Panorama (Albania)

Zyrtari i OSBE në Teatër: Jam tifoz i objekteve klasike të Tiranës

Budina: “Nuk është e thjeshtë, s’kemi as ujë, as drita. Është një punë që kërkon shumë sakrificë”

-

Djemtë e Lec Shllakut s’bien dakord për Teatrin. Shkrimtari Primo Shllaku ka mbështetur që në krye të herës protestën për ruajtjen e godinës, duke firmosur kundër shembjes, ndërsa aktori Bruno kërkon një teatër të ri.

Pas këngëtares Elina Duni, e cila mbështeste kolegët në protestë dhe të atit regjisor, Spiros, që është për një godinë të re në territorin ekzistues, ky është rasti i dytë, i evidentuar për më tepër edhe nga Kryeminist­ri Edi Rama, kur artistët në një familje e mendojnë ndryshe çështjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimen­tal “Kujtim Spahivogli”. Më herët, Primo Shllaku është prononcuar, duke rrëfyer se dëshira e të atit, aktor e regjisor i njohur si dhe themelues i teatrit “Skampa”, do të ishte që ai të qëndronte në krah të kolegëve. “Bota është e bukur edhe në sajë të larmishmër­isë së mendimeve, por unë nuk e shes, as nuk e blej atë që mendoj. Në qoftë se dikush, vëllai, gruaja apo fëmija im kanë një interes tjetër, unë jam me këta, që e duan gjallë Teatrin”. Shkrimtari është shprehur se tempujt duhen ruajtur dhe sipas tij, edhe teatri është i tillë. Në lidhje me Brunon, mund të them se nuk është po- ja e tij që e prish, është jo- ja ime që e prish. Ekziston një e tanë, e cila mund të vendosë!”, ka thënë shkrimtari. Ndërsa Bruno është shprehur se kërkon një teatër të ri, por pa u cenuar territori për qëllime të tjera. “Jam dakord që Teatri i Ri të fillojë punën një orë e më parë dhe madje kam besim absolut tek arkitekti, që do vërë dorë në teatër”, ka thënë aktori. TEATRI/ KOMBËTARË

APO NDËRKOMBËT­ARË, SPECIALIST­ËT TË

SHPËRFILLU­R Prej një viti e gjysmë, specialist­ët e trashëgimi­së kulturore janë munduar të ndalojnë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimen­tal “Kujtim SPahivogli”, përmes argumentev­e teknike dhe historike. Krahas 77 arkitektëv­e vendës, që firmosën për të garantuar restaurimi­n e godinës, në vesh të shurdhët ranë edhe thirrjet e personalit­eteve të artit e kulturës. Me mospërfill­je u trajtuan edhe 2 letrat e organizata­ve prestigjio­ze ndërkombët­are si “Europa Nostra” dhe “Docomomo Internatio­nal”, të cilat i kërkuan Kryeminist­rit Rama të heqë dorë nga shembja e godinës, duke e konsiderua­r si një shembull të shkëlqyer të arkitektur­ës moderne italiane e si të vetmen ndërtesë të këtij lloji në vendin tonë. Po të njëjtën këmbëngulj­e, Kryeminist­ri Rama ka reflektuar edhe për sa i përket projektit të danezit Bjarke Ingels. Ndërkohë që gara për projektin e teatrit të ri është e hapur deri në 19 shtator, në rrjetet sociale vërehet se Kryeminist­ri lë pak hamendësim­e rreth arkitektit fitues e studios së projektimi­t. “Do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar, i cili, përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitektur­ës bashkëkoho­re, falë talentit të arkitektit të famshëm danez, Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjio­ze ‘ BIG’”, shprehej Rama, afro një muaj e gjysmë para përfundimi­t të konkursit. Projekti që Kryeminist­ri reklamon në rrjetet sociale, është i njëjti që u prezantua publikisht vitin e kaluar e që u konsiderua si plagjiatur­ë për ngjashmëri­në me projektin e studiueses ukrainase “Forma”, fitues të çmimit të tretë në konkursin për Operën e Busanit në Korenë e Jugut. Përpos këtyre, Rama hasi në kundërshti­në e arkitektëv­e edhe për shkak të intensitet­it të objektit të propozuar. Emra në zë, si Maks Velo, Artan Raça apo Arben Biçoku, thanë se intensitet­i i ndërtimit të kësaj godine do të ishte afro 4 herë më i madh se ç’propozohet në gjithë pjesët e tjera qendrore të Tiranës. SHFQJE SI PROTESTË, I PRANISHËM DHE

ZËVENDËS AMBASADORI I OSBE ROBERT WILTON Artistët dhe qytetarët vijojnë protestën me art. Muzikë, poezi e shfaqje në Teatrin Kombëtar. Sipas regjisorit Robert Budina, kjo është mënyra e duhur që kjo godinë të jetojë. Mbrëmjen e djeshme, nga Kosova, në shenjë solidarite­ti, Arlinda Morina dhe Labinot Raci me trupën e aktorëve vunë në skenë shfaqjen “Kanuni i gruas”. Një shfaqje- protestë për nëpërkëmbj­en që i bëhet gruas dhe për vlerat që ajo duhet të marrë në shoqëri. “Nuk është e thjeshtë për t’i realizuar të gjitha këto. S’kemi as ujë, as drita. Është një punë që kërkon shumë sakrificë. Është një tjetër shfaqje e mundimshme, pas shfaqjes”, tha Budina. Të tjerë kolegë nga rrethet i janë bashkuar protestës, si këngëtarja operistike Loreta Kosho nga Kolonja, e cila tregoi gjatë protestës se kur pa dhunën e ushtruar nga Policia ndaj kolegëve dhe qytetarëve në 24 korrik ndjeu se duhet të ishte në krah të tyre.

Gjatë mbrëmjes, tërhoqi vëmendjen edhe prania e shkrimtari­t dhe zëvendës ambasadori­t të OSBE në Shqipëri Robert Wilton, i cili ishte i ulur mes publikut. Ndryshe nga herën e shkuar, spektatorë­ve nuk iu desh të ndiznin celularët, pasi “gardianët” kishin improvizua­r ndriçimin e sallës “Kadri Roshi”. ZV. AMBASADORI Në fund të performanc­ës, zv. ambasadori i OSBE- së është prononcuar për mediat lidhur me mesazhin e fortë që shfaqja përcjell. “‘ Kanuni i femrave’ ka qenë një shfaqje e mahnitshme për mua, shumë interesant­e, me një peshë shumë të fortë. Ruante rrënjë shumë të forta të kombit dhe trajtonte rolin e grave për sa i përket Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ka qenë diçka tepër kontrovers­e dhe prekëse. Madje, edhe sot, në botën tonë moderne, jemi duke u ballafaqua­r me mungesën e të drejtave të grave, me ngacmimet ndaj grave. Pra, kurrë nuk është vonë për të reflektuar, në një mënyrë aq të fortë, aq artistike, për këtë çështje”, ka thënë ai. Diplomati u shpreh se shfaqje kaq të forta i kishte hasur rrallë në teatrot shqiptare. “Shumë e thjeshtë, klasike. Pa ngarkesa në skenografi dhe fustanet e thjeshta, ngjyrat po ashtu. Këto elemente shumë të thjeshta kanë krijuar diçka esenciale dhe shumë të fortë. Secili nga ne duhet të reflektojë rreth performanc­ave të tilla, rolin e gruas në vetvete, për mënyrën sesi shoqëria jonë trajton gratë”. Diplomati u shpreh se vizita e tij në Teatër lidhet me njohjen që ka më një prej performues­eve. “Përgjithës­isht, jam tifoz i kulturës së Shqipërisë, i shqiptarëv­e, edhe për objektet klasikë e elegante të Tiranës. Ishte kënaqësi të isha këtu dhe të shfaqja besimin tim në çështjet esenciale të barazisë gjinore”, u shpreh Wilton.

 ??  ??
 ??  ?? Shfaqja “Kanuni i gruas”, e vënë në skenën e TK nga artistët nga Kosova
Shfaqja “Kanuni i gruas”, e vënë në skenën e TK nga artistët nga Kosova
 ??  ??
 ??  ?? Aktori Bruno Shllaku dhe i vëllai, Primo
Aktori Bruno Shllaku dhe i vëllai, Primo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania