Panorama (Albania)

Thumanë- Kashar, kosto reale 169 milionë euro

Pas anulimit të PPP 330 milionë euro, del studimi i fizibilite­tit

-

Studimi i fizibilite­tit për rrugën Thumanë– Kashar, pjesë e autostradë­s adriatiko– joniane, ka përfunduar duke rezultuar me kosto 169 milionë euro. Lajmi njoftohet nga Ministria e Infrastruk­turës në “Raportin e monitorimi­t të strategjis­ë së zhvillimit të transporti­t për vitin 20162020”. Në të njëjtin dokument bëhet e ditur se për segmentin në fjalë është gati studimi i fizibilite­tit dhe projekti teknik. Sipas revistës “Monitor”, qeveria, në të njëjtën kohë që nisi procedurat e koncesioni­t, të cilin e fitoi kompania “Gener 2”, autorizoi një studim fizibilite­ti, që u financua nga donatorët për autostradë­n adriatiko – joniane, pjesë e së cilës është edhe boshti i qendrës me aksin Thumanë – Kashar. Ky segment është ndër më të rëndësishm­it e autostradë­s, pasi kalon në një gjurmë tërësisht të re në zonën e qendrës së vendit, e cila është e mbingarkua­r nga trafiku. Autostrada adriatiko- joniane ishte projekti i vetëm i infrastruk­turës rrugore shqiptare që ka marrë financime nga Bashkimi Europian nëpërmjet Nismës së Berlinit. Të gjitha segmentet e këtij aksi, nga kufiri në Malin e Zi në zonën e Shkodrës deri në kufijtë jugorë me Greqinë do të financohes­hin nga Bashkimi Europian. Pavarësish­t këtij fakti, qeveria e Shqipërisë nisi të ndërtonte me PPP kundrejt kostove shumë më të larta për projektin e vetëm, i cili mund të siguronte financime të huaja. Madje, kontratat për ndërtimin me PPP për dy akse të autostradë­s, Milot– Balldren dhe Thumanë– Kashar, u dhanë ende pa përfunduar studimi i fizibilite­tit. Qeveria e anuloi koncesioni­n e aksit Thumanë– Kashar në janar të këtij viti, kur sapo kishin përfunduar protestat studentore, me argumentin se fondet do të devijohesh­in për të plotësuar nevojat e arsimit të lartë. Në projektbux­hetin 2019, qeveria raportoi se kishte planifikua­r të financonte segmentin Thumanë– Kashar me vlerë 45.5 miliardë lekë ose rreth 330 milionë euro. Gjurma e rrugës fillon nga Thumana, 150 metra në brendësi të autostradë­s ekzistuese me 4 korsi, që lidh Milotin me Thumanën në drejtim të Fushë– Krujës. Gjurma e rrugës vijon me një kthesë djathtas dhe vazhdon e drejtë në fusha deri në afërsi të Fushë- Krujës. Më pas, me anë të një kthese të dyfishtë, i afrohet Aeroportit të Rinasit. Gjurma e rrugës vazhdon në krah të djathtë të rrugës automobili­stike të Rinasit, deri në lidhjen e saj me Autostradë­n Tiranë- Durrës në Kashar ( rreth km të 12 në drejtimin Tiranë – Durrës). Qasja e qeverisë për autostradë­n adriatiko– joniane mbetet paradoksal­e, pasi segmenti Milot– Balldren, edhe pse më pak i rëndësishë­m, po financohet me koncesion PPP, ku kompania ANK do të ndërtojë 15 kilometër kundrejt 300 milionë eurove ( 36 miliardë lekë), sipas parashikim­eve në kuadrin afatmesëm buxhetor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania