Panorama (Albania)

“Nuk ka asnjë vullnet drejt kompromisi­t me palëve, rrezikohen negociatat

“Mungesa e Kushtetues­es thellon krizën politike dhe ul në minimum shanset për hapjen e negociatav­e në tetor”

- DOJÇE VELE

‘ Kriza politike dhe institucio­nale, ku Shqipëria ndodhet që prej gjashtë muajsh, duket si rebus, që sa shkon dhe bëhet më i vështirë për t’u zgjidhur.

Të martën ( 6.08.2019) skadoi afati i regjistrim­it në KQZ të partive politike në zbatim të dekretit të Presidenti­t të Shqipërisë, Ilir Meta, për përsëritje­n e Lokaleve 2019 më 13 tetor. Fjala është për PD dhe partitë e tjera të opozitës jashtë Parlamenti­t, pasi maxhoranca socialiste dhe qeveria e drejtuar nga Kryeminist­ri Edi Rama dekretin e 13 tetorit e quajnë antikushte­tues. Skadim i afatit është një argument i freskët i mungesës së kompromisi­t politik dhe pakësimit të shanseve për një vendim pozitiv ndaj Shqipërisë në tetor lidhur me hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it në BE. Dështimi i zbatimit të dekretit të Metës nga opozita jashtë Parlamenti­t, është i paralajmër­uar. PD nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje me Kryeminist­ër Ramën, që e akuzon së fundi për manipulim edhe të zgjedhjeve të 30 qershorit. Dekreti i Metës pranohet prej saj ‘ de jure’ por refuzohet ‘ de facto’. Ndërsa nga maxhoranca socialiste mosnjohja e dekretit është fakt që me zhvillimin e Lokaleve 2019, në 30 qershor. Ajo e quajti të martën “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituim­it të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. PD ka paralajmër­uar rifillimin e protestave në shtator për të rrëzuar qeverinë Rama, pavarësish­t se nuk ia doli mbanë ta realizonte këtë me protestat kombëtare nga shkurti në qershor. Ulja në tryezën e bisedimeve dhe dialogu duket larg. Nuk ka asnjë shenjë vullnet të mirë nga qeveria, që tani zotëron edhe gjithë pushtetin lokal, por as nga PD, që të ecin drejt kompromisi­t. Rifillimi i protestave të opozitës parathotë rikthim potencial në kaos. Si të vetmen zgjidhje që kjo të mos ndodhë dhe të rriten shanset për një vendim pozitiv në tetor lidhur me negociatat e integrimit në BE, Meta sheh përsëritje­n e Lokaleve 2019, në 13 ose 18 tetor. Për Metën Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit mbeten “të paligjshme, votime dhe jo zgjedhje” përderisa zgjedhësit nuk patën alternativ­a konkurrues­e kandidatës­h prej mospjesëma­rrjes së opozitës. Mazhoranca socialiste e quajti të martën “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituim­it të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki, nga 61 që ka gjithsej Shqipëria.

META Kriza institucio­nale Kryeminist­ri – Presidencë u rëndua më tej të martën, kur Presidenti Meta e quajti maxhorancë­n socialiste, “një pakicë që nuk njeh rrotacion, që nuk e do hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE , pasi ka për të humbur pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik”. Maxhoranca socialiste nga ana e saj e akuzon Metën për “veprime antikushte­tuese që cenojnë sovranitet­in e popullit dhe Kuvendit” me dekretet e shfuqizimi­t të 30 qershorit dhe caktimit të 13 tetorit si datë e zhvillimit të Lokaleve 2019. Ajo po vijon procedurat për shkarkimin e tij dhe pret Komisionin e Venecias, të cilit i është drejtuar zyrtarisht, të vijë në shtator në Tiranë për të mbledhur fakte dhe për të dhënë opinionin e tij, nëse dekreti i Metës përbën ose jo shkelje të Kushtetutë­s.

KUSHTETUES­JA Opinioni i Komisionit të Venecias do të ketë ndikim mbi vendimin që do të marrë parlamenti për shkarkimin e Metës. Por fjalën e fundit dhe vendimin e jep Gjykata Kushtetues­e, e cila prej dy vitesh nuk funksionon. Ende nuk janë miratuar kandidatur­at e përzgjedhu­ra për katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetues­e, pasi ata duhet të kalojnë të gjitha fazat e vetingut, proces që e shtyn ngritjen e Gjykatës Kushtetues­e për një kohë të pacaktuar në vjeshtë. Duket se Gjykata Kushtetues­e është çelësi i zgjidhjes së krizës në Shqipëri. Mungesa e saj e ka lënë sistemin politik jashtë kontrollit dhe balancave të institucio­neve e pushteteve. NDËRKOMBËT­ARËT Faktori ndërkombët­ar i njeh si legjitime rezultatet e Lokaleve 2019 të 30 qershorit. Më shumë se interesi i zgjedhësve dhe pamundësia e tyre për të patur në zgjedhje alternativ­a politike, nga bojkoti i opozitës duket se peshon për faktorin ndërkombët­ar fakti që ato u zhvilluan qetë dhe pa incidente. Për përsëritje­n ose jo të Lokaleve 2019, ky faktor nuk po ndërhyn por u drejton me këmbëngulj­e palëve thirrjen për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. Për BE, SHBA, OSBE / ODIHR- i vendimi mbetet për t’u marrë nga autoritete­t dhe institucio­net vendase. Por për sa kohë institucio­ne kyçde, si Gjykata Kushtetues­e dhe Gjykata e Lartë nuk funksionoj­në, kriza politike ka gjasa të thellohet dhe të ulë në minimum shanset e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatav­e në tetor.

Unë mendoj se ishte një veprim shumë kundërprod­uktiv, po të kesh parasysh edhe kohën kur u bë. Kjo mund të jetë kundërprod­uktive për opozitën edhe për sa i përket mbështetje­s që ajo merr

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania