Panorama (Albania)

Basha: 30 qershori ishte refuzim ndaj Edi Ramës

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e vijoi edhe ditën e djeshme turin e tij të takimeve me strukturat e partisë. Ai zhvilloi një takim në Fushë- Krujë ku u ndal te vendimi i qeverisë për të hequr kasat fiskale ekzistuese. Sipas Bashës, ky projekt do të rrisë kostot e biznesit duke akuzuar se pas saj qëndron vëllai i Kryeminist­rit. “Hajduti psikik i është vërsulur biznesit të vogël për t’i marrë edhe qindarkën e fundit me aferën e sistemit të ri të faturimit të biznesit, nëpërmjet të cilit do të nxjerrë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të detyrojë biznesin e vogël t’i paguajë Olsi Ramës dhe këshilltar­it kroat të Ramës 50 deri në 110 euro për çdo biznes. Kjo zhvatje e re bëhet për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Hajdutit Psikik, ndërkohë që oligarkëve u fali dividentin, bregdetin, naftën, mineralet, lumenjtë dhe pyjet”, u shpreh Basha. Për të përforcuar mesazhin se politika e Edi Ramës nuk është në shërbim të interesit publik, kreu i opozitës, renditi disa nga aktet e kësaj qeverie në shërbim të pakicës me të cilën grabit. “Janë këta që votuan për t’i kthyer dividentin oligarkëve, janë këta që votuan megavjedhj­en Milot- Balldren 15 milionë euro për km, janë këta që votuan grabitjen e Teatrit Kombëtar për 6 kullat 200 milionë euro të treshes Rama- Veliaj- Mafia e Ndërtimit dhe Drogës”, tha Basha. Fjalimin e tij, kreu i opozitës e fokusoi kryesisht te financat dhe vuri në dukje se e gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e pak njerëzve përreth Edi Ramës. “Janë një grusht njerëzish të pamëshirsh­ëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëv­e në bashkëpuni­m me Edi Ramën. Nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurrojë, të ndërtojë, të provojë”, theksoi zoti Basha. Kryetari i Partisë Demokratik­e dha edhe mesazhin e tij për 30 qershorin ku u shpreh se shqiptarët e refuzuan masivisht Kryeminist­rin. “Shumica 85% ‘ Rama ik’ është shprehje e kurajos dhe vetëdijesi­mit të shqiptarëv­e se 30 qershori nuk bëhej për njerëzit. Bëhej për Edi Ramën, bëhej për Artur Bushin, bëhej për këta 5- 6 oligarkë hajdutë grabitqarë dhe 5- 6 kriminelë që kanë marrë peng gjithë shtetin. Prandaj, përtej refuzimit të Edi Ramës, 30 qershori përbën dhe një kushtrim, një kërkesë, një thirrje popullore për ndryshim. Ndryshim në aspektin ekonomik, ndryshim në aspektin politik, për t’i dhënë fund krizës ekonomike, varfërisë, papunësisë, emigracion­it që po e zbraz vendin”, u shpreh Basha në takimin me strukturat e PD- së.

 ??  ?? Basha, dje në Fushë- Krujë
Basha, dje në Fushë- Krujë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania