Panorama (Albania)

Intervisto­het kandidati i parë i Gjykatës Kushtetues­e

Gjatë së premtes do intervisto­hen edhe 5 kandidatët e tjerë

- BLEONA METUSHI

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nisi dje intervista­t me kandidatët për në Gjykatën Kushtetues­e dhe i pari që u pyet ishte prokurori i Prokuroris­ë për Krime të Rënda, Besnik Muçi.

Intervista­t e tjera pritet të zhvillohen gjatë ditës së premte, kur edhe është lënë seanca e radhës së Këshillit, i cili pas intervista­ve do bëjë pikëzimin e kandidatëv­e dhe më pas do të dërgohen për votim në Kuvend. Ndërkohë, javën që vjen, pritet që të nisnin intervista­t për kandidatët e Inspektora­tit të Lartë të Drejtësisë. "Në vijim të miratimit të këtyre vendimeve, Këshilli procedoi me relatimin mbi procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidatur­ës dhe zhvilloi intervistë­n, sipas ligjit, me kandidatin Besnik Muçi, i kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetues­e", njoftoi dje KED. Gjykata Kushtetues­e duhet të ketë në përbërjen e saj 9 anëtarë, nga të cilët 3 zgjidhen nga Presidenti, 3 nga Parlamenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetues­e ka vetëm një anëtar për momentin, Vitore Tushën, pas shkarkimit të anëtarëve të tjerë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it rreth një vit më parë. Gjyqtarët e Kushtetues­es nuk arritën të kalonin filtrin e vetingut, që i hetoi ata në tri kritere. Pjesa më e madhe e gjyqtarëve ngelën në kriterin e Pasurisë, por nuk munguan edhe rastet kur kishin probleme edhe me kriterin e figurës. Kandidatët e Kushtetues­es Këshilltar­ja e Gjykatës Kushtetues­e, Arta Vorpsi, është një nga kandidatet e konfirmuar­a për të vazhduar garën për të qenë gjyqtare e kësaj Gjykate. Vorpsi ka një karrierë më shumë se 10- vjeçare si këshilltar­e në Kushtetues­e dhe është e angazhuar gjithashtu edhe në mësimdhëni­e. Një tjetër këshilltar­e kërkon të bëhet gjyqtare në Gjykatën Kushtetues­e, ajo është Elsa Toska. Me një karrierë prej 12 vitesh si këshilltar­e, Toska ka përfunduar shkollën e Magjistrat­urës në vitin 2000 dhe ka doktoratur­ën për ligjin kushtetues dhe atë administra­tiv. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës komision ere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punon si këshilltar­e ligjore në Gjykatën Kushtetues­e. Fiona Papajorgji është kandidatja tjetër e zgjedhur për të vazhduar garën. Papajorgji, prej vitesh, punon si këshilltar­e ligjore në Gjykatën Kushtetues­e, ndërkohë paralelish­t ka dhënë edhe mësim në universite­te private. Gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti, është një gjyqtare karriere. Që prej vitit 2000, ajo ushtron detyrën e gjyqtares dhe është konfirmuar në shkallën e parë të vetingut. Në garë janë edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, i cili e ka nisur karrierën në vitin 2002 në Prokurorin­ë e Tiranës. Në vitin 2007, Muçi kaloi në Policinë e Shtetit ku mbajti postin e drejtorit të Drejtorisë kundër Krimit Financiar deri në gusht të vitit 2008. Prej asaj kohe, ai ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Ish- kryeinspek­torja e KLD, Marsida Xhaferllar­i, e ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Në periudhën dhjetor 2007 deri në shtator 2008, ajo ka punuar si këshilltar­e e ministrit të Drejtësisë dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtore në Drejtorinë e Kodifikimi­t dhe në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë.

 ??  ?? Besnik Muçi, kandidat për Gjykatën Kushtetues­e
Besnik Muçi, kandidat për Gjykatën Kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania