Panorama (Albania)

Me kominoshe dhe kapele, si u grabit agjencia në Tiranë

Policia ka sekuestrua­r disa kamera me qëllim identifiki­min

-

I veshur si bojaxhi dhe me një qese të kuqe në dorë, grabitësi i agjencisë së kredive është futur në institucio­n dhe ka marrë një shumë parash ende të pakonfirmu­ara nga Policia.

Prej dy ditësh, hetimet për identifiki­min e tij vazhdojnë, por ende nuk është bërë e mundur një gjë e tillë. Ndërkohë që në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhej se personi i dyshuar i grabitjes, pasi ka marrë lekët është larguar me nxitim, nga pamjet e bëra publike, duket se ai largohet i qetë nga e njëjta rrugë që edhe ka shkuar. Me një palë kominoshe si në ngjyrë blu dhe këmishë me krah të gjatë, grabitësi është futur në institucio­n, ku sipas kamerave të sigurisë, por edhe dëshmive të punonjësve, nën kërcënimin e një objekti që ngjante si pistoletë i ka marrë atyre një vlerë, e cila sipas burimeve është rreth 600 mijë lekë.

HETIMET Me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe identifiki­min e autorit, i cili duket se ka vepruar i vetëm për grabitjen, Policia nën drejtimin e Prokuroris­ë së Tiranës, ka marrë dëshmitë e punonjësve të agjencisë së kredive, të cilët janë shprehur se nuk arrijnë të identifiko­jnë autorin, pasi ishte i maskuar. Ai i ka kërcënuar ata nëpërmjet armës dhe pasi ka marrë leMIJE dyshohet se është shuma që ka grabitur një person dy ditë më parë në një institucio­n financiar pranë “Zogut të Zi”. Grabitësi duket se ka vepruar vetëm dhe gjatë momentit që është futur në institucio­n, ka qenë i maskuar dhe me kapele. kët, është larguar. Policia ka sekuestrua­r disa kamera sigurie, të institucio­nit që u grabit, por edhe të bizneseve në zonë, që kanë kapur lëvizjet e grabitësit gjatë momentit që ka shkuar për të grabitur dhe largimin e tij. Identifiki­mi i të riut, që duket të jetë me një gjatësi rreth 1,80 centimetra, është bërë e vështirë, pasi në kokë ai mbante kapele dhe fytyrën e kishte të mbuluar me një maskë të bardhë që i linte jashtë vetëm pjesën e syve. Nga pamjet duket se grabitësi ka vepruar i vetëm, por hetuesit kanë dyshime se ai mund të jetë ndihmuar edhe nga një person tjetër. Për nga qetësia me të cilën kryen veprimin, duket se e ka studiuar situatën të paktën për disa ditë.

POLICIA Grabitja me armë ka ndodhur gjatë pasdites së të martës në një institucio­n financiar në zonën e “Zogut të Zi”, ku dyshohet se është marrë një shumë prej 600 mijë lekësh. Sipas Policisë, autori i dyshuar është larguar mes rrugicave dhe deri në orët e vona të mbrëmjes së të martës dhe gjatë ditës së djeshme, arrestimi i tij nuk është bërë i mundur. Policia ka zhvilluar operacione dhe kontrolle në zonë për gjetjen e tij. Zyrtarisht, Policia nuk konfirmon nëse objekti që mbante në dorë grabitësi ishte armë zjarri pistoletë, por thotë se me të ka kërcënuar punonjësit. “Në Tiranë, në rrugën ‘ Muhamet Gjollesha’, në një zyrë që i përket një institucio­ni financiar për kredidhëni­e në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje ‘ pistoletë’, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap”, njoftoi Policia e Tiranës.

 ??  ?? Vendi i ngjarjes
Vendi i ngjarjes
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? ( Në rreth) personi që grabiti agjencinë e kredidhëni­es
( Në rreth) personi që grabiti agjencinë e kredidhëni­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania