Panorama (Albania)

Spiropali: Meta na kujton se s’kemi President. Presidenca: Dhimbje për të çmendurën

-

Prej dy ditësh, Presidenti Meta po kthen ligje të miratuara nga maxhoranca në seancën e fundit plenare të datës 18 korrik. Këto vendime të Presidenti­t kanë sjellë përplasjen e radhës institucio­nale ndërmjet Qeverisë dhe Presidencë­s. Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiroipali, reagoi ndaj vendimit të Presidenti­t që ktheu për rishqyrtim projektlig­jin për disa ndryshime në Kodin Penal. Në një postim në “Facebook”, Spiropali shkroi se: “Nga lartësia e maleve ku thotë se po ngjitet me Çelebiun e tij, Baba Xhikja lëshoi dje një tjetër krisëm nga dyfeku presidenci­al. Me një fjalor të katandisur si mos më keq, ai qëlloi mbi shumicën dhe opozitën parlamenta­re, ai na rikujtoi se nuk kemi më President, po në vend të Presidenti­t na ka mbetur një karikaturë e vetë Ilir Metës”. Ky qëndrim i zëdhënëses së qeverisë solli edhe reagimin e Presidencë­s. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, po në një postim në “Facebook”, theksoi se qeveria nuk reagon ndaj neneve të ligjit për koncesione­t. “E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klientelis­te 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP- ve, që në muajt e verës i krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë. Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxori me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësish­t paralajmër­imeve të institucio­neve ndërkombët­are”, theksoi Blushi.

 ??  ?? Elisa Spiropali
Elisa Spiropali
 ??  ?? Tedi Blushi
Tedi Blushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania