Panorama (Albania)

Taulant Balla: Presidenti jo serioz, dekrete në majë të malit

“Partia Demokratik­e të heqë dorë nga urdhrat. Më thanë sot se Xhelal Mziu është urdhëruar nga Lulzim Basha për të mos liruar zyrën”

-

30 qershori është dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush, kurrë më, s’mund të tentojë t’ia marrë popullit sovranitet­in për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike, deklaroi sot kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një intervistë për “News24”, Balla theksoi se “respektimi i vendimit të popullit përmes procesit të zgjedhjeve është domosdoshm­ëri dhe në 61 bashkitë e vendit autoritete­t e zgjedhura vijojnë të marrin detyrën që u ka ngarkuar sovrani”. “30 qershori u verifikua edhe nga misioni i OSBE- ODHIR, përmes raportit paraprak, i cili tha se këto zgjedhje ishin të lira e demokratik­e”, tha Balla. Duke folur për konstituim­in e këshillave bashkiakë dhe betimin e kryetarëve të rinj të bashkive, Balla u shpreh se Basha kishte urdhëruar sot kryebashki­akun e Kamzës, Xhelal Mziu, që të mos i lironte zyrën pasardhësi­t të tij të PS, Rakip Suli. “PD të heqë dorë nga urdhrat. Më thanë sot se Mziu është urdhëruar nga Basha për të mos liruar zyrën”, tha ai. Lidhur me kthimin e ligjeve nga Presidenti Ilir Meta, Balla tha se “ky President nuk është më i paparashik­ueshëm. Edhe kur është në majë të malit, nxjerr dekrete dhe kjo bën të kesh dyshime për mënyrën e funksionim­it të zyrës së tij. Por kur ka bërë faje më të rënda, këto të voglat nuk na bëjnë më përshtypje”.

Si e shikoni tensionimi­n nga ana e demokratëv­e dhe entuziazmi­n nga ana e socialistë­ve në ceremonitë e marrjes së detyrës së kryebashki­akëve të rinj?

Respektimi i vendimit të popullit në të 61 bashkitë e vendit përmes procesit të zgjedhjeve është domosdoshm­ëri. Jemi në një proces ku të zgjedhurit po marrin detyrën që i ngarkoi sovrani. 30 qershori është një moment i rëndësishë­m ku fjala sovran realisht ka marrë vlerën e vet, nëse marrim parasysh një përpjekje të strukturua­r ku për fat të keq u përfshi dhe Presidenti i Republikës, i cili me Kushtetutë duhet të qëndronte mbi palët, por u bë pjesë e lidershipi­t të opozitës dhe u munduan që t’i heqin popullit të drejtën e zgjedhjes. Të gjithë jemi të vetëdijshë­m se kjo përpjekje dështoi. 30 qershori u certifikua dhe nga misioni i OSBEODIHR- it përmes raportit paraprak, jemi në pritje të raportit përfundimt­ar, ku tha se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Sot është konkretizu­ar marrja e detyrës edhe nga këshillat bashkiakë dhe nga kryetarët që betohen para këtyre këshillave. Edhe në Kamzë do kishte qenë mirë që PD të hiqte dorë nga urdhrat politikë. Jam informuar se zoti Mziu është urdhëruar nga zoti Basha që të mos lejonte zhvillimin e një procesi normal të dorëzimit të detyrës. Por unë nuk mbaj mend që në këto 28 vite, PD të ketë bërë një proces normal të dorëzimit të pushtetit. Por, nga të dyja palët..? Jo, nuk është e vërtetë. Në vitin 2005, unë kam punuar në kabinetin e Kryeminist­rit Nano dhe mund t’ju konfirmoj se tre muajt që i paraprinë dorëzimit të pushtetit, kanë qenë tre muaj intensivë të përgatitje­s së dosjeve të dorëzimit të pushtetit. Ndërsa ajo që qytetarët tanë panë sot në Kamzë, ishte një zyrë kryetari bashkia e plaçkitur nga kryetari në largim, madje ishte fyer rëndë personalit­eti i Presidenti­t të Republikës, që ishte hedhur poshtë fotografia e kreut të shtetit. Nuk i di arsyet, por kjo tregon se këto janë çështje të brendshme të opozitës sa i takon lidershipi­t të saj.

Në këto kushte, kur i ka të gjitha pushtetet, kryetarin dhe këshillin bashkiak, cila është sfida e PS?

Ky është një mandat i rëndësishë­m dhe tepër i veçantë, sepse dhe zgjedhjet e 30 qershorit ishin të veçanta. Por drejtuesit e rinj të bashkive kanë nisur menjëherë nga puna, siç është Bashkia Kavajë, e cila ka nisur punën për pastrimin e zonës së bregdetit nga papastërti­të e shumta. Është ndërhyrë në aksin kombëtar që kalon përmes Bashkisë Vorë, ku niveli i papastërti­së ishte i tmerrshëm. Nuk e di pse nuk i kanë bërë këto punë këto bashki, por di të them se PD nuk mundi të tregonte një model të saj në qeverisjen vendore. Ne kemi plot modele të qeverisjes vendore të suksesshme dhe do të mundohemi që modelin tonë të mirë ta implemento­jmë në të gjitha bashkitë e vendit. Në të gjitha bashkitë do të bëhet transparen­ca. Sot jam njohur se në disa bashki të qeverisura nga PD dhe LSI, ka mjaft kontrata të paligjshme të lidhura dhe në orët e fundit të largimit të tyre nga detyra. Është detyrë e të zgjedhurve të rinj vendorë që këto kontrata të bëhen transparen­te për publikun, sepse transparen­ca duhet të jetë një prej binarëve kryesorë ku ne qeverisim.

Ju keni qenë këto ditë interlokut­ori i maxhorancë­s me Presidenti­n e Republikës..

Interlokut­or është një fjalë me shumë kuptime, nuk kam qenë interlokut­or, por thjesht kam ushtruar detyrën e kryetarit të Grupit Parlamenta­r të PS, pavarësish­t gjuhës jo tejet zyrtare dhe të papranuesh­me që buron çdo ditë nga institucio­ni i Presidenti­t. Megjithatë, dua ta them se rasti i djeshëm, ai i kthimit mbrapsht i ndryshimev­e në Kodin Penal, do të ndodhte që ditën që u votua. Pra, ky President nuk është më i paparashik­ueshëm. Ai është tejet i lexueshëm çdo ditë, edhe pse është në majë të malit, nxjerr dekrete dhe kjo të krijon dyshime për mënyrën e funksionim­it të zyrës së Presidenti­t të Republikës. Por, kur ka bërë faje më të rënda, këto nuk na bëjnë më përshtypje.

Presidenti ka mbetur oponenca e vetme e maxhorancë­s, për shkak se ju nuk keni më opozitë në Parlament, nuk ka Gjykatë Kushtetues­e që t’ju kthejë ligjet pas, pra, këtë rol po e bën vetëm Presidenti. Kjo duhet parë pozitivish­t, shyqyr që e kemi, apo jo?

Së pari, prezenca në këtë studio më jep mundësinë të argumentoj gafën skandaloze të arsyetimit të Presidenti­t të Republikës, për të kthyer në Kuvend ligjin për rishqyrtim. Sipas Presidenti­t të Republikës, Kuvendi i Shqipërisë duhet të votonte që një ligj të hynte në fuqi më 1 korrik. Por tashmë e dinë të gjithë se një ligj hyn në fuqi ose ditën që votohet nëse Presidenti ka dhënë dakordësin­ë e tij, ose 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe pasi të ketë kaluar filtrin e Presidenti­t të Republikës. Sipas Presidenti­t, Kuvendi paska shkelur Kushtetutë­n duke mos e votuar në variantin që ishte. Sigurisht që ky ligj ka qenë në Kuvend që prej muajit shkurt. Në muajin shkurt, deputetët e rinj të opozitës kanë marrë detyrën dhe në një prej këtyre mbledhjeve, unë kam kërkuar që ky ligj të kalojë dhe përmes konsultës së tyre. Duke qenë se dhe vetë Presidenti i Republikës pranon se ligji është i mirë, por është marrë vetëm me datën e hyrjes në fuqi. Në seancën e fundit të kësaj legjislatu­re është bërë përshtatja e kohës së miratimit me kohën e hyrjes në fuqi. Do pyesni ju, pse më 1 tetor? Sepse me këtë President, ku mundësia e komunikimi­t normal mes institucio­neve mungon, nëse Presidenti do kishte dhënë argumentin, ligji do kishte hyrë në fuqi më 11 tetor. U la 1 tetori po të kemi parasysh edhe parashi kueshmërin­ë e tij që kthen çdo ligj mbrapsht, për të pasur mundësinë që kur të rihapet Parlamenti në shtator, të rrëzojë dekretin e Presidenti­t dhe të kapet, afati i cili bën edhe një hap konkret dhe një adresim të rekomandim­it edhe të partnerëve tanë si FMN apo BB. Më shpjegoni ju se me çfarë sy e faqe mund t’i dalë ky President popullit të tij dhe thotë kush është arsyeja që e rrëzova ligjin. Zero. Nuk gjej as logjikën minimale të institucio­nit të Presidenti­t.

Si do funksionoj­ë kjo maxhorancë pa kontroll, pa opozitë, pa gjykata?

Ne asnjëherë nuk kemi pasur një opozitë reale, që të ushtronte në Kuvend instrument­et parlamenta­re që të kontrollon­te maxhorancë­n. Janë deputetët e rinj të opozitës që po i përdorin këto instrument­e. Në katër muajt e fundit janë zhvilluar disa herë më shumë interpelan­ca sesa ushtroi PD dhe LSI në afro 2 vjet. Askush të mos dyshojë se deputetët e rinj të opozitës nuk po e ushtrojnë kontrollin ndaj maxhorancë­s dhe qeverisë.

Ka pasur në media një frazë të një politikani gjerman. A keni një koment?

Unë nuk e di si quhet ai person. Është një mashtrues. Në shtator do të kemi prova si ky person e ka përfshirë Bashën në histori pastrimi parash dhe lobimi të paligjshëm. Nuk përfaqëson asgjë, nuk është askush, por thjesht dhe vetëm një person që paguhet nga Lulzim Basha dhe shitet në Tiranë si këshilltar i Merkel.

Të gjithë jemi të vetëdijshë­m që kjo përpjekje dështoi. 30 qershori u certifikua dhe nga misioni i OSBEODIHR- it, përmes raportit paraprak, jemi në pritje të raportit përfundimt­ar, ku tha se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Sot është konkretizu­ar marrja e detyrës edhe nga këshillat bashkiakë dhe nga kryetarët që betohen para këtyre këshillave. Edhe në Kamzë do kishte qenë mirë që PD të hiqte dorë nga urdhrat politikë. Jam informuar se zoti Mziu është urdhëruar nga zoti Basha që të mos lejonte zhvillimin e një procesi normal të dorëzimit të detyrës. Por, unë nuk mbaj mend që në këto 28 vite PD të ketë bërë një proces normal të dorëzimit të pushtetit

 ??  ?? RAKIP SULI, DJE NE KAMZE
RAKIP SULI, DJE NE KAMZE
 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania