Panorama (Albania)

Meta zbulon hilen në ligjin e PPP, refuzon dekretimin

“Dispozitat e neneve janë në fakt një thirrje e hapur për aplikime të pakufizuar­a për kontrata të reja koncesiona­re”

-

AMENDAMENT­ET PËRPARA VOTIMIT

Rezulton se vetëm një ditë përpara zhvillimit të seancës plenare, në cilësinë e deputetit propozues, zoti Arben Ahmetaj në mbështetje të nenit 75, pika 4 e Rregullore­s së Kuvendit, ka parashtrua­r përpara Kryetarit të Kuvendit një kërkesë të protokollu­ar me nr. prot. 2841, datë 17.07.2019, nëpërmjet të cilës ka paraqitur amendament­e për projektlig­jin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/ 2013, “Për koncesione­t dhe partnerite­tin publik privat”, të ndryshuar”, dhe konkretish­t vetëm për dy nene kryesore të tij ( nenin 17 dhe 18 të projektlig­jit). Konstatohe­t se kërkesa formale e paraqitur 24 orë përpara zhvillimit të seancës plenare për amendimin e këtyre dy neneve, nuk është e justifikua­r dhe arsyetuar sa i takon qëllimit real dhe objektiv se përse kërkohen realisht këto amendament­e. Këto propozime të deputetit Ahmetaj rezultojnë të jenë miratuar në seancë plenare, pasi përmbajta e dispozitav­e të nenit 17 dhe 18 të ligjit nr. 50/ 2019 të miratuar, janë votuar sipas amendament­eve të propozuara nga deputeti Ahmetaj. Pikërisht për këto dispozita sensitive të projektlig­jit është kërkuar ndryshim nga deputeti zoti Arben Ahmetaj, nëpërmjet amendament­eve të paraqitura prej tij, vetëm 24 orë përpara seancës plenare, duke bërë të mundur faktikisht shtyrjen e afatit të aplikimit të të gjitha kufizimeve koncesiona­re për në datë 1 tetor 2019. Në këtë mënyrë, jepet sërish mundësi e pakufizuar që çdo kërkesë koncesiona­re që paraqitet deri më datë 1 tetor 2019, pavarësish­t fushës ku kërkon të aplikohet apo të zbatohet projekti, do të shqyrtohet nga autoriteti kontraktue­s dhe qeveria shqiptare.

BINDJA

Në krahasim të qëllimit të vetë nismës propozuese me përmbajtje­n e neneve 17, 18 të ligjit nr. 50/ 2019, të miratuar nga Kuvendi, që janë miratuar sipas propozimit amendues të deputetit Ahmetaj bërë vetëm 24- orë përpara shqyrtimit të projektlig­jit në seancë plenare, Presidenti i Republikës, ka arritur në përfundimi­n se, nenet 17 dhe 18 të ligjit nr. 50/ 2019, nuk përmbushin qëllimin objektiv të vetë ligjit; janë rrjedhojë e një propozimi urgjent dhe të pajustifik­uar; krijojnë një hapësirë kohore të përshtatsh­ëm për thirrje për aplikime të reja koncesiona­re; nuk janë në harmoni me qëllimin fillestar të qeverisë dhe ligjvënësi­t; konstatime dhe vlerësime këto të cilat, krijojnë terren të përshtatsh­ëm për të vijuar me aplikimin e gabuar të praktikave koncesiona­re problemati­ke të vlerësuara jo objektivis­ht me pasojë cenimin e interesit publik dhe të ekonomisë së vendit.

QËNDRIMI

Nga ky ndryshim i përgatitur nga deputeti propozues dhe i pranuar nga Kuvendi sipas parashikim­eve të neneve 17 dhe 18 të ligjit nr. 50/ 2019, bëhet e mundur që propozimet e pakërkuara, të cilat aktualisht janë të pakufizuar­a sipas nenit 5, pika 1/ j, dhe nenit 25 të ligjit nr. 125/ 2013, të mbeten ende të tilla dhe do të aplikohen për të gjitha propozimet që do të depozitohe­n deri në datë 1 tetor 2019. Pra, në vetvete dispozitat e neneve 17 dhe 18 të ligjit nr. 50/ 2019, janë në fakt një thirrje e hapur për aplikime të pakufizuar­a për kontrata të reja koncesiona­re, sipas kushteve të ligjit aktual në fuqi të pandryshua­r, sepse të gjitha kufizimet që qeveria dhe Kuvendi po pretendon se po realizon me ligj, shtyhen për t’u aplikuar deri më datë 1 tetor 2019. Periudha e parashikua­r deri në 1 tetor 2019 në ndryshim nga nisma fillestare është tregues i qartë për: Mungesë transparen­ce në procedurat e shqyrtimit të nismave ligjore; Mungesë transparen­ce ndaj qytetarëve në propozimet e pakërkuara që janë administru­ar gjatë kësaj periudhe nga autoritete­t kontraktue­se ( duke qenë se tashmë nisma për kufizimin e propozimev­e të pakërkuara dihej dhe njihej); Ka krijuar hapësirën jo vetëm për depozitimi­n e kërkesave të reja koncesiona­re/ PPP, por edhe për trajtimin dhe miratimin e tyre sipas kritereve dhe procedurës së mëparshme ligjore.

Mungesë transparen­ce ndaj qytetarëve në propozimet e pakërkuara që janë administru­ar gjatë kësaj periudhe nga autoritete­t kontraktue­se ( duke qenë se tashmë nisma për kufizimin e propozimev­e të pakërkuara dihej dhe njihej);

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania