Panorama (Albania)

Turqia dhe SHBA arrijnë marrëveshj­e për zonën e sigurisë në Siri

-

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur të gjejnë një marrëveshj­e mbi një mospajtim në lidhje me sulmet turke ndaj kurdëve në Siri, duke krijuar një qendër të përbashkët operaciona­le për të koordinuar një zonë të sigurt të planifikua­r në veri të Sirisë. Lajmi u dha nga Ministria turke e Mbrojtjes, të mërkurën, në ditën e tretë të bisedimeve të dy aleatëve më të mëdhenj të NATO- s, në një kohë kur marrëdhëni­et mes tyre janë në një pikë tensioni për shkak se Turqia ka finalizuar blerjen e sistemeve ruse të mbrojtjes, të kundërshtu­ara nga SHBA. Sa për zonën e sigurisë, marrëveshj­a kishte ngecur prej muajsh se kush do ta drejtonte atë dhe çfarë madhësie duhej të kishte kjo zonë. Turqia e ka akuzuar SHBA se po tërheq këmbët zvarrë për arritjen e kësaj marrëveshj­eje dhe po ashtu u ka bërë thirrje amerikanëv­e që të ashpërsojn­ë lidhjet e tyre me luftëtarët kurdë të Njësisë së Mbrojtjes Populore Kurde ( YPG), të cilët SHBA i konsideron aleatë kundër ISIS në terren, ndërsa Turqia i konsideron terroristë, një zgjatim të grupit Partia e Punëtorëve të Kurdistani­t, që prej dekadash kryejnë sulme terroriste në Turqi ( për të përmbushur krijimin e shtetit të Kurdistani­t, i cili do të përfshinte edhe territore turke). SHBA dhe Turqia ranë dakord që të krijojnë sa më shpejt një qendër të përbashkët operaciona­le në Turqi për të koordinuar dhe menaxhuar zonën e sigurisë ndaj sulmeve në Siri. Kjo zonë do të jetë një korridor paqeje dhe do të shërbejë edhe për të kthyer pas të sigurt në shtëpitë e tyre refugjatët sirianë në Turqi. Gjatë javëve të fundit, Turqia ka vendosur shumë trupa në kufirin me Sirinë dhe Presidenti Erdogan ka paralajmër­uar një sulm ndaj kurdëve që rrezikojnë kufirin.

 ??  ?? Trupa turke në kufi me Sirinë
Trupa turke në kufi me Sirinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania