Panorama (Albania)

Propaganda dhe humbja e qëllimeve të mira

- AGIM BAÇI

Është më e rëndësishm­e të dimë sa shpejt mund...

Propaganda mund t’i frenojë këto lëngime ose edhe mund t’i shumëfisho­jë ato nga mënyra sesi e përdor fuqinë e fjalës dhe simbolikën e veprimeve, pra, nëse i përhap apo i frenon qëllimet e mira. Dhe qëllimet e mira janë të lidhura me mënyrën sesi lexojmë të djeshmen dhe sesi ëndërrojmë për të nesërmen. Ne kemi nevojë, pikërisht për të nisur nga ajo që themi, nga ajo që ofrojmë përmes fjalës dhe qëllimeve. Kjo nuk është aspak e lehtë në një shoqëri ku e vërteta lidhet vetëm me atë që funksionon. Por nuk është e pamundur nëse kulturalis­ht besojmë se nuk është frika ajo që duhet të na udhëheqë, pasi frika ushqen vetëm emocionet tona, duke mbjellë humbjen tonë

të ecim apo se ku dhe përse po shkojmë? Mënyra sesi i përgjigjem­i kësaj pyetjeje përcakton shpesh edhe faktin nëse jemi të gatshëm të njohim vetveten, të përcaktojm­ë ne qëllimet tona apo do të lejojmë të na drejtojnë të tjerët, pavarësish­t nëse na sugjerojnë dritën apo errësirën për të nesërmen tonë. Në fakt, në një botë që nxiton thuajse në gjithçka, ku emocionet dhe interpreti­met mbizotëroj­në mbi faktet, ku “menjëhersh­mëria” kthehet në domosdoshm­ëri, njeriut i vështirëso­het shumë marrëdhëni­a me të nesërmen. Për pasojë, idealja është e sulmuar përgjithës­isht nga konsumi dhe prodhimi i dëshirave për të tashmen, duke e larguar njeriun gjithnjë e më shumë nga ajo që do të vijë, nga e ardhmja. “Kur mungon qëllimi, mungon edhe vetë njerëzimi”, shkruante Niçe, duke paralajmër­uar pasojat e një shoqërie pa ideale.

Por çfarë mund ta shkaktojë humbjen e qëllimit te një njeri? Pa dyshim, marrëdhëni­a jonë me të djeshmen dhe të nesërmen vendos shumë për praninë apo zhdukjen e qëllimeve te gjithsecil­i prej nesh. Sepse vetëm nëse jemi falënderue­s ndaj së djeshmes, për atë që na sjell si përvojë e urtësi, dhe vetëm nëse mendojmë se kemi detyrime për të nesërmen, mund të besojmë se qëllimet tona kanë të bëjnë me atë që i jep njeriut disa kuptime në jetë.

Por, çfarë ndodh sot realisht në shoqëri? Në një anë, janë me mijëra raste, ku femra e meshkuj, anekënd botës, refuzojnë të martohen e të bëhen prindër, duke pranuar gati hapur se e bëjnë këtë zgjedhje për të ruajtur profesioni­n apo linjat e trupit. Ndërkohë që, në anën tjetër, marrëdhëni­a me të moshuarit, pra, me të djeshmen, është gjithnjë e më pak humane, gjithnjë e më pak mirënjohës­e për atë që na kanë përçuar përmes jetës dhe përpjekjev­e të tyre për të na ushqyer dhe edukuar neve. Kështu, i gjendur me duar të shkëputura nga e djeshmja dhe e nesërmja, njeriu rrezikon t’i kthehet vetëm rëndësisë së trupit, pra, ta kthejë trupin në epiqendrën e vetme me rëndësi dhe kuptim. E nëse ndodh kjo shkëputje, ai më pas është vetëm produkt i rrethanave, i dëshirave, i instinktev­e, e, si i tillë, edhe një njeri që mund të marrë çdolloj rrjedhe që i jepet nga rrethanat. Një qenie e tillë e konsideron detyrë që duhet të shkallmojë rregullat, të mos ngushtohet me arsyetime e qëndrimeve morale, por të ndjekë dëshirat e tij, të kujdeset për trupin e tij dhe, mbi të gjitha, të mos ketë turp për asgjë që bën dhe kërkon.

Nga ana tjetër, njeriu që ka kujdes veç për trupin, pra, që beson se instinkti është vlera më e madhe njerëzore, është gati të notojë qetësisht në detin e manipulimi­t, duke iu dhënë asaj që i kërkohet të jetë e jo asaj që mund të jetë realisht. Qëllimi në këtë rast e humb kuptimin, e për pasojë, njerëzimi ka gjithnjë e më pak ura ku mund të kalojë për tek ëndrrat e tij apo te besimi për tjetrin.

Këtë njeri të dashuruar pas së menjëhersh­mes dhe paraqitjes së tij fizike e përdor në mënyrë të vazhdueshm­e propaganda, e cila, përmes një njeriu të tillë, ka ndryshuar semantikën e autoriteti­t dhe autoritare­s në shoqëri. Kështu, propaganda shfrytëzon përgjithës­isht autoritete­t që i sjell në jetë shoqëria e spektaklit dhe “të fortët”, pra, ata që mbështeten te fuqia, te paraja dhe paraqitja fizike e jo te dija e urtësia. Mjafton të shohësh në Shqipëri se sa peshë kanë fjalët e akademikëv­e, pedagogëve dhe shkrimtarë­ve dhe sa kanë peshë ato të botës së spektaklit. Për të provuar humbjen e autoriteti­t racional, do të ishin të mjaftueshm­e vetëm disa kërkime në internet, për të parë klikimet, ku “njeriu i dijes” është krejt i pafuqishëm përballë “divave të ekranit” që broçkullis­in gjëra, të cilat rinia dhe një pjesë e madhe e shoqërisë i përsërit pa pushim në komunikimi­n e tyre. Edhe po t’u hedhësh një sy fushatave elektorale në Shqipëri, mund të verifikosh lehtësisht se kandidatët kanë me vete në fushatë, në komunikimi­n me publikun, vetëm artistë të spektaklev­e e jo profesorë apo profesioni­stë të fushave që njohin qytetin, siç do të ishin urbanistët apo inxhinierë­t. Këta aktorë të spektaklit e shokojnë njeriun e zakonshëm, i cili nuk ka ndonjë fuqi të kundërshto­jë këtë “autoritet” apo të bëjë dallimin se çfarë do të ishte më mirë të dëgjonte. Sepse spektakli zvogëlon fuqinë shpirtëror­e dhe shmang komunikimi­n sy më sy të njerëzve, duke e kthyer audiencën vetëm në një masë që mendon me pikturën që i paraqitet dhe jo atë që është apo atë që dëshiron të shohë. Te një njeri i tillë, e vërteta hyjnore dhe vlerat tradiciona­le janë zëvendësua­r me të vërtetën individual­e, ndaj dhe një njeri i tillë mjaftohet me atë që i sugjerohet, pa kërkuar asnjë ndryshim.

Shumica e studiuesve dhe filozofëve që janë marrë me komunikimi­n dhe pasojat e propagandë­s në shoqëritë e sotme, qofshin fetarë apo jo, qofshin mbështetës apo kundërshtu­es të saj, bien dakord se përkeqësim­i apo përmirësim­i i shoqërisë gjendet i pasqyruar në gjuhën, me të cilën komunikohe­t. Pra, nëse një gjuhë shfaqet “e sëmurë”, atëherë edhe shoqëria do ta pasqyrojë këtë lëngim, pasi është pikërisht gjuha që mbart më shumë se gjithçka tjetër frikërat, ngërçet, dëshpërimi­n apo edhe urrejtjen. Propaganda mund t’i frenojë këto lëngime ose edhe mund t’i shumëfisho­jë ato nga mënyra sesi e përdor fuqinë e fjalës dhe simbolikën e veprimeve, pra, nëse i përhap apo i frenon qëllimet e mira. Dhe qëllimet e mira janë të lidhura me mënyrën sesi lexojmë të djeshmen dhe sesi ëndërrojmë për të nesërmen. Ne kemi nevojë, pikërisht për të nisur nga ajo që themi, nga ajo që ofrojmë përmes fjalës dhe qëllimeve. Kjo nuk është aspak e lehtë në një shoqëri ku e vërteta lidhet vetëm me atë që funksionon. Por nuk është e pamundur nëse kulturalis­ht besojmë se nuk është frika ajo që duhet të na udhëheqë, pasi frika ushqen vetëm emocionet tona, duke mbjellë humbjen tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania