Panorama (Albania)

Bie Kamza, Rakip Suli ulet në vend të Xhelal Mziut

Basha: Për dhunën hajdutëror­e, të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit

- ERVIN KOÇI

Bashkia e Kamzës, një nga bastionet e Partisë Demokratik­e, dje kaloi në administri­min e Rakip Sulit, socialisti që mori mandatin e kryebashki­akut pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Futja e Sulit brenda ambienteve të Bashkisë së Kamzës nuk ishte një mision i lehtë për socialistë­t, pasi hasën në oponencën e demokratëv­e.

BETIMI Ceremonia e Betimit të Këshillit të Ri bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit u thirr nga Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, në ambientet e Shkollës “Ibrahim Rrugova” në qendër të Kamzës. Kjo pasi demokratët nuk pranuan rotacionin e bashkisë dhe lejimin e betimit të Këshillit të ri Bashkiak të Kamzës brenda ambienteve të bashkisë. Pas betimit të Këshillit, radha i erdhi Rakip Sulit që tani më është edhe kryebashki­aku i ri i Kamzës. Kjo ceremoni nisi në mesditën e djeshme dhe përfundoi brenda disa minutave. Më pas, gjithçka mbeti pezull. Socialistë­t kishin parashikua­r të njëjtin skenar siç ndodhi në disa bashki që më parë ishin drejtuar nga PD si Devolli, Kavaja etj. Ata pritën orën 16: 00 kur është edhe orari zyrtar i punës për administra­tën për futjen e tyre brenda Bashkisë së Kamzës.

“MARRJA E KËSHTJELLË­S” Pas tri orë pritjeje, socialistë­t iu drejtuan godinës së Bashkisë së Kamzës duke tentuar për t’u futur brenda saj. Gjatë ditës së djeshme shumë simpatizan­t të Partisë Demokratik­e dhe të ish- kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, qëndruan përpara ambienteve me pankarta në duar duke akuzuar PS se po uzurpon një pushtet vendor nëpërmjet një kryebashki­aku të dalë nga zgjedhje ilegjitime. Socialistë­t nga ana e tyre treguan durim dhe në orën 16: 05 ata shkuan te dera e bashkisë për t’u futur brenda. Por porta kryesore ishte e mbyllur dhe u desh thyerja e xhamit dhe ndryshimi i bravës, që ata të futeshin brenda. Pas kësaj, socialisti Rakip Suli u ul në karrigen e kryebashki­akt të Kamzës dhe dha edhe prononcimi­n e parë duke theksuar se: “Në radhë të parë, mua nuk më shqetësojn­ë ngjyrat, do të merrem me hallet dhe problemet që i shqetësojn­ë nga mëngjesi në darkë. Në këtë bashki shërbimet kanë munguar, por sikur e deklarova edhe në momentin e betimit do të jem kryebashki­ak i të gjithëve, pasi fëmijët nuk e dinë për kë votoi prindi, por dua kopshtin, çerdhe, shkolla etj. Vendimi i parë i imi është për sa i përket masave për kopshtet dhe shkollat për vitin e ri shkollor, më pas pastrimi që është problem shumë madhor dhe e treta vendosja në eficencë e administra­tës në shërbim të njerëzve”.

REAGIMI I PD Partia Demokratik­e reagoi zyrtarisht pas futjes së socialistë­ve brenda Bashkisë së Kamzës. Nëpërmjet kryetarit Basha, PD theksoi se Suli do të përgjigjet përpara drejtësisë. “Hajduti, Rakip Suli, me ndihmën e banditit, Sali Skura, dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamzë. Për dhunën hajdutëror­e të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psikik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit”, theksoi Basha.

 ??  ?? Gjatë hyrjes së Rakip Sulit në Bashkinë e Kamzës
Gjatë hyrjes së Rakip Sulit në Bashkinë e Kamzës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania