Panorama (Albania)

I jepet lamtumira vajzës 20- vjeçare që u vra nga babai

E ëma dhë vëllai i vogël mbajnë fjalime prekëse

-

AUSTRALI - Sabrina Lekajt, e vrarë dy javë më parë nga babai i saj, i është dhënë lamtumira e fundit. Funerali i 20vjeçares u mbajt dje në Flinders Park të Australisë. Rreth 300 vajtues nga Shqipëria kanë marrë pjesë në ceremoni, ndërsa vëllai i saj i vogël dhe nëna mbajtën fjalim për të dashurën e tyre që nuk jeton më. "Sabrina ka ndikuar në çdo gjë që kam bërë, nuk do ta harroj kurrë. Ajo shkëlqente në çdo gjë që bënte", u shpreh 11- vjeçari, Pirro Lekaj. Studentja për Mjekësi u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj brenda në makinë, rreth 250 metra larg banesës së tyre. Ngjarja e ndodhur më 22 korrik, tronditi mbarë opinionin publik në Australi. Nëna e 20vjeçares, Romina Lekaj, në fjalën e saj foli për vite të mrekullues­hme të jetës me vajzën e saj të dashur. Babai i saj u gjet i plagosur rëndë po brenda në makinë në tentativë për të vrarë veten. Por, gjatë ceremonisë emri i Petrit Lekajt, nuk u përmend aspak. Madje, nuk u fol as për tragjedi familjare, por vetëm për kohërat e bukura që kishin kaluar. "Gjëja e fundit që më tha ishte ' të dua, shihemi më vonë'", u shpreh 11vjeçari, ndërsa fshinte lotët. Ajo ishte shumë e zgjuar dhe ka ndikuar që unë të bëhem më i mirë se ç'jam. Më ndihmonte me studimet që të bëhem i suksesshëm në jetë, sepse kjo ishte ajo që dëshironte edhe për veten e saj. Motra ime ishte shumë e dashur dhe kujdesej për mua, çdokund shkonim bashkë. Flisnim gjithmonë për çdo problem tonin", vijoi i vogli i familjes Lekaj. As rrethanat e vdekjes tragjike të Sabrinës nuk u thanë gjatë ceremonisë, ndërsa nëna e saj u kërkoi të pranishmëv­e që të kujtonin kohërat e bukura. "Vajza ime e dashur, ti nuk na ke lënë, do të jesh gjithmonë këtu me ne. Ishe aq e bukur, aq e zgjuar dhe ke prekur kaq shumë njerëz. Jemi të pikëlluar nga humbja e Sabrinës, por ne duam që të kujtojmë kohët e bukura që kemi kaluar. Dua të kujtoj natën e parë që kaluam bashkë pasi të mora nga spitali. Dua të kujtoj ditën e parë kur të mora nga kopshti kur më the: Mos eja të më marrësh para orës 3. Dua të kujtoj të gjithë ditët e bukura, kujtimet e këndshme. Sot, është mundësia për t'i dhënë lamtumirë, por nuk do të ketë kurrë lamtumirë e dashur vajza ime, derisa ne të takohemi sërish bashkë. Do të mbaj gjithmonë në zemrën time", u shpreh zonja Leskaj për vajzën e saj që nuk jeton më. Sabrina ishte një prej nxënësve të shkëlqyera, me mesatare 9.9. Ajo gjithashtu ishte dhe një pianiste e talentuar. Pikërisht me një video ku shfaqej duke luajtur në piano, nisi dhe ceremonia mortore e saj. "Më kujtohet kur për herë të parë të dërgova në kursin e pianos dhe i the mësueses: A mund të vij dhe nesër? Më kujtohet diplomimi yt, kur kalove orë të tëra për të rregulluar flokët", vijoi më tej Romina Lekaj. Arkivoli i 20- vjeçares ishte në ngjyrë rozë, ndërsa në krye qëndronte një foto ku Sabrina shfaqej e buzëqeshur. Ndërsa arkivoli po dërgohej në varreza, ku do të prehet përgjithmo­në, vëllai i saj i vogël lëshoi në qiell 20 tullumbace të bardha, aq sa ishte dhe mosha e Sabrinës. Petrit Lekaj, me origjinë nga Shkodra dhe prej vitesh emigrant në Australi, është akuzuar për vrasjen e së bijës. 49- vjeçari vijon të qëndrojë në spital, ku ruhet nga forcat e policisë.

 ??  ?? Petrit Lekaj me vajzën Sabrina
Petrit Lekaj me vajzën Sabrina
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania