të luajnë futbollist­ët e datëlindje­s 2003 që drejtohen nga Elvin Beqiri. "Kombëtarja e 17- vjeçarëve, e drejtuar nga Elvin Beqiri, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore më 13 dhe 15 gusht, kundër bashkëmosh­atarëve të tyre nga Bosnjë- Hercegovin­a. Kuqezinjtë do të masin forcën e tyre përballë rivalëve ballkanas për të testuar dhe kolauduar skuadrën me fokus eliminator­et e muajit nëntor ku do të përballen me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Portugalin­ë që është pritëse e kompeticio­nit. Shqipëria U- 17 do të grumbulloh­et në qytetin e Shkodrës më datë 9 gusht, ku do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore përpara nisjes për në Bosnjë- Hercegovin­ë, ku do të akomodohen në Zenicë, në qendrën stërvitore të Federatës Boshnjake të Futbollit, ' Zenice Training Center'. Në këtë kompleks do të zhvillohen edhe dy ndeshjet miqësore. Bosnja, ashtu si edhe skuadra e Elvin Beqirit, është duke u përgatitur për ' Qualifying Round' të muajit nëntor ku do të përballen si kokë grupi me Republikën Çeke, Finlandën dhe Moldavinë. Ndeshja e parë do të luhet në datën 13 gusht në orën 17: 00 dhe ndeshja e dytë në datën 15 gusht, në orën 10: 00. Për këto dy ndeshje miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindje­s 2003 që luajnë në Shqipëri, por dhe elementë që vijnë nga jashtë. Këto data nuk janë zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore dhe jo të gjithë lojtarët kanë aprovimin nga klubet respektive për t'u bashkuar me kuqezinjtë", njoftoi dje FSHF në sajtin zyrtar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania