Panorama (Albania)

Ilir Meta, një armik që na duhet

- ANDI BUSHATI

Samë shumë që po lufto het nga Edi Rama, aq më tepër Ilir Meta po mbështetet tek i vetmi aleat që...

i ka mbetur: mbrojtja e interesit publik. Këtë ka bërë edhe sot ( dje) nga zyra e Presidenti­t, prej nga ka kthyer mbrapsht ndryshimet e Kuvendit në ligjin për koncesione­t dhe PPP.

Le të jemi të qartë: me kompetenca­t që ka, kreu i shtetit as nuk e frenon dot grykësinë, as nuk e ndal paskru pulltësinë e rilindësve. Ai vetëm mund të përdorë të gjitha mjetet që ka në dorë, për ta bërë sa më ulëritëse atë.

Kështu ka ndodhur edhe me mosdekreti­min e dy neneve ( 17 dhe 18) që mëtonin të shtynin ende në kohë efektet shkatërrue­se të ligjit të mësipërm dhe më konkretish­t mundësinë për të marrë para publike përmes ofertave të pakërkuara.

Të ndodhur nën presion të madh ndërkombët­ar, se po shkatërroj­në buxhetin dhe po thellojnë borxhin, rilindësit u zotuan që vitin e shkuar se do i thonë stop shpërndarj­es së milionave me oferta të pakërkuara. Rasti më flagrant i kësaj praktike ishte marrëveshj­a mes Edi Ramës dhe kompanisë “Fusha” për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së gjashtë gradaçiela­ve me një fitim 200 milionë eurosh.

Ashtu sikurse treguan investigim­et për këtë aferë ( Kryeminist­ri me arkitektin Bjarke Ingels e kishin bërë shumë më parë planin- që në vitin 2016- sesa Shkëlqim Demir Fusha të dorëzonte ofertën e tij të pakërkuar- në 2017), ky lloj ofertimi, nismëtari i të cilit fitonte edhe pikë më shumë sesa konkurrent­ët e mundshëm në garë, rezultoi një hedhje hi syve për të shpërndarë para pa konkurrenc­ë.

Pikërisht për këtë, ndërkombët­arët e fshikullua­n dhe pikërisht se i doli boja keq, qeveria Rama u zotua ta kufizojë atë.

Oferta e pakërkuar do përdorej këtej e tutje vetëm për ndërtimet në porte dhe aeroporte dhe bonusi për të do të hiqej.

Por, megjithëse e kishin gati që në janar, socialistë­ve nuk u bënte zemra ta kalonin këtë ndryshim. Ata e zvarritën dhe e sorollatën për katër muaj, derisa vendosën ta votonin në Parlament në 17 korrik. Por sërish edhe këtu e gjetën një kleçkë. Një ditë përpara miratimit, shtuan amendament­et e neneve 17 dhe 18, për ta shtyrë edhe tre muaj këtë praktikë të dyshimtë. Qëllimi ishte i qartë: nga njëra anë u thoshin ndërkombët­arëve se porosinë tuaj po e zbatojmë, nga ana tjetër shfrytëzon­in çdo ditë që u jepej për të bërë para.

Kështu vepruan dhe pikërisht këtë kohëzgjatj­e absurde nuk ka pranuar të dekretojë Ilir Meta. Ai ka argumentua­r se Parlamenti ka votuar ndryshime që lënë vend për abuzime.

Ashtu sikurse thamë, ai nuk ka fuqi t’i ndalojë ato. Parlamenti që tashmë është me pushime, do të marrë kohë t’i rivotojë sërish ndryshimet dhe afati i hyrjes së tyre në fuqi do të jetë pak a shumë i njëjtë. Qeveria Rama do të ketë mundësi për rrumpallë me oferta të pakërkuara, përsëri, deri në tetor.

Por, pavarësish­t se nuk e pengon dot babëzinë, hapi që hodhi Meta është i vlefshëm për tjetër gjë: sepse duke mos e dekretuar, ai po e vë më në dukje anën e errët të këtij ndryshimi.

Në këtë kuptim, ai po ndjek të njëjtën rrugë, sikurse bëri me kthimin pas të ligjit për teatrin apo me atë për përgjysmim­in e dividendit.

Ilir Meta është shndërruar në të vetmin politikan, që nuk po e godet lidhjen Rama- oligarkë vetëm me fjalë, por edhe me akte.

E këtu, në paradoks me mendimin që shumëkush ka për të, ai po i shërben publikut. Pak rëndësi ka nëse këtë po e bën me bindje, apo për shkak të konfliktit politik armiqësor ku është ngërthyer. Edhe kjo e dyta në qoftë, Ilir Meta është një armik që na duhet. Një gur më shumë në barrikadën ndaj makutërisë së Ramës dhe dhjetë klientëve të tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania