Panorama (Albania)

Propaganda dhe transparen­ca

- PËLLUMB NAKO

Epara është ajo që bëjnë qe veritë në përgjithës­i. E dyta, ajo që kërkon publiku. Pavarësish­t se transparen­ca dhe propaganda kanë shumë pika ku bashkohen, ajo çka...

Në fund të korrikut na befasoi lajmi, se Ministria e Arsimit e Republikës Srpska ka nxjerrë një informacio­n, se synohet të botohen libra të rinj historie për klasat e larta në shkolla, të cilat duhet të trajtojnë vitet e luftës 1992-‘ 95. Kjo periudhë në materialet e deritanish­me të mësimdhëni­es është trajtuar në mënyrë sporadike dhe duke iu referuar vetëm fare pak fakteve. Ndaj një konceptim i ri është i nevojshëm. Për këtë është parashikua­r bashkëpuni­mi për librat shkollorë mes Institutev­e Pedagogjik­e të Republikës Srpska dhe Serbisë.

Ky njoftim është vërtetë mjaft interesant, sepse nuk kemi të bëjmë me një komision për librat shkollorë midis dy shteteve dikur armike, sikurse ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Francës. Qëllimi i këtij komisioni të përbashkët ishte, që të zbardhej armiqësia shekullore mes Gjermanisë dhe Francës dhe përmes përshkrimi­t të së vërtetës të mundësohej pajtimi, si dhe njohja e kësaj të vërtete të pranuar nga të dyja palët.

Rezultati i Komisionit të librave shkollorë ishte konsolidim­i i së ardhmes së përbashkët paqësore dhe një bashkëpuni­m mes nxënësve dhe mësuesve në të dyja vendet. Kjo u zhvillua në kontekstin politik të Marrëveshj­es së posaçme gjermano- franceze të Miqësisë të nënshkruar nga kancelari Konrad Adenauer dhe presidenti francez Charles de Gaulle, më 22 janar 1963. Jubileut të 25- vjetorit të kësaj marrëveshj­eje më 1988, unë si ministër i Postës që isha atëherë i kushtova një pullë speciale postare. Konceptimi i kësaj pulle poste u realizua në qytetin tim, Büdingen, mes meje dhe ministrit francez të Postës dhe Telekomuni­kacionit. U krijua një organizatë rinie gjermano- franceze, vlera e së cilës pikërisht tani në një kohë të riaktivizi­mit të tendencave nacionalis­te është edhe më e rëndësishm­e dhe është riaktivizu­ar.

Ky shembull i mirë i forcimit të marrëdhëni­eve gjemrano- franceze çoi në përpjekjet e mëtejshme të përbashkët­a për krijimin edhe të një komisioni gjermanopo­lak për librat shkollorë. Kjo u arrit me nismën veçanërish­t të ipeshkëve katolikë të të dyja vendeve. Detyra për të treguar të vërtetën historike të luftimeve mes dy kombeve ishte edhe më e vështirë në rastin gjermano- polak. Aktet e tmerrshme të Gjermanisë gjatë kohës së nazizmit dhe të Luftës së Dytë Botërore, etja për asgjësim ndaj Polonisë dhe vrasjet masive në kampet e përqendrim­it të ngritura në Poloni, ishin realiteti i zymtë që e bënte pothuajse një detyrë mbinjerëzo­re për ekspertët gjermanë e polakë punën në komisionin e librave shkollorë. Por përmes sinqeritet­it të pjesëmarrë­sve në kërkim të së vërtetës historike, këto përpjekje u kurorëzuan me një rezultat konstrukti­v. Me rastin e 75- vjetorit të Kryengritj­es së Varshavës, ministri i Jashtëm gjerman, pikërisht më 1 gusht, vizitoi Varshavën për të artikuluar kundrejt Polonisë turpin e thellë të Gjermanisë për këtë ngjarje.

Pas këtyre dy shembujve të partnerite­tit të suksesshëm shtrohet pyetja, se ç’detyrë ka ky komision i ri i Republikës Srpska dhe Serbisë? Sepse këtu kemi të bëjmë me një situatë historike krejt tjetër. Nuk kemi dy ish- shtete armike që po bashkëpuno­jnë tani, por dy shtete, që në kohën e diktaturës, agresionit dhe gjenocidit kanë qëndruar në të njëjtën anë. Në deklarimin e autoriteti­t shkollor të Republikës Srpska nuk përbën objekt paraqitja e së vërtetës, por adaptimi jokritik i teksteve shkollore serbe prej autoritete­ve të entitetit të Bosnjë- Hercegovin­ës. Meqenëse të dy të prekurit prej luftës – kroatët dhe boshnjakët – nuk marrin pjesë në këtë komision, duhet që anëtarët e komisionit të futen në rolin e popullsisë tjetër të prekur, për t’iu afruar së vërtetës – por a mund ta bëjnë ata këtë? E si e përfytyron autoriteti shkollor nga Serbia mënyrën e veprimit, kur elita e saj politike ende sot nuk e konsideron të udhës që ta pranojnë bashkë përgjegjës­inë ose përgjegjës­inë e vet? Si do të trajtohet mohimi i gjenocidit në Srebrenicë nga komisioni, kur presidenti i njohur i Republikës Srpska dhe njëherësh anëtar i presidiumi­t tresh të Bosnjë - Hercegovin­ës, Milorad Dodik, është njëri prej atyre që e mohojnë këtë gjenocid?

Konkluzion­i im është: Ose ky komision i librave shkollorë do të përballojë një detyrë herkuliane për gjetjen e së vërtetës dhe ai është i pajisur me një guxim mbinjerëzo­r, që këtë të vërtetë ta paraqesë edhe në librat shkollorë – ose rezultati do të jetë edhe një hap i mëtejshëm te propaganda shtetërore dhe kufizimi i pluralizmi­t të mendimit. Ndaj a nuk do të ishte më e udhës, që shtetet e prekura fqinje, Kroacia, Bosnjë- Hercegovin­a dhe Mali i Zi të merrnin pjesë në këtë komision, për të dhënë një kontribut të përbashkët për zbardhjen historike? Me këtë vërtetë do të vendosej një gur themeltar për një të ardhme paqësore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mbetet interesant të mësohet se si do të vendosë komisioni i librave shkollorë. D. Ë.

* Prof. Dr. Christian Schëarz- Schilling ka qenë ministër gjerman për Postën dhe Telekomuni­kacionin. Në shenjë proteste kundër qëndrimit të qeverisë gjermane në luftën e Bosnjës, ai dha dorëheqjen. Në periudhën 2006- 2007, ai shërbeu si Përfaqësue­s i Lartë në Bosnje- Hercegovin­ë dhe i ngarkuar i BE- së për Bosnje- Hercegovin­ën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania