Panorama (Albania)

Kanabis, e pëson keq 57- vjeçari dhe dhëndri i tij

Prangosja erdhi pas mbajtjes në përgjim për disa ditë

-

KORÇE - Kultivonin kanabis, përfundojn­ë në pranga dy persona. Policia e Korçës ka arrestuar një 57- vjeçar dhe dhëndrin e tij, pasi zbuluan rrënjë kanabisi të kultivuara në një zonë mes fshatrave Denas dhe Punmirë. Ndërkohë, përveç kultivimit të kanabisit, ata do të akuzohen dhe për armëmbajtj­e pa leje pasi, gjatë kontrollit iu gjetën dhe katër armë gjuetie, ku një prej tyre ishte e modifikuar. Policia bën të ditur se, finalizimi i operacioni­t për arrestimin e tyre erdhi pas mbajtjes në përgjim. Ndërkohë nga ana e Policisë dhe Prokuroris­ë së Korçës nuk bëhet i ditur numri i saktë i rrënjëve të kanabisit që janë asgjësuar gjatë operacioni­t. “Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Korçë, pas një pune hetimore të mirorganiz­uar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacioni­n e koduar “Denas”, ku në bashkëpuni­m me Njësinë Operaciona­le të Rendit Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim: K. H, 57 vjeç, banues në fshatin Denas dhe dhëndrit të tij shtetasit E. I, 30 vjeç, banues në fshatin Lekas, Korçë. Dy shtetasit e lartpërmen­dur në bashkëpuni­m mes tyre, dyshohet të kenë kultivuar në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë, bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u gjetën dhe asgjësuan në vend me zjarr nga ana e Policisë, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bëhet e ditur nga Policia. Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasit K. H. dhe dhëndrit të tij, iu gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale katër armë gjahu me municion dhe municione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat përdoreshi­n nga dy të arrestuari­t por dhe të afërm të tjerë të tyre, për prerjen e bimëve narkotike. dh. ç

 ??  ?? Armët e sekuestrua­ra
Armët e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania