Panorama (Albania)

Dogmatizëm në vend të shkencës në Hungari

- D. W.

Kryeminist­ri hungarez, Orban, e ka marrë vendimin. Në krye të zyrës së mbikëqyrje­s së Akademisë së Shkencave, zyrë që ka qenë shumë e diskutuesh­me, do të merret nga Miklos Maroth. Maroth, 76- vjeçar, është orientalis­t dhe filolog klasik, që ka rënë herë pas here në sy për shprehjet e pakëndshme kundër islamizmit, të cilat tregojnë mungesë respekti për dinjitetin njerëzor.

Në këtë mënyrë, qeveria hungareze tregon drejtimin që ka marrë - kthim në të kaluarën. Jo vetëm sepse Maroth është bërë i njohur për ksenofobin­ë, por sepse kthimi në të kaluarën përbën thelbin e mësimeve të tij universita­re. FILOLOGËT - PRIFTËRINJ­TË E KOMBIT

Për të kuptuar pse emërimi i një filozofi është një shenjë ogurzezë për shkencën e lirë, duhet parë ndryshimi bazë që ekziston midis filologjis­ë dhe linguistik­ës. Të dyja disiplinat e shkencës nuk janë dy emërtime të së njëjtës gjë, siç mendojnë shpesh gabimisht laikët.

“Filologët janë priftërinj­të e kombit”, pati thënë një herë profesori im i bekuar, profesori i ballkanolo­gjisë në Universite­tin e Lirë të Berlinit, Norbert Reiter, duke e vënë pikën mbi “i” për këtë çështje konfliktua­le. Profesor Reiter ka qenë përfaqësue­s i eurolingui­stikës së krahasuar, një degë shumë e përparuar.

Kurse filologëve si puna e Marothit, intelektua­lisht u ka ngecur ora në shekullin e 19- të. Metodika dhe mësimet e tyre karakteriz­ohen nga idetë romantike dhe nacionalis­te, të mbuluara nga pluhuri i kohës. Në botën e ideve të tyre ekzistojnë gjuhët, familjet e gjuhëve dhe pemët gjenealogj­ike, të cilat zhvillohen si organizma biologjikë. Sipas tyre, “popujt” dhe “gjuhët” krijojnë njësi, që janë të lidhura gjenetikis­ht. Kjo është filologjia me vendosje kufijsh: ajo çka i ndan “gjuhët” nga njëra- tjetra, ndan “popujt” dhe “kombet” dhe anasjellta­s.

OBSKURANTI­ZËM NË VEND TË EMPIRIZMIT

Për ta thënë qartë, kjo është marrëzi joshkencor­e dhe obskuranti­ste. Kjo doktrinë e “gjuhëve” është në thelb normative dhe joempirike. Ajo është e përshtatsh­me për të arsimuar mësues, që u kërkojnë nxënësve të shkruajnë dhe flasin “si duhet”, në bazë të gjuhës së normatuar. Në këtë mënyrë krijohen “kombet”. Ky mund të jetë një synim politik dhe shoqëror, por ai nuk ka të bëjë aspak me shkencën dhe studimet e pavarura.

Por ajo çka filozofia nuk mund ta bëjë për këtë synim politik është t’u japë kuptimin shkencor dimensione­ve të shumëllojt­a të komunikimi­t. Këtë mund ta bëjë vetëm linguistik­a. Ajo nuk merret me “gjuhët”, por me gjuhën. Dhe linguistik­a nuk kërkon të gjejë çfarë është “e drejtë” dhe çfarë është “e gabuar”, por i vështron njerëzit në mënyrë empirike direkt në gojë. Ajo përdor si linjë drejtuese semiotikën, studimin e komunikimi­t nëpërmjet shenjave. A vijnë shenjat gjuhësore ( si leksikolog­jike, ashtu edhe gramatike) që dy njerëz përdorin me njëri- tjetrin nga njëra apo tjetra “gjuhë”, është për linguistët krahasues interesant­e vetëm si njohuri shkencore.

KËSHTU NUK LIND SHKENCA MODERNE

Ky diskutim ishte i nevojshëm për të kuptuar pse nuk mund të krijohet një ambient shkencor modern dhe i hapur ndaj botës me persona të tillë drejtues, ora akademike e të cilëve ka ngecur në periudhat e errëta të kohërave të mëparshme

Një fjalë e urtë popullore angleze thotë: “Qentë e moshuar nuk mësojnë dot hile të reja”. Si mund të kuptojë një përfaqësue­s i denjë i një disipline të papërmirës­ueshme normative rëndësinë dhe aktualitet­in e studimeve empirike të pavarura? Në këtë rast, nuk ka rëndësi nëse kemi të bëjmë me shkencat shoqërore apo natyrore. Kur mungon të kuptuarit, asgjë nuk ndryshon. Emërimi, megjithatë, tregon se mbas beve të bëra nga ministri hungarez i Inovacione­ve, László Palkovics, se shfuqizimi i akademisë do ta bënte shkencën hungareze më konkurrues­e, nuk fshihet asgjë. E gjitha u demaskua si sanksion politik. Kur akademikëv­e u vihet si kontrollor një filolog klasik, atëherë ata trajtohen sikur të jenë fëmijë.

Sikur qeveria të kishte emëruar në këtë post një profesor inxhinieri­e 50- vjeçar, atëherë do të kishte të paktën pamjen e dëshirës për inovacione.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania