Panorama (Albania)

Kina paralajmër­on se do ndërhyjë në Hong Kong

-

Një zyrtar i lartë kinez, i ngarkuar me çështjet e Hong Kongut, paralajmër­oi se Pekini do të ndërhynte nëse pushteti vendor do të dëshmohej i paaftë për të frenuar protestat e dhunshme. Ky është kërcënimi më i qartë i ndërhyrjes deri më sot nga qeveria qendrore në Kinë. Në një takim me përfaqësue­sit e Hong Kongut në qytetin e afërt Shenzhen të mërkurën, zyrtari Zhang Xiaoming bëri një vlerësim të ashpër të situatës në terren, pas më shumë se dy muaj protestash. Ai e quajti situatën më të rëndë që kur Kina rinisi sovranitet­in mbi Hong Kong, në 1997. “Nëse situata përkeqësoh­et më tej dhe ka trazira që qeveria e Hong Kongut nuk është në gjendje të kontrolloj­ë, qeveria qendrore absolutish­t nuk do të rrijë pa bërë asgjë”, tha Zhang, drejtor i Zyrës së Çështjeve të Hong Kongut dhe Macau të Këshillit të Shtetit të Kinës, në fjalimet e bëra nga media zyrtare shtetërore. Edhe pse nuk dha detaje, ai tha se qeveria qendrore ka mjaftueshë­m opsione dhe fuqi për të shuar protestat shpejt. Protestat në Hong Kong nisën për shkak të një ligji ekstradimi në Kinë, që miratoi qeveria e Hong Kongut, i cili ka zemëruar masa të gjera popullore, të cilat janë ngritur kundër qeverisë. Edhe pse ligji u pezullua, ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë në protestat më masive që janë parë në Hong Kong prej vitesh. Pekini ka shprehur shqetësim se situata po del jashtë kontrollit dhe po sfidon sovranitet­in e Kinës në atë territor. Hong Kongu është një ish- koloni britanike, që ka autonomi të limituar nën sundimin e Kinës. Paralajmër­imi i Zhang për ndërhyrje nga Kina ishte më i drejtpërdr­ejti i bërë gjatë ditëve të fundit kur zyrtarët e bënë të qartë se durimi i Pekinit po humbiste në lidhje me këtë situatë. Një ditë para kësaj deklarate, qarkulloi një video nga Shenzen, ku 10,000 policë kinezë stërvitesh­in kundër trazirave. Megjithatë, ndërhyrja e Kinës me trupa në Hong Kong apo policë kundër trazirave, të sjellë nga pjesë të tjera të Kinës, do të sillte një reagim ndërkombët­ar, do të dëmtonte besimin në rolin e këtij territori si qendër financiare dhe do të vinte në dyshim qëndrueshm­ërinë e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania