Panorama (Albania)

PDK e vendosur, Veseli do të marrë drejtimin e Kryeminist­risë

Deklaratat e kreut të PDK, e quan Haradinajn Kryeminist­ër me qira

-

Partia Demokratik­e e Kosovës duket se do të hyjë me synime shumë të qarta në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen këtë vjeshtë, duke mos lëshuar më pe nga posti i Kryeminist­rit.

Në deklaratat e tij për koalicione­t e mëparshme, ku PDK ka qenë pjesë dhe ka hequr dorë nga posti i kreut të qeverisë, duke u hapur rrugë kërkesave të partnerëve të koalicioni­t, Kadri Veseli, kreu i PDK dhe kandidati i kësaj partie për Kryeminist­ër, ka thënë se “nuk do të ketë më Kryeminist­ër me qira”, duke e cilësuar kështu edhe Kryeminist­rin në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Veseli ka deklaruar se PDK po shkon në zgjedhje me besimin për të fituar. Por, sipas disa sondazheve, partia e tij po lufton për vend të tretë në skenën politike. “Nuk ka kompromise, për vetë faktin se unë po flas si kryetar i PDKsë, dy herë e kemi dhënë Kryeminist­rin me qira, dy herë. Njerëzit që nuk e kanë besimin e qytetarëve, nuk e kanë as legjitimit­etin, por as përgjegjës­inë. Në dy raste kemi dështuar dhe ky është një rast unik për vetë Kosovën, që të ecet përpara. PDK shkon në zgjedhje me besimin te vullneti i qytetarëve, askush nuk guxon ta cenojë vullnetin e as interesin e qytetarëve, por shkon edhe me besimin për të fituar dhe për të udhëhequr me atë legjitimit­et që e japin qytetarët, në asnjë mënyrë tjetër”, ka thënë Veseli në një intervistë për REL. Veseli ka shtuar se pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, i është ofruar posti i Kryeminist­rit për ta çuar deri në fund mandatin e institucio­neve, por nuk ka treguar se kush ia ka bërë këtë ofertë dhe kur. I pyetur se pse në koalicioni­n e deritanish­ëm ku PDK ishte në qeveri janë miratuar vetëm 18 për qind e 144 ligjeve, Veseli tha se, “Nuk ishte legjislatu­rë dembele, ishte legjislatu­rë e papërgjegj­shme. Të jem shumë i drejtpërdr­ejtë, kur një opozitë, e cila mendon vetëm si ta fitojë pushtetin… Kjo e ka bllokuar Kosovën”. Për qeverisjen e deritanish­me, Veseli u shpreh se disa vendime kanë qenë pozitive, “na kanë shkuar keq gjërat nga momenti kur kanë filluar kauzat pseudo- patriotike. Ne kemi harxhuar një vit kush po e ndan Kosovën e kush po e mbron Kosovën”. Veseli tha se ftesat nga Gjykata Speciale nuk do të kenë kurrfarë ndikimi në Kosovë. “Kauza kombëtare e Kosovës ka për të ecur përpara dhe s’mund të ndalet. Por duhet të ballafaqoh­emi edhe me ato pretendime, të cilat kanë tentuar ta dëmtojnë shtetin e Kosovës. Jam shumë i sigurt se të gjithë luftëtarët e UÇKsë do të dalin faqebardhë dhe do të dalin të pafajshëm. Nuk ka pasur luftë më të pastër, më të drejtë, më parimore, në një organizatë luftarake siç ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

 ??  ?? Kadri Veseli, kreu i PDK
Kadri Veseli, kreu i PDK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania