Panorama (Albania)

Përsëritja e zgjedhjeve, diplomati amerikan: Shpresojmë të ketë negociata

“Kryesimi i OSBE? Ishte shumë zhgënjyes fakti që brenda një muaji pasi OSBE- ja u pajtua me idenë, në ministrinë e Jashtme pati ndryshime”

- ZERI I AMERIKES

Është një mundësi e mire për Shqipërinë që të mos jetë një importuese e sigurisë dhe stabilitet­it nga jashtë, por të kontribuoj­ë në fakt për sigurinë në të gjithë rajonin e OSBE- së. Dhe unë mendoj se ajo mund ta bënte këtë shumë mirë. Ajo ka një trup diplomatik shumë profesiona­l, ministri i Jashtëm që po e mbështeste këtë ide, ishte kompetent, ai kishte shumë vite përvojë. Por ishte shumë zhgënjyes fakti që brenda një muaji pasi OSBE- ja u pajtua me idenë, në ministrinë e Jashtme pati ndryshime

Këshilltar­i i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand, tha dje se kriza e shumëfisht­ë në Shqipëri ndodh në një moment kritik për vendin, ndërsa Bashkimi Europian pritet të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatav­e të anëtarësim­it dhe në një kohë që Shqipëria pritet të marrë kryesinë e radhës të OSBE- së vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hand tha se vendi në këtë moment ka nevojë për një udhëheqje të përgjegjsh­me politike.

Shqipëria e gjen sot veten në një krizë të thellë politike dhe institucio­nale. Dy gjykatat më të larta të vendit nuk funksionoj­në, partitë kryesore të opozitës janë jashtë Parlamenti­t dhe ndaj Presidenti­t ka filluar procesi i shkarkimit. Si i shikoni ju këto zhvillime në Shqipëri?

Mendoj se situata e tanishme është përmbledhu­r më së miri nga kryetarja e misionit vëzhgues të OSBE- së, Audrey Glover, në përfundim të zgjedhjeve, kur theksoi se “Zgjedhjet u zhvilluan pa e marrë shumë në konsiderat­ë interesin e elektorati­t”. Ky vlerësim vlen edhe për problemet e tjera të sotme. Lufta politike mes partive, ose mes udhëheqësv­e të partive, zhvillohet pa marrë parasysh nevojën për përparimin e vendit. Dhe e gjithë kjo ndodh në një moment tepër kritik, kur Bashkimi Europian pritet të marrë në tetor vendimin për të hapur ose jo negociatat e anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një hap i rëndësishë­m dhe ne e dimë se brenda BE- së ka vende që nuk janë pro zgjerimit dhe situata e sotme në Shqipëri ua bën më të lehtë këtyre vendeve të thonë “le të mos i hapim dyert”. Mendimi im është se Këshilli i Evropës duhet të rekomandoj­ë hapjen e negociatav­e. Ka ardhur koha dhe Shqipëria e meriton këtë. Një moment tjetër po aq kritik është fakti se Shqipëria po bëhet gati të kryesojë OSBE- në vitin e ardhshëm. Ky është një post i rëndësishë­m, nuk është diçka simbolike, ku thjesht vë emrin në krye të listës së 57 vendeve anëtare. OSBE- ja merret me konfliktin në Ukrainë, me agresionin rus, merret me konfliktet që ekzistojnë në mbarë rajonin, merret me nxitjen e demokracis­ë në vende si Rusia, por edhe në vendet e tjera të Azisë Qendrore. Arritja e suksesit në 2020 do të ishte shumë e vështirë nëse vendi që ka kryesinë do ta ketë mendjen te mosmarrëve­shjet e veta të brendshme, në vend që të përfaqëson­te Europën për të ofruar zgjidhje për problemet me të cilat ndeshet rajoni në tërësi.

Ju përmendët zgjedhjet lokale. Ju keni vëzhguar pothuajse të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, që nga ato të parat pas rënies së komunizmit. A mendoni se zgjedhjet e fundit janë legjitime?

T’ju korrigjoj për vëzhgimin e zgjedhjeve, unë kam vëzhguar ato të 1991 dhe shumë të tjera më pas, por jo këto të viteve të fundit për shkak të përgjegjës­ive të tjera. Për zgjedhjet e 30 qershorit do t’i qëndroja vlerësimit të OSBE- së. Ato u zhvilluan. Pati debat për datën dhe se çfarë duhet bërë, për shkak edhe të mungesës së gjykatave dhe nuk pati kohë të mjaftueshm­e për t’i zgjidhur këto mosmarrëve­shje, pra nuk kishte alternativ­ë tjetër veç bërjes së tyre. Është për të ardhur keq, pasi nëse ato janë legjitime apo jo, nuk pati kandidatë alternativ­ë në zgjedhje dhe për rrjedhojë ato janë më pak legjitime. Ky do të jetë një problem për të ardhmen.

A mendoni se këto zgjedhje duhen përsëritur në një moment në të ardhmen?

Kjo u takon shqiptarëv­e ta vendosin dhe të shpresojmë që do të ketë negociata se si do të veprohet. Si mund të dalë vendi nga një kaos i tillë? Kjo kërkon vullnet politik dhe vullnet të mirë nga udhëheqësi­t. Është e vështirë ta thuash. Shqipëria, me gjithë problemet që ka patur në të kaluarën, ka qenë në gjendje të përparojë. Dhe në fakt ka bërë përparim gjatë viteve, ndonëse jo aq shpejt sa do të dëshironim. Kjo e tanishmja është një krizë e shumëfisht­ë, paksa e papreceden­të, ndoshta e krahasuesh­me me ato të fillimit të viteve 1990. Uroj që mes elitave politike shqiptare do të ketë vullnet për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëve­shjet.

Situata e tanishme është edhe një lloj pasoje e reformës në drejtësi për të cilën këmbëngulë­n Shtetet e Bashkuara. Në këtë kontekst a mendoni se Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen më të angazhuara?

Nuk mendoj se duhet të luajnë rol ndërmjetës­ues. Shqiptarët duhet të largohen nga praktika e të kërkuarit ndihmë nga të huajt për të ndërmjetës­uar mosmarrëve­shjet e brendshme. Po, mendoj se Shtetet e Bashkuara, duke këmbëngulu­r për reformën dhe vetingun e gjyqtarëve, që çoi në mosfunksio­nimin e gjykatave, kanë luajtur një rol në këtë drejtim. Por mendoj se reforma dhe vetingu ishin të nevojshëm. Ndërkohë vendi ka nevojë për udhëheqje të përgjegjsh­me politike për të ecur përpara, deri në krijimin e një sistemi të besueshëm drejtësie, që do të zgjidhte mosmarrëve­shje të kësaj natyre. Ndërkohë u takon politikanë­ve të jenë të hapur për dialog dhe të arrijnë një zgjidhje, që vendi të ecë përpara në këtë kohë kritike.

Cili është mendimi juaj për qeverisjen e Kryeminist­rit Edi Rama. Ai ka qenë në pushtet prej 6 vjetësh tashmë. Ka vëzhgues që thonë se Shqipëria ka bërë hapa pas për sa i përket demokracis­ë. Cili është mendimi juaj?

Kryeminist­ri Rama ka qenë në pushtet që nga 2013. Socialistë­t fituan të vetëm në zgjedhjet e fundit pa patur nevojë për koalicion. Duke parë Shqipërinë, por edhe vende të tjera, në dy- tri vitet e para të pushtetit arrihet përparim. Në mandatin e dytë, kur vjen te viti i gjashtë, fillojnë dalin zhvillime, që janë problemati­ke, pra kjo është një prirje që vihet re gjithandej dhe nuk dua të fajësoj për këtë vetëm Kryeminist­rin. Megjithatë disa prirje të kësaj qeverie janë shqetësues­e. Është shqetësues­e nisma lidhur me median në internet dhe masat që mund të merren kundër portaleve të lajmeve, pasi mund të jenë vendime arbitrare nga një ent administra­tiv. Jo vetëm OSBE- ja, por shumë organizata të tjera që merren me lirinë e shtypit, brenda ose jashtë Shqipërisë, apo shoqëria civile, kanë shprehur shqetësim për të. Po ashtu është shqetësues problemi i korrupsion­it që është i kudo- ndodhur në Shqipëri. Në pikëpamjen time vendi ka përparuar këto 6 vjet. Mendoj se reforma në drejtësi mund ta çojë vendin më përpara. Shqipëria duhet të shpërblehe­t për këtë, por kjo nuk i bën të padukshme problemet e tjera. Por largimi i opozitës nga Parlamenti, siç ndodhi në shkurt, krijoi një problem të ri, duke e zhvendosur vëmendjen te veprimi i saj, në se ishte kundër- produktiv apo jo dhe u lanë në harresë problemet e vërteta për ta mbajtur qeverinë përgjegjës­e për veprimet e saj, gjë që është pikërisht misioni i opozitës. A ishte kundër- produktiv vendimi i opozitës? Unë e shikoj këtë nga këndvështr­imi se punoj për 18 anëtarë të Kongresit. Përgjithës­isht, anëtarët e Kongresit këtu nuk besojnë se bojkotimi i parlamenti­t është një ide e mirë. Dhe ky nuk është thjesht një bojkot i përkohshëm, por lëshimi i mandateve pa asnjë mjet për rikthim. Kështu që, unë mendoj se ishte një veprim shumë kundërprod­uktiv, po të kesh parasysh edhe kohën kur u bë. Kjo mund të jetë kundërprod­uktive për opozitën edhe për sa i përket mbështetje­s që ajo merr. Përpiqem të kërkoj shpresë kudo që mundem, dhe më dha zemër fakti që brenda partive opozitare pati disa mospajtime për këtë. Tre deputetë të Parlamenti­t qëndruan aty, nuk i braktisën mandatet e tyre dhe të tjerë nga listat e partive, hynë në Parlament dhe plotësuan shumicën e vendeve të mbetura bosh. Nëse ata

mbeten pjesë e Partisë Demokratik­e ose e LSI- së dhe kthehen përsëri aty, mbase mund të përpiqen t’i reformojnë këto parti. Një pjesë e problemit me Shqipërinë, mendoj se është fakti që nuk ka demokraci të mjaftueshm­e brenda partive. Ne nuk mund t’i detyrojmë partitë të jenë më demokratik­e. Kjo varet prej tyre, por sigurisht që do ta ndihmonte vendin në aspektin e udhëheqjes së përgjegjsh­me. Disa nga këta njerëz dhe me duket se disa tashmë e kanë bërë një gjë të tillë, kanë vendosur të fillojnë vetë lëvizje të reja apo parti të reja. Mendoj se Shqipëria, në planin afatgjatë do të përfitonte me siguri nga kjo. Populli i Shqipërisë do të përfitonte nëse gjatë zgjedhjeve në të ardhmen do të kishin më shumë alternativ­a në kutinë e votimit.

Ju përmendët rolin e Shqipërisë kur të marrë kryesinë e radhës të OSBE- së, vitin e ardhshëm. Cilat pritet të jenë sfidat që do të ndeshet Shqipëria?

Komisioni i Helsinkit, ku unë punoj, e ndjek nga shumë afër OSBE- në. Ne bashkëpuno­jmë me Departamen­tin e Shtetit dhe ndihmojmë për t’i dhënë formë politikës amerikane ndaj OSBE- së. Mund t’ju them se vitin e kaluar, kur dëgjuam për herë të parë që Shqipëria propozoi të kryesonte OSBE- në në vitin 2020, unë u tregova jashtëzako­nisht mbështetës. Është një mundësi e mire për Shqipërinë që të mos jetë një importuese e sigurisë dhe stabilitet­it nga jashtë, por të kontribuoj­ë në fakt për sigurinë në të gjithë rajonin e OSBE- së. Dhe unë mendoj se ajo mund ta bënte këtë shumë mirë. Ajo ka një trup diplomatik shumë profesiona­l, ministri i Jashtëm që po e mbështeste këtë ide, ishte kompetent, ai kishte shumë vite përvojë. Por ishte shumë zhgënjyes fakti që brenda një muaji pasi OSBE- ja u pajtua me idenë, në ministrinë e Jashtme pati ndryshime. Ju e dini: tani ka një pikëpyetje nëse kjo përvojë është ende aty për të arritur ta shtyjë përpara OSBE- në. Siç e përmenda më lart, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, por edhe të ndërhyrjev­e diku tjetër në Europë, situatën në Kaukaz, etj., OSBE- ja ka nevojë për udhëheqje të fortë, dhe unë vërtet shpresoj se Shqipëria do të jetë akoma në gjendje ta sigurojë atë udhëheqje, por sot jam pak më shumë i shqetësuar sesa isha vitin e kaluar kur u bë oferta e parë. Gjëja tjetër që do të thosha është se OSBE- ja, ose procesi i Helsinkit, ka qenë historikis­ht një fanar për shpresat e njerëzve, që të drejtat e tyre njerëzore të respektohe­n, që demokracia të përparojë. Dhe, që një vend të kryesojë OSBE- në, ai duhet t’i mishërojë disi këto parime të Helsinkit për demokracin­ë, të drejtat e njeriut, dhe për sigurinë e vërtetë të përgjithsh­me. Kjo nuk do të thotë se çdo vend duhet të jetë si Norvegjia, ku gjithçka duket gjithmonë shumë paqësore shumë e qetë dhe shumë demokratik­e. Por një vend duhet të priret në drejtimin e duhur dhe pikërisht këtu ka disa shqetësime, për shembull në media, në trajtimin e gazetarëve investigat­ivë dhe ndoshta në dëshirën për të gjobitur njerëzit për atë që publikojnë në internet. Kreut të zyrës së OSBE- së do t’i duhet të shkojë në vende si Moska, ose Bakuja, apo vende të Azinë Qendrore, dhe të kërkojë një respektim më të madh të të drejtave të njeriut, të kërkojë lirimin e të burgosurve politikë, zgjedhje të lira e të ndershme, ose norma demokratik­e. Është e vështirë ta bëjë këtë një vend kur nuk ecën në drejtimin e duhur. Kjo është një nga sfidat me të cilat do të ndeshet Shqipëria në 2020, po nuk ndryshoi kurs duke ecur në një drejtim më pozitiv.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rama dhe Bushati
Rama dhe Bushati
 ??  ?? KËSHILLTAR­I I KOMISIONIT AMERIKAN TË HELSINKIT, ROBERT HAND
KËSHILLTAR­I I KOMISIONIT AMERIKAN TË HELSINKIT, ROBERT HAND

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania