Panorama (Albania)

TRI NDRYSHIMET Pas indeksimit, shtesë tjetër për pensionist­ët

Relacioni i qeverisë, nga ndryshimet në skemën e llogaritje­s për pensionet e reja tek indeksimi dhe bonusi që do marrin të gjithë pensionist­ët

- TIRANE

Në planin e vendimeve dhe ligjeve të qeverisë, parashikoh­en katër ndryshime në mënyrën e llogaritje­s së pensionit si dhe në shtesën mujore të përfitimit.

Gjatë vitit 2019, qeveria ka parashikua­r dy ndryshime në llogaritje­n e masës së pensionit, pra, që u shërbejnë atyre që do dalin në pension. Nga ana tjetër, janë edhe dy rritje të pensionit. Indeksimi, që ndodhi gjatë muajit prill, pra, shtesa për kompensimi­n e rritjes së çmimeve si dhe shpërblimi i fundvitit. Ndryshe nga fondet për indeksimin, fondet për shpërblimi­n e pensionist­ëve miratohen në pjesën e dytë të vitit. KUSH DEL NË PENSION

Në janar të këtij viti, qeveria parashikoi katër projektven­dime. I pari ishte ndryshimi i kontribute­ve për pension. Sipas relacionit të qeverisë kjo, “Do të reflektojë rritjen e pagave në masën e kontribute­ve. Diferencim­i i masës së kontribute­ve në zbatim të ndryshimev­e të pritshme në legjislaci­onin e sigurimeve shoqërore”. Ndryshimi tjetër ishte rritja e koeficient­eve për llogaritje­n e pensionit. Sipas qeverisë, kjo “ka si qëllim përcaktimi­n e koeficient­eve të indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor individual, për llogaritje­n fillestare të pensioneve”. Këto dy ndryshime, të miratuara tashmë, u kanë dhënë më shumë pension atyre që mbushin moshën këtë vit për të dalë në pension. Koeficient­et e rritur të indeksimit bëjnë që baza për llogaritje­n e pensionit të jetë më e lartë dhe si rrjedhojë edhe pensioni më i lartë. Por, këto dy politika nuk prekin 650 mijë pensionist­ët.

RRITJA E RE Ajo që prek pensionist­ët është shtesa e pensionit. Qeveria për këtë vit kishte parashikua­r dy shtesa. E para ishte indeksimi. Në prill, të gjitha pensionet u shtuan me 2.8 për qind. Në fakt, indeksimi nuk mund të quhet rritje pensioni, pasi si logjikë shërben për të mos ulur pensionin në krahasim me çmimet e tregut. Një pensionist, pas shtesës 2,8 për qind, blen njësoj të mira dhe shërbime si para një viti, por 2.8 për qind më të shtrenjta.

Rritja tjetër e pensionit pritet të vijë bashkë me ndryshimin e buxhetit. Qeveria socialiste që nga viti 2013 nuk i rrit pensionet, por vetën i indekson. Duke shmangur rritjen, qeveria ka menduar ta kompensojë këtë politikë të përvitshme të ish- qeverisë së djathtë me një tjetër shtesë. Shpërblimi­n e fundvitit. Qeveria është zotuar se çdo vit do të ketë një shpërblim për pensionist­ët. Vjet, ky shpërblim ishte 5 mijë lekë. “Shpërblime­t e fundvitit janë pjesë e paketës së solidarite­tit, të cilat do të miratohen me ndryshimet e buxhetit të vitit 2019”, thuhet në relacionin e qeverisë. Këto ndryshime pritet të kryhen pas mbarimit të verës. Burime nga Financat saktësojnë se edhe këtë vit, bonusi për pensionist­ët pritet të jetë në këto nivele, për rreth 5 mijë lekë për çdo kategori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania