Panorama (Albania)

“K’tu fest” në Strugë, 121 histori grash në 121 portrete

Janë historitë e grave dhe vajzave të suksesshme në profesione­t e tyre, rrëfyer përmes fotografiv­e

-

Ato janë nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova e Diaspora. Janë gra e vajza, që kanë treguar se mund të jenë po aq të zonjat, pse jo edhe më tepër se burrat, historitë e të cilave tregohen përmes fotografiv­e.

“121 foto në 121 jetë suksesi” është ekspozita fotografik­e e organizuar nga “Albanian Excellence”, e cila u hap dje në Strugë, në ditët e festivalit “K’tu fest”. Pas aktiviteti­t të zhvilluar në oborrin e Presidencë­s në Tiranë, kjo ekspozitë kaloi kufijtë, duke udhëtuar drejt Strugës, ku po zhvillohet një tjetër aktivitet i rëndësishë­m artistik, i organizuar nga Olsa Maze Poshka dhe Xheladin Poshka, i fokusuar te teatri shqip, por edhe te performanc­at artistike, muzika e edukimi përmes kulturës. Siç tregon Flora Nikolla, drejtore ekzekutive e “Albanian Excellence”, pas një bisede me Olsa Poshkën, ajo pranoi që ekspozita të ishte pjesë e ditëve plot emocion të festivalit. “Është fat që të tregojmë arritjet e zonjave shqiptare në profesione e nga vende të ndryshme në një vend të bukur si Struga. Së pari, kjo ekspozitë hapet në një qytet pjesërisht shqiptar, së dyti hapet në një festival vlerash, së treti, hapet në një kohë kur Struga vizitohet nga shumë turistë, por dhe nga shumë vendës, të cilët jetojnë jashtë vendit të tyre, por që rikthehen gjatë kësaj kohë në këtë qytet të mrekullues­hëm turistik”, thotë Nikolla. Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë disa nga zonjat, portretet e të cilave ishin ekspozuar në mënyrë të tillë, që përbënin një skenografi të veçantë në sallën e teatrit. Por merrnin pjesë edhe zonjat e skenës shqiptare: Tinka Kurti, margarita Xhepa, Yllka Mujo, etj. Hapja e ekspozitës, por edhe festivali u përshëndet­ën edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila, përmes një letre, shprehej se “121 gra e vajza, ardhur nga kontekste të ndryshme sociale, ia kanë dalë, jo vetëm të tejkalojnë çdo lloj paragjykim­i, por edhe të jenë zonja në profesione­t e tyre: sipërmarrë­se, mjeke, shkencëtar­e, ushtarake, gazetare, artiste, që na bëjnë të ndihemi krenare. Janë 121 zonja, që janë bërë bashkë nga një tjetër zonjë, Flora Nikolla, e cila i qëmtoi këto histori suksesi, duke na bërë shpresëplo­ta se në Shqipëri ka kapacitete, që do ta çojnë vendin përpara. Por edhe konteksti ku zhvillohet ky aktivitet është një përgjigje. ‘ K’tu fest’, një festival i organizuar nga një vajzë, tani zonjë nga Tirana, Olsa Maze Poshka, me bashkëshor­tin e saj, ruan traditën më të mirë të kulturës shqiptare, promovon gjuhën shqipe dhe me edukimin përmes kulturës, afron brezin e ri te arti dhe e bukura”.

Pas Strugës, nga datat 13 deri në 15 gusht, ekspozita do të zhvendoset në Pogradec, në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës së qytetit. Gjatë këtyre ditëve do të shoqërohet me të tjera aktivitete, biseda, vizita, takime mes zonjave të ekspozitës dhe atyre pogradecar­e, duke shkëmbyer eksperienc­a dhe ide. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë Dr. Ruki Kondaj nga Kanadaja, Vera Bekteshi shkrimtare e shkencëtar­e, Suzana Varvarica, studiuese arti, Rita Saliu, poete, humaniste e njohur me banim në SHBA, Ardita Behluli, gazetare e njohur e Luginës së Preshevës, Anita Hoxha, poete, fituese e shumë çmimeve ndërkombët­are, Merita Çoçoli, gazetare e producente në Maqedoni, Gëzime Fejzi, biznesmene e suksesshme në Maqedoni etj.

Gjatë këtyre ditëve, zonjat pogradecar­e do të nënshkruaj­në peticionin në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale të Luftës së Kosovës së vitit 1999 apo edhe Aleancën e Gruas së suksesit Shqiptar. Sipas Flora Nikollës, ekspozitat do të udhëtojnë edhe në Kosovë, Zvicër e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 ??  ?? Nga ekspozita “121 foto në 121 jetë suksesi”, hapur në Strugë
Nga ekspozita “121 foto në 121 jetë suksesi”, hapur në Strugë
 ??  ?? Flora Nikolla dhe Yllka Mujo, gjatë ceremonisë
Flora Nikolla dhe Yllka Mujo, gjatë ceremonisë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania